Më i madhi në mbretërinë e qiejve
(Mk 9.33-37Lk 9.46-48)
1 Atëherë dishepujt erdhën te Jezui dhe e pyetën: «Kush është më i madhi në mbretërinë e qiejve?». 2 Jezui thirri një fëmijë, e vuri mes tyre 3 e tha: «Me të vërtetë po ju them se, nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijë, nuk do të hyni në mbretërinë e qiejve. 4 Kush përulet si ky fëmijë, ai është më i madhi në mbretërinë e qiejve. 5 Kush pranon në emrin tim një fëmijë si ky, më pranon mua».
Shkaktar për mëkat
(Mk 9.42-48Lk 17.1-2)
6 «Nëse dikush i bëhet pengesë njërit prej këtyre të vegjëlve që besojnë në mua, për atë do të ishte më mirë të lidhte në qafë një mokër e të mbytej thellë në det. 7 Mjerë bota për gjërat që bëhen pengesë! Pengesat duhet të vijnë, por mjerë ai njeri që i shkakton ato! 8 Nëse dora apo këmba jote të bëhet pengesë, prije e hidhe tej. Është më mirë të hysh i gjymtuar ose i çalë në jetën e vërtetë, sesa t'i kesh të dyja duart dhe këmbët e të të hedhin në zjarrin e amshuar. 9 Dhe nëse syri yt të bëhet pengesë, nxirre e hidhe tej. Është më mirë të hysh me një sy në jetën e vërtetë, sesa t'i kesh të dy sytë e të të hedhin në Gehenën e zjarrit».
Delja e humbur
(Lk 15.3-7)
10-11 «Kini kujdes se mos përçmoni ndonjërin prej këtyre të vegjëlve, sepse po ju them se engjëjt e tyre në qiej shikojnë gjithnjë fytyrën e Atit tim që është në qiej . 12 Si mendoni? Nëse një njeri ka njëqind dele e njëra prej tyre humb rrugën, a nuk do t'i lërë ai të nëntëdhjetenëntat në male për të kërkuar atë që humbi rrugën? 13 E nëse e gjen, me të vërtetë po ju them se ai gëzohet më shumë për të, sesa për të nëntëdhjetenëntat që nuk e kishin humbur rrugën. 14 Po kështu edhe vullneti i Atit tuaj në qiej nuk është që të humbasë ndonjë prej këtyre të vegjëlve».
Dy a tre në emrin tim
(Lk 17.3)
15 «Nëse vëllai yt mëkaton kundër teje, shko e qortoje vetëm për vetëm. Po të dëgjoi, e ke fituar vëllanë tënd. 16 Por, nëse nuk të dëgjon, merr edhe një ose dy të tjerë me vete, që çdo fjalë të mund të mbështetet me dëshminë e dy ose tre dëshmitarëve. 17 Nëse nuk pranon t'i dëgjojë, tregoja kishës dhe, po nuk pranoi të dëgjojë as kishën, le të jetë për ty si një prej kombeve apo si një tagrambledhës». 18 «Me të vërtetë po ju them: çfarëdo që të lidhni në tokë, do të jetë e lidhur në qiell dhe çfarëdo të zgjidhni në tokë, do të jetë e zgjidhur në qiell. 19 Përsëri po ju them se nëse dy prej jush bien në një mendje për diçka që duan të kërkojnë, Ati im në qiell do t'ua japë. 20 Sepse atje ku janë të mbledhur dy a tre veta në emrin tim, unë jam aty, mes tyre».
Shërbëtori që s'fal
21 Atëherë Pjetri erdhi te Jezui e i tha: «Zot, sa herë duhet ta fal vëllanë që mëkaton kundër meje? Deri në shtatë herë?». 22 Jezui i tha: «Jo deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë herë shtatë. 23 Prandaj mbretëria e qiejve i ngjan mbretit që deshi të bënte llogaritë me shërbëtorët e vet. 24 Kur filloi, i sollën njërin që i detyrohej dhjetë mijë talenta 25 dhe meqenëse ky nuk kishte të paguante, i zoti urdhëroi që të shitej së bashku me gruan, fëmijët e gjithçka kishte, që të shlyhej detyrimi. 26 Atëherë shërbëtori i ra në gjunjë duke iu përgjëruar: “Ki durim me mua se do të paguaj gjithçka!”. 27 I zoti i këtij shërbëtori, i shtyrë nga dhembshuria e liroi dhe ia fali detyrimin. 28 Por, po ai shërbëtor, kur doli jashtë, takoi njërin prej shërbëtorëve të tjerë si ai, i cili i detyrohej njëqind denarë. E kapi për gryke e i tha: “Më kthe çka më detyrohesh!”. 29 Atëherë ky shërbëtor i ra në gjunjë duke iu përgjëruar: “Ki durim me mua se do të ta kthej detyrimin!”. 30 Ai nuk pranoi, por shkoi dhe e futi në burg derisa t'i paguante detyrimin. 31 Kur e panë çfarë ndodhi, shërbëtorët e tjerë u pikëlluan shumë dhe shkuan e i treguan të zotit gjithçka kishte ndodhur. 32 Atëherë i zoti e thirri shërbëtorin e i tha: “Shërbëtor i mbrapshtë! Unë ta fala tërë detyrimin, se ti m'u përgjërove. 33 A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shërbëtorin tjetër, siç pata unë mëshirë për ty?”. 34 I zoti ua dorëzoi me zemërim rojave të burgut, derisa të shlyente tërë detyrimin e tij. 35 Kështu do të veprojë me ju edhe Ati im qiellor nëse nuk i falni vëllezërit tuaj me gjithë zemër».
1 N’ at sahàt u affruene discèpuit tu Jeԑu, tui than: Zili mennòn, se âsct mââ i madhi n’ reɣnii t’ cièλvet?
2 E Jeԑu tui thirr veti gni fmii, vûûni atè n’ miedìss t’ tyne,
3 E tha: Per t’ vertèt po ju tham, n’ mos ju sièλsci, e n’ mos ju bâfsci sikursè fmiit, nuk keni me hîî n’ reɣnii t’ cièλvet.
4 Gith‐kusc praa ci t’ posctnohet sikùr ky fmii, ky âsct mââ i madhi n’ reɣnii t’ cièλvet.
5 E gith‐kusc ci t’ pret n’ emn tem gni fmii sikùr ktè, m’ pret mue.
6 E kusc t’ keet dhan sckanuλ gnenit prei kssisc t’ vòghleve, ci bessoin n’ mue, mââ mir per tè me ju ken vièrr n’ ciàf gni guur mulinit gomarit, e meu citt n’ funn t’ deetit.
7 Vai haλi dyrgnââs prei sckànuλvet. Psè nevòj âsct ci t’ viin sckànuλët: por medèt per at nièri, per fai t’ zilit vièn sckànuλi.
8 E se dora jote, o kâma jote t’ nep tyy sckanuλ: këpùt atè, e citt largh prei tejet: âsct mââ mir per tyy me hîî n’ jet me gni kâm, o me gni dor mengut, se me e pass t’ dyyjat duurt, o t’ dyyjat kâmt e me ken i cittun n’ ԑiàrm t’ paa‐sosmë.
9 E se syni yt t’ ep sckanuλ tyy, zirre atè, e citte largh prei tejet: âsct mââ mir per tyy me hîî n’ jet me gni syy, se me i pass t’ dyy syyt e me ken i cittun n’ ԑiàrm t’ gehenemit.
10 Kciỳrni t’ mos perbuԑni gnenin kssisc t’ voghle: psè une po ju tham, ci êgnit e tyne n’ cièλt sciòffin gith her fàcien e Babs tem, ci âsct n’ cièλt.
11 Psè i Biri i nièrit âsct ardhun me scelbue scka iscte ken bièrrun.
12 Si po ju duket? me pass gni nièri gni cint dele, e gnena prei assòsc me i hup: as lêê t’ nânndhètt e nânnat tièra n’ malt, e sckon per me kerkue atè, ci kaa tret?
13 E n’ ciλòft me e gièt atè: Per t’ vertèt po ju tham ci mââ fort gheԑohet permì atè se permì nânndhètt e nânnat, ci nuk patne tretun.
14 Cisctù nuk âsct vuλnessa e Babs jui, ci âsct n’ cièλt, ci t’ birret gni prei kssisc t’ voghle.
15 E vλau jyt n’ t’ pasct fye tyy, sckò, e ciertöe atè syy me syy. N’ t’ nnighiòft tyy, kee fitue vλaan tânne.
16 E n’ mos nnighiòft tyy, merr edhè me veti gni, a dyy tieer, psè n’ goi dyyvet, a tre ispatvet temeλohet gith puna.
17 E n’ mos nnighiòft atà, thui kiscs. E n’ mos nnighiòft kiscen, t’ jeet tyy sikursè gni gentil, e gni publikàn.
18 Per t’ vertèt po tham juve, gith scka, ci t’ keni lidh permî dhee, kaa me ken lidh edhè n’ cièλ: e gith scka, ci t’ keni ԑghidh permì tok, kaa me ken ԑghidh edhè n’ cièλ.
19 Prap po ju tham, se psè dyy prei jusc n’ u uidiscin permì tok, per me lyp cdo kafsc, kaa me ju dhanun atyne prei Babs tem, ci âsct n’ cièλt.
20 E ku jan dyy, o tre vet mledhun n’ emn tem, atỳ jam n’ miedìss t’ tyne.
21 Athèr u affrue Piètri atii, e i tha: Ԑot, deri saa her ci t’ m’ bâin fai mue vλau jem, kam me ja fall atii? deri sctat her?
22 Tha Jeԑu atii: Nuk t’ tham tyy deri sctat her: por deri m’ sctatdhètt her sctat here.
23 Per ktè reɣnia e cièλvet perghiââhet gni nièrit krail, ci do me bââ essàp me yԑmeciàrt e vet.
24 E si pat fiλue me scikiue essapin, i pruune gni perpara, ci kiscte borg atii dhett mii talentat.
25 E tui mos pass kâh me e pague, urdhnoi ԑotnia tii me scitt atè, e t’ sciòccien e tii, e t’ biit, e gith saa kiscte, e t’ pagùhei borgi.
26 E ai yԑmeciaar tui raa nner kâm, lutet atè tui than: M’ durò mue, e kam me t’ i laa tyy githat.
27 E ԑotnia tui pass dhimt per at yԑmeciaar, lscioi atè, e ja falli borgin.
28 E dallun prei ndyi ai yԑmeciàri gièt gnenin prei sciòkesc ysmeciaar, ci i kiscte borg atii gni cint denaar: e tui kap n’ fyt ja zirte fryymen, tui than: M’ laai sckaf m’ kee borg.
29 E tui raa nner kâm ysmeciàri sciòcci i tii, bâte rigiaa atii, tui than: Kii n’ mue durìm, e t’ githat i kam me ti laa.
30 E ai nuk descti: por sckoi, e sctini atè n’ hapsane deri saa t’ ja kiscte paguem borgin.
31 E tui paa ysmeciàrt sciòkt e tii scka bâhei, u trisctuene fort: e sckuene, e kalzuene ԑotniis e vet gith scka, ci iscte bââmun.
32 Athèr ԑotnia i vet thirri atè: e i tha: Y ԑmeciàri mrapsct, une t’ kam fall tyy gith borgin psè m’ bâne rigiaa:
33 E as vièfti edhè tyy me pass t’ dhimtun per ysmeciàrin sciòccin tân, sikursè edhè une kam pass dhimt per tyy?
34 E u idhnue ԑotnia i tii e e dha n’ dor t’ gelatvet, deri saa t’ kiscte paguem gith borgin.
35 Ksctù edhè Baba jem i cièλs kaa me bââ juve, n’ mos falt t’ gith i zili me gith ԑemer vλaut vet.