Shërimi i të paralizuarit
(Mk 2.1-12Lk 5.17-26)1 Si hipi në varkë, Jezui kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet. 2 Atëherë i sollën një të paralizuar, të shtrirë në një vig. Kur pa besimin e tyre, Jezui i tha të paralizuarit: «Merr zemër, biri im, të janë falur mëkatet». 3 Disa nga shkruesit thanë me vete: «Ky po fyen Perëndinë». 4 Meqenëse Jezui i njihte mendimet e tyre, u tha: «Pse keni këto mendime të këqija në zemrat tuaja? 5 Çfarë është më e lehtë, të thuash “të janë falur mëkatet” apo të thuash “ngrihu dhe ec”? 6 Mirëpo, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtetin të falë mëkatet mbi tokë, “i tha të paralizuarit”, ngrihu, merre vigun e shko në shtëpi!». 7 Ai u ngrit e shkoi në shtëpi. 8 Kur panë këtë gjë, turmat i zuri frika dhe përlëvduan Perëndinë që u kishte dhënë njerëzve një pushtet kaq të madh.
Thirrja e Mateut
(Mk 2.13-17Lk 5.27-32)9 Si u largua prej andej, Jezui pa një njeri që rrinte ulur në bankën e tagrave. Ai quhej Mate. Jezui i tha: «Më ndiq!». Ai u ngrit e i shkoi pas. 10 Ndërsa ishin ulur për të ngrënë në shtëpinë e Mateut, erdhën shumë tagrambledhës e mëkatarë, që u ulën në tryezë me Jezuin dhe me dishepujt e tij. 11 Kur panë këtë gjë, farisenjtë u thanë dishepujve: «Përse mësuesi juaj ha me tagrambledhës e me mëkatarë?». 12 Por kur e dëgjoi këtë, Jezui tha: «Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët. 13 Shkoni e mësoni çfarë do të thotë: dua mëshirë e jo flijime. Unë nuk kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët».
Agjërimi
(Mk 2.18-22Lk 5.33-39)14 Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit e i thanë: «Përse ne dhe farisenjtë agjërojmë shumë, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?». 15 Jezui u tha: «A mund të mbajnë zi dasmorët kur dhëndri është me ta? Por do të vijë dita kur do t'ua rrëmbejnë dhëndrin e atëherë do të agjërojnë. 16 Askush nuk vë një arnë prej një cope të re në një rrobë të vjetër, sepse arna e gris rrobën e grisja bëhet më e madhe. 17 Askush nuk hedh verë të re në kacekë të vjetër, se kacekët çahen, vera derdhet e kështu humbasin edhe kacekët. Prandaj, vera e re hidhet në kacekë të rinj e kështu ruhen që të dyja».
Prekja shëruese
(Mk 5.21-43Lk 8.40-56)18 Ndërsa Jezui po fliste me ta, iu afrua një kryetar sinagoge, që i ra në gjunjë e i tha: «Sapo më vdiq vajza, por eja vëri duart mbi të dhe ajo do të jetojë». 19 Jezui u ngrit e shkoi pas tij bashkë me dishepujt. 20 Dhe ja, një grua që vuante nga hemorragjia prej dymbëdhjetë vjetësh iu afrua nga pas dhe i preku cepin e gunës. 21 Sepse thoshte me vete: «Sikur t'i prek vetëm gunën, do të shpëtoj». 22 Jezui u kthye, e pa e i tha: «Merr zemër, bija ime, besimi yt të shpëtoi». Dhe që nga ai çast ajo grua u shërua. 23 Kur arriti te shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët e turmën e zhurmshme, 24 Jezui tha: «Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por po fle». Por ata e përqeshën. 25 Kur e nxorën turmën përjashta, ai hyri, e mori vajzën për dore dhe ajo u ngrit. 26 Lajmi për këtë mrekulli u përhap në mbarë krahinën.
Shërimi i dy të verbërve
27 Kur Jezui u largua që andej, i shkuan pas dy të verbër që thërrisnin: «Ki mëshirë për ne, Biri i Davidit!». 28 Si arritën në shtëpi, të verbrit iu afruan dhe Jezui u tha: «A besoni se mund ta bëj këtë gjë?». Ata i thanë: «Po, o Zot!». 29 Atëherë ai u preku sytë e u tha: «U bëftë sipas besimit tuaj!». 30 Dhe atyre iu hapën sytë. Jezui i urdhëroi: «Kini kujdes se mos e merr vesh njeri». 31 Por ata, sapo dolën, e përhapën lajmin në mbarë krahinën.
Shërimi i një shurdhmemeci
32 Ndërsa po dilnin, i sollën një shurdhmemec që ishte i pushtuar nga djalli. 33 Kur u dëbua djalli, shurdhmemeci foli dhe turmat u mrekulluan e thanë: «Nuk është parë asnjëherë një gjë e tillë në Izrael». 34 Por farisenjtë thanë: «Ai i dëbon djajtë me fuqinë e kryetarit të djajve».
Dhembshuria e Jezuit
35 Jezui i përshkoi të gjitha qytetet dhe fshatrat duke mësuar njerëzit në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë e duke shëruar çdo sëmundje e lëngatë. 36 Kur pa turmat, iu dhimbsën, sepse ishin të lodhura e të braktisura, si delet pa bari. 37 Atëherë u tha dishepujve: «Të korrat janë të mëdha, por punëtorë ka pak. 38 Lutjuni të zotit të të korrave të dërgojë punëtorë në të korrat e veta».
Krie IX.
1 E po tše u‐ngjit te varka, škoi mbatân, e vate te χora e tîje .
2 E njô i súaltin pe rpara nje paralíte ke tše rrîje i štẽ n mbe štrat. E pâr Džesúi besse n e tire, i θa paralíte kut: Bẽ n ze me r, ti bîr, te nde ljenen me káte te tẽ nte.
3 E njô tsa nde r Skribrat θân mbe vetχên: Kî malkón.
4 E pâr Džesúi nde r trût e tire, θa: Pse ju pe nsoni te ljiga te zé me rat túaje ?
5 Tš’ e št mê ljê te θúaš: Te nde ljenen me káte te tẽ nte: o te θúaš: Ngreu, e ets?
6 E se te dini, se Biri njeríut kâ zotrîn mbi δên te nde ljenje me káte te , aχíera i θot paralíte kut: Ngreu, mirr štratin tẽ nte , e ets te špia jote.
7 E po tše u‐ngre, vate te špia tîje .
8 Pâr kte prana gjinde t u‐marmarostin, e nderúan Te nzôn, tše jep kta te mundur njére zvet.
9 E škúar atéi Džesúi, pâ nje burr ulje t te bankuni i gabe ljotvet, tše θe χej Matê. E i θot: Eja pas meje. E ngré itur aí, vate pas atîje .
10 E kje se aí iš ulje t mbe tríes te špia, e njô šûm gabe ljotra e te me katrúam arδur, u‐úlje tin bašk me Džesúin, e δišípuljit e tîje .
11 E pâr Fariserat, i θân δišípulje vet tîje : Pse Δáskalji îje χâ me gabe ljotrat e me te me katrúamit?
12 E gjegjur kto Džesúi, θa atire: Jo atá tše rrîn mîr dúan jatrúan, po atá tše rrîn ljik.
13 Ju prana vatur me soni tše e št: Ljipisî dua, e jo sagrifitse . Pse ú nẽ ng erδa te θe rrísia te dréitit, po te me katrúamit.
14 Aχíerna i kjasen atîje δišípuljit e Janjit, tue θẽ n: Pse na, e Fariserat, agje rónje mi šûm: e δišípuljit e tû nẽ ng agje ronje n?
15 E i θa atire Džesúi: Mund kjânje n te biljt e špîs δẽ́ nde rrit pe r sâ δé nde rri e št me ta? Vĩnje n prana dite t kûr δẽ́ nde rri vién i ndziêrr ka atá: e aχíera kân t’ agjironje n.
16 Mosnjerî štie nj’ arre n petku te traše mbi nje te vešur te viéte r: pse te pióte t e atîje χeljkje te véšure n, e mé e maδe be χet ve ra.
17 Ne štíen vere n e rê nde rre šikjet te viéte r; se nde mós škjiren rre šikjet, e vera derδet, e rre šikjet biren. Po štíen vere n e rê nde rre šikje te rî, e njera e jetrit ruχen.
18 Si θôje aí kto šurbise atire, njô arδur nje krie e aδorare n, tue θẽ n: Zot, se bilja ime naní vdikje : po arδur ti, vê re dore n tẽ nde mbi até , e ajó rron.
19 E ngré itur Džesúi, vate pas atîje , e bašk δišípuljit e tîje .
20 E njô nje grua, tše rriθ gjak ka dimbe δiét viét, kjasur prapa, i ngau poδên e te vésure s tîje .
21 Pse θôje mbe vetχên: Nde ngafša vetmiθ te véšure n e tîje , ú še ronem.
22 E po tše u‐prúar Džesúi, e pâ até , θa: Bẽ n ze me r, ti bîlje , bessa jote te še rói. E u‐še rúa grúaja tše nd’ at χêr.
23 E arδur Džesúi te špia kréit, e pâr atá tše bije n fiškétevet e gjinde tše be je n θírre ma, i θot atire:
24 Mbjiδi: se váše za nẽ ng vdikje , po fiê . E atá e kjéše je n.
25 Kûr prana gjíndia kje ndziêrre atéi, χíje tur aí, múar dore n e sâje . E váše za u‐ngre.
26 E ke jó e θẽ n vate nde r gjiθ atá katunde.
27 E si Džesúi u‐nise atêje , u‐vûn pas atîje di te verbe r, tše θe rríse je n, e θoje n: Kina ljipisî, bîr i Daviδit.
28 Si prana vate te špia, ju‐kjáse tin te vérbe rit. E Džesúi i θot: Kini bes se ú mund bẽ nje ke té ? I θon atîje : E χ, Zot.
29 Aχíerna ngau sît e tire, tue θẽ n: Ju kjofte bẽ n si bessa júaje .
30 E ju‐χaptin sît e tire: e Džesúi ju‐kanós, tue θẽ n: Rúani te mos e die njerî.
31 Po atá dâlje atéi, e šprištin nde r gjiθ atá katunde.
32 Dâlje prana atá, njô i súaltin pe rpara nje burr mung i zẽ n ka špirti χúaje .
33 E štûr jašte špirti χúaje , mungu folji, e gjínde te u‐marmarostin, tue θẽ n: Mosnje χêr u‐pâ ke štú nd’ Israéle t.
34 Fariserat prana θoje n: Aí ndzíer δimonte me kríen e δimonvet.
35 E Džesúi vêje tue étsur gjiθ χorat, e katundet, tue me súar te sinagogat e tire, e tue preδikartur vangjeljin e rregje rîs, e tue še rúar nga se mûnd, e nga gramî te gjíndia.
36 E tue pâr gjinde t, kje mundur ka ljipisía pe r ta: se iše n te ljoδta, e te špríšura si delje tše se kân pekurâr.
37 Aχíera θot δišípuljvet e tîje : Te korra jân šûm, po kore z pak.
38 Andái parkaljése ni zotin e áravet, te de rgônje kore z te arat e tîje .