Tundimi i Jezuit
(Mk 1.12-13Lk 4.1-13)
1 Pastaj, i shtyrë nga Shpirti, Jezui shkoi në shkretëtirë që të tundohej nga djalli. 2 Pasi agjëroi për dyzet ditë e dyzet net, Jezuin e mori uria. 3 Atëherë erdhi tunduesi tek ai e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë». 4 Por Jezui iu përgjigj: «Është shkruar:
njeriu nuk jeton
vetëm me bukë,
por me çdo fjalë
që del nga goja e Perëndisë ».
5 Pastaj djalli e çoi në qytetin e shenjtë, e vuri në pikën më të lartë të tempullit 6 e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar:
do t'i urdhërojë engjëjt e tij
të të ruajnë
dhe ata do të të mbajnë
në duart e tyre,
që mos të të ndeshë këmba në gur ».
7 Jezui i tha: «Është shkruar:
mos e tundo Zotin,
Perëndinë tënd ».
8 Djalli e çoi sërish në një mal shumë të lartë e i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre. 9 Dhe i tha Jezuit: «Do të t'i jap të gjitha këto nëse bie në gjunjë e më adhuron». 10 Atëherë Jezui i tha: «Shporru, Satan, sepse është shkruar:
adhuro Zotin, Perëndinë tënd,
dhe shërbeji vetëm atij ».
11 Atëherë djalli u largua nga Jezui dhe, ja, erdhën engjëjt e i shërbenin.
Shërbesa në Galile
(Mk 1.14-15Lk 4.14-15)
12 Kur Jezui dëgjoi se Gjonin e kishin burgosur, u largua për në Galile. 13 Nuk qëndroi në Nazaret, por shkoi për të jetuar në Kafarnaum, qytet pranë liqenit , në tokën e Zabulonit e të Neftalimit, 14 që të përmbushej çfarë kishte thënë profeti Isai:
15 tokë e Zabulonit
dhe tokë e Neftalimit,
në rrugën drejt detit, përtej Jordanit,
Galile e kombeve!
16 Populli që ishte në errësirë
pa një dritë të madhe
dhe për ata që ishin
në vendin e hijes së vdekjes
zbardhi drita.
17 Që atëherë Jezui filloi të predikonte e të thoshte: «Pendohuni, se mbretëria e qiejve është afër».
Thirrja e katër peshkatarëve
(Mk 1.16-20Lk 5.1-11)
18 Ndërsa po ecte bregut të liqenit të Galilesë, Jezui pa dy vëllezër, Simonin që quhej Pjetër dhe Andrean, vëllanë e tij, që po hidhnin rrjetat në liqen. Ata ishin peshkatarë. 19 Jezui u tha: «Ejani pas meje dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish». 20 Ata lanë menjëherë rrjetat e shkuan pas tij. 21 Pak më tutje Jezui pa dy vëllezër të tjerë, Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, të vëllanë, që ishin në një varkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke arnuar rrjetat dhe i thirri. 22 Ata lanë menjëherë varkën dhe të atin e shkuan pas tij.
Jezui predikon dhe shëron
(Lk 6.17-19)
23 Jezui shkonte nëpër Galile duke mësuar njerëzit në sinagoga, duke shpallur ungjillin e mbretërisë e duke shëruar çdo sëmundje e lëngatë në popull. 24 Kështu, për të u hap fjala në gjithë Sirinë. Atëherë i sollën të gjithë të sëmurët, njerëz të prekur nga sëmundje e dhimbje të ndryshme, të pushtuar nga djalli, me sëmundjen e tokës e të paralizuar, dhe ai i shëroi. 25 Turma të mëdha njerëzish nga Galilea e Dekapoja, nga Jerusalemi, Judeja e përtej Jordanit, shkonin pas tij.
1 Athèr Jeԑu kiè ciue prei Scpirtit n’ sckretii, ci t’ tunnòhei prei diàλit.
2 E massì pat gninuem katerdhètt ditt, e katerdhètt nett, massannei i erdh ûû.
3 E tui affrue tnuesi tha atii: N’ kiòfsc ti i biri i Tenԑòt, thui ci ktà guure t’ bâhen buk.
4 E ai tui pergièg tha: Âsct sckrue: Jò me buk veten jetòn nièri, por me gith saa fiàl, ci dell prei gojet Tenԑòt.
5 Athèr diàλi e muur atè n’ scehèr scêit, e vûûni atè permì maje t’ kiscs,
6 E tha atii: N’ kiòfsc ti i biri i Tenԑòt, bièrr te posct: Psè âsct sckrue: Ci êgnvet vet kaa urdhnue per tyy, e kan me te baart n’ duer, aboλà mos t’ vrafsc kâmen tânne n’ nnoi guur.
7 Tha Jeԑu atii: Âsct edhè sckrue: Nuk kee me tnue Ԑotniin Ԑotin tândin.
8 Prap diàλi e muur atè permì gni mal fort nalt: e diftoi atii gith reɣniit e scèkuλit, e lumniin e atyne,
9 E tha atii: T’ gith ktò kam per t’ i dhanun tyy, n’ u sctrofsc per dhee me m’ adhrue.
10 Athèr tha Jeԑu atii: Scko, Satanàss: psè âsct sckruem: Ci kee me adhrue Ԑotniin Ԑotin tân, e atii veten kee me i scerbyem.
11 Athèr diàλi lê atè: e cè u affruene êgnit, e scerbeiscin atii.
12 E si nniu Jeԑu ci Gniòni iscte sctiim n’ hapsane, sckoi n’ Galilee:
13 E, lânun sceherin e Nazaretit, erdh, e nneiti n’ Kafàrnaum t’ deetit, n’ kufî t’ Zabulonit, e t’ Nèftalim:
14 Aboλà ci t’ mùscei scka âsct thanun prei Isaìes profetet:
15 Dheu i Zabulonit, e dheu i Nèftalim, rugh e deetit pertè Jordanin, Galileja e kômevet,
16 Pòpuλi ci rriite n’ terr, paa gni drit t’ madhe: e drita duul per atà, ci rriiscin n’ dhee t’ territ t’ deks.
17 Prei knei Jeԑu fiλoi me predikue, e me than: Bâni peennèss: psè u affrue reɣnia e cièλvet.
18 E tui ezz Jeԑu afer deetit Galilees, paa dyy vλaԑen, Simonin, ci thohet Pièter, e Ndreen vλaan è tii, tui citt reeten n’ deet (psè iscin pesckagii),
19 E tha atyne: Eni mas mejet, e kam me ju bââ pesckagii t’ nièrԑvet.
20 E atà, me gni her lâne reetet, e voitne mas tii.
21 E prei ndyi tui sckue, paa dyy tieer vλaԑen, Jakun e Zebedeut, e Gniònin vλaan i tii, n’ bark basck me Zebedeun baben e atyne, tui nnerècciun reetet e veta: e thirri atà.
22 E atà, me gni her lâne reetet e baben, e voitne mas tii.
23 E kerkote Jeԑu gith Galileen, tui msue n’ sinagoga t’ atyne, e tui predikue ugniλin e reɣniis, e tui scnosc t’ gith lighsctiit, e t’ gith dèrgiat e pòpuλit.
24 E nââmi e tii sckoi n’ per gith Sìrie, e pruune perpara atii t’ gith atà ci iscin t’ lig, e zânun prei dissaa far lingatsc e munnimesc, e t’ diemnuemit, e t’ perhànunit, e paralitìkt, e scnosci atà:
25 E muurne mrapa atè sciùm ginn prei Galilejet, e Dekapolit, e prei Jeruԑalemit, e prei Cfutniet, e prei dheut pertè Jordanin.