Lëmosha
1 «Ruhuni të mos i bëni veprat e mira në sy të njerëzve për t'u dukur para tyre, se kështu nuk do të keni shpërblim tek Ati juaj që është në qiej. 2 Kur të japësh lëmoshë, mos trumbeto me të madhe për të tërhequr vëmendjen, siç bëjnë hipokritët nëpër sinagoga e nëpër rrugë, që të marrin lëvdata nga njerëzit. Me të vërtetë po ju them: ata e kanë marrë tashmë shpërblimin e tyre. 3 Por kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta, 4 në mënyrë që lëmosha jote të mbetet e fshehtë dhe Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të ta shpërblejë».
Ati ynë
(Lk 11.2-4)
5 «Kur të luteni, mos u bëni si hipokritët, të cilëve u pëlqen të luten më këmbë nëpër sinagoga e udhëkryqe, për t'u dukur para njerëzve. Me të vërtetë po ju them se ata e kanë marrë shpërblimin e tyre. 6 Por kur ti të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle derën e lutju Atit tënd që është aty në fshehtësi, e Ati yt që sheh në fshehtësi do të ta shpërblejë. 7 Kur të luteni, mos thoni fjalë të shumta si popujt e kombeve. Ata mendojnë se duke folur shumë, do të dëgjohen. 8 Mos bëni si ata, se Ati juaj e di mirë për çfarë keni nevojë përpara se t'ia kërkoni. 9 Prandaj ju lutuni kështu:
Ati ynë që je në qiej,
u shenjtëroftë emri yt,
10 ardhtë mbretëria jote,
u bëftë vullneti yt,
si në qiell, edhe në tokë.
11 Bukën tonë të përditshme
na e jep sot.
12 Na i fal detyrimet tona,
siç edhe ne ua falëm detyruesve tanë .
13 E mos na vër në sprovë ,
por na çliro nga i ligu.
14 Nëse ua falni njerëzve paudhësitë, atëherë edhe Ati juaj qiellor do t'jua falë juve, 15 por nëse ju nuk do t'ua falni njerëzve paudhësitë, atëherë as Ati juaj nuk do t'jua falë juve ato».
Agjërimi
16 «Kur të agjëroni, mos merrni hije të rëndë, siç bëjnë hipokritët. Ata e shtrembërojnë fytyrën për t'u treguar njerëzve se po agjërojnë. Me të vërtetë po ju them se ata e kanë marrë shpërblimin e tyre. 17 Ndërsa ti, kur të agjërosh, lyeje kokën me erë të mirë e laje fytyrën, 18 që agjërimi yt të mos duket para njerëzve, por të duket para Atit tënd që është në fshehtësi. E Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të ta shpërblejë ».
Thesari në qiell
(Lk 12.33-34)
19 «Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit thyejnë shtëpinë e plaçkitin. 20 Prandaj, mblidhni thesare në qiell! Atje nuk ka as tenjë e as krimb që t'i brejë, nuk ka as vjedhës, që plaçkitin e vjedhin. 21 Sepse atje ku është thesari yt, atje do të jetë edhe zemra jote».
Drita e trupit
(Lk 11.34-36)
22 «Syri është drita e trupit. Nëse syri yt është i fortë, tërë trupi yt do të jetë i ndriçuar. 23 Por, nëse syri yt është i sëmurë, tërë trupi yt do të jetë në errësirë. Nëse drita që është në ty është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira!».
Perëndia dhe Mamoni
(Lk 16.13)
24 «Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve. Ai ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të jepet pas njërit e do të lërë pas dore tjetrin. Nuk mund t'i shërbeni edhe Perëndisë, edhe parasë».
Kujdesi dhe ankthi
(Lk 12.22-34)
25 «Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani e çfarë do të pini, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni. A nuk vlen jeta më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja? 26 Shikoni zogjtë e qiellit! Ata as mbjellin, as korrin, as mbledhin në grunarë e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë? 27 Kush nga ju, me gjithë përkujdesjen për veten, do të mund ta zgjaste qoftë edhe pak jetën e vet? 28 Po për veshjet, përse shqetësoheni? Shikoni si rriten zambakët e fushave. Ata as nuk lodhen e as nuk endin, 29 por unë po ju them se as vetë Solomoni, në gjithë madhështinë e tij, nuk ishte veshur si ndonjë prej tyre. 30 Nëse Perëndia vesh kështu barin e fushës, që sot është e nesër hidhet në furrë, a nuk do të kujdeset shumë më tepër për ju, o besimpakë? 31 Mos u shqetësoni, pra, e mos thoni: “Çfarë do të hamë?”, “Çfarë do të pimë?” apo “Me se do të vishemi?”. 32 Janë kombet ato që i kërkojnë të gjitha këto gjëra, ndërsa Ati juaj qiellor e di se ju keni nevojë për të gjitha këto. 33 Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra. 34 Prandaj mos u shqetësoni për të nesërmen. E nesërmja ka shqetësimet e veta. Çdo dite i mjafton pikëllimi i vet».
Krie VI.
1 Rúani te mos b ni te mire n te je pe rpara njére zvet, se te jini pâr ka atá: se ne mós n ng kini rrôg ka Tata îje , tše e št nde r kjíele t.
2 Kûr poka be e ljimóse ne , mos i bíeš bririt pe rpara tîj, si b nje n ipókritrat te sinagogat, e te gjitonît se te jên nderúar ka njére zit: pe r ve rtét ju θom, atá páte tin rroge n e tire.
3 Po kûr ti b n ljimóse ne , mos te die dora jote e mandžîne e te b n e diaθta jote:
4 Se ljimóse na jote te jêt mbe fšeχur, e Tata ite , tše šeχ nde te fšéχurit, aí te jep mpalís.
5 E kûr parkaljefše , mos jêše si ipókritrat, tše dúan te rrîn tue parkaljesur te sinagogat e te anat e kjátse vet, se te jên pâr ka njére zit: pe r ve rtét ju θom, atá páte tin rroge n e tire.
6 Ti prana, kûr parkaljefše , χîre te špiza jote, e mbulíje tur dere n, parkaljés Tate n t nte fšéχura: e Tata it tše šeχ nde te fšéχurit, te jep sbuljúar.
7 Tue parkaljesur prana, mos be ši šûm fiâlje , si džentílje te . Pse atire i duket se me te folje t šûm jân te gjégjur.
8 Mandái mos i gjíte ši atire. Se Tata îje dî, tše ju ljipset, mê pâr se te ja ljipni.
9 Ke štú poka ju kin te parkaljése ni: Tata în, tše jê te kjíele t: kjofte še ite rúar é me ri it.
10 Árθe te rregje ría jote. Kjofte b n ve ljema jote, si nde kjíel, eδé mbi δê.
11 Buke n tê n te pe rdíše me n mna sot.
12 E nde ljena neve de tirat tona, si eδé na ja nde ljemi atire tše kân te na jape n.
13 E mos na síelše nde r tantatsiúna. Po lje šona ka i ljigu. Pse jótia e št rregje ría, e fukjía, e ndera nde r gjiθ motrat. Aštú kjofte .
14 Pse nde ju nde ljefšit njére zvet ftesmet e tire: ju i nde ljén eδé juve Tata îje e e št nde r kjíelat.
15 Nde prana ju n ng nde ljefšit njére zvet ftesmet e tire: m ngu Tata îje ju nde ljén ftesmat túaje .
16 Kûr prana agje rofšit, mos kjofšit si ipókritrat te mẽrúar. Se škatarronje n fakjet e tire, te buθtonen njére zvet se agje ronje n. Pe r vertét ju θom, se páte tin rroge n e tire.
17 Ti prana, tue agje rúar, ljimó kríet t nte , e ljâje fakjen t nde,
18 Te mos dukeš njére zvet se agje rón, po Tate s t nte , tše rrî i fšeχur: e Tata it, tše šeχ nde te fšéχurit, te jep sbuljúar.
19 Mos mbjiδni pe r ju te rzore mbi δê: ku kopitsa, e rrudza i grise n: e ku latrunte škúlje nje n, e kalonje n.
20 Po mbjiδni pe r ju te rzore nde kjíel: ku jo kopitsa, jo rrudza i grise n, e ku latrunte n ng škúlje nje n, ne kalonje n.
21 Pse ku e št te rzúari it, atié e št eδé zé me ra jote.
22 Χiljnari kurmit e št siu. Andái nde siu it kjoft i θiéle t: gjiθ kurmi it vién i ške ljkíer.
23 Nde prana siu it kjoft i kekje : gjiθ kurmi it vién i vre re t. Pe r kte nde drita, tše e št tek ti, e št e vre re t: sa mê t’ érre tit?
24 Mosnjerî mund šurbênje di zotra: pse o kat dêt ljik njerin, e mîr jetrin: o kat ndíχe nje njerin, e jetrin te mos e ndikurônje . N ng mund šurbeni Te nzôn, eδé mammunin.
25 Pe r kte ju θom, te mos láveni pe r gjele n tê je e kin χani, e tše kin pini, ne pe r kurmin tê je e kin véše ni. N ng e št gjela mê se te ngre nit: e kurmi mê se te véšurit?
26 Vreni zókje te e kjíele s, se n ng mbiéle n, n ng kúarnje n, n ng mbiéδe n nde katokjet: e Tata îje i kjíele s i tagjise n. Ju n ng ve ljeni mê se atá?
27 E kuš nde r ju me trût e tîje mund štônje mbi gjele n e tîje nje be rrulje ?
28 E pe r te véšure n pse láveni? V ni nde kufî se si rriten džiljet e šešit: n ng šurbenje n, e n ng tiére n.
29 Pra ju θom, se m ngu Salamuni me gjiθ pantoχjît e tîje u‐stoljise si nje nde r kta.
30 E nde barin e jašte s, tše sot e št, e nese r štiχet nde furre t, Inzót veše n ke štú: sa mê šûm juve me pak bes?
31 Andái mos u‐lavšit, tue θ n: Tše χami, o tše pimi, o tše véše mi?
32 Pse gjiθ kto šurbise gjinde t i ke rkonje n. E Tata îje i kjíele s dî, se gjiθ kto ju duχen.
33 Ke rkoni poka mê pâr rregje rîn e Tinzoti e te dréite n e tîje : e kto šurbise ju štoχen juve.
34 Andái mos u‐lavšit pe r nése rin. Se menasmi kat kêt trût pe r té . I sose n díte se e kékjia sâje .