Tundimi i Jezuit
(Mk 1.12-13Lk 4.1-13)
1 Pastaj, i shtyrë nga Shpirti, Jezui shkoi në shkretëtirë që të tundohej nga djalli. 2 Pasi agjëroi për dyzet ditë e dyzet net, Jezuin e mori uria. 3 Atëherë erdhi tunduesi tek ai e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë». 4 Por Jezui iu përgjigj: «Është shkruar:
njeriu nuk jeton
vetëm me bukë,
por me çdo fjalë
që del nga goja e Perëndisë ».
5 Pastaj djalli e çoi në qytetin e shenjtë, e vuri në pikën më të lartë të tempullit 6 e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar:
do t'i urdhërojë engjëjt e tij
të të ruajnë
dhe ata do të të mbajnë
në duart e tyre,
që mos të të ndeshë këmba në gur ».
7 Jezui i tha: «Është shkruar:
mos e tundo Zotin,
Perëndinë tënd ».
8 Djalli e çoi sërish në një mal shumë të lartë e i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre. 9 Dhe i tha Jezuit: «Do të t'i jap të gjitha këto nëse bie në gjunjë e më adhuron». 10 Atëherë Jezui i tha: «Shporru, Satan, sepse është shkruar:
adhuro Zotin, Perëndinë tënd,
dhe shërbeji vetëm atij ».
11 Atëherë djalli u largua nga Jezui dhe, ja, erdhën engjëjt e i shërbenin.
Shërbesa në Galile
(Mk 1.14-15Lk 4.14-15)
12 Kur Jezui dëgjoi se Gjonin e kishin burgosur, u largua për në Galile. 13 Nuk qëndroi në Nazaret, por shkoi për të jetuar në Kafarnaum, qytet pranë liqenit , në tokën e Zabulonit e të Neftalimit, 14 që të përmbushej çfarë kishte thënë profeti Isai:
15 tokë e Zabulonit
dhe tokë e Neftalimit,
në rrugën drejt detit, përtej Jordanit,
Galile e kombeve!
16 Populli që ishte në errësirë
pa një dritë të madhe
dhe për ata që ishin
në vendin e hijes së vdekjes
zbardhi drita.
17 Që atëherë Jezui filloi të predikonte e të thoshte: «Pendohuni, se mbretëria e qiejve është afër».
Thirrja e katër peshkatarëve
(Mk 1.16-20Lk 5.1-11)
18 Ndërsa po ecte bregut të liqenit të Galilesë, Jezui pa dy vëllezër, Simonin që quhej Pjetër dhe Andrean, vëllanë e tij, që po hidhnin rrjetat në liqen. Ata ishin peshkatarë. 19 Jezui u tha: «Ejani pas meje dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish». 20 Ata lanë menjëherë rrjetat e shkuan pas tij. 21 Pak më tutje Jezui pa dy vëllezër të tjerë, Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, të vëllanë, që ishin në një varkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke arnuar rrjetat dhe i thirri. 22 Ata lanë menjëherë varkën dhe të atin e shkuan pas tij.
Jezui predikon dhe shëron
(Lk 6.17-19)
23 Jezui shkonte nëpër Galile duke mësuar njerëzit në sinagoga, duke shpallur ungjillin e mbretërisë e duke shëruar çdo sëmundje e lëngatë në popull. 24 Kështu, për të u hap fjala në gjithë Sirinë. Atëherë i sollën të gjithë të sëmurët, njerëz të prekur nga sëmundje e dhimbje të ndryshme, të pushtuar nga djalli, me sëmundjen e tokës e të paralizuar, dhe ai i shëroi. 25 Turma të mëdha njerëzish nga Galilea e Dekapoja, nga Jerusalemi, Judeja e përtej Jordanit, shkonin pas tij.
Krie IV.
1 Aχíera Džesúi kje i kjeltur nd’ ére mit ka Špirti, se t’ iš i tsandzanissur ka diáli.
2 E agje rúar dizét dit e dizét nat, pe stana pat û.
3 E afe rúar atîje tantaturi θa: Nde ti jê biri Tinzoti, θúaj kta gûr te be χen kravelje.
4 Aí prana pe rgjegjur θa: Kje škrúar: Jo me buk vet gje lîn njeríu, po me tše dó fiâlje vién ka buza Tinzoti.
5 Aχíera diáli e kjele n te χora e šé ite, e e vê te tšuka kjíše se ,
6 E i θot: Nde jê biri Tinzoti, štiju pošt. Pse kje škrúar: Se kat kumandônje ẽ́ ngje lje vet e tîje pe r tîj, e kân te t’ marre n mbe dôr, te mos piékše te guri k mbe n t nde.
7 I θa atîje Dšesúi: Papâ kje škrúar: N ng kê te tantóš Zotin Te nzôn t nte .
8 Papâ diáli e kjele n te nje malj i ljart šûm: e i buθtón gjiθ rregje rît e jete s, e χjên e tire,
9 E i θot atîje : Gjiθ kto šurbise ú te jap, nde ti râr pe rgjunja me aδoráre nje š.
10 Aχíerna i θot Džesúi: Ik prapa meje Satán: se kje škrúar: Kê t’ aδoráre nje š Zotin Te nzôn t nte , e até vet ket šurbéš.
11 Aχíerna e lja diáli: e njô ẽ́ ngje ljit u‐kjáse tin, e e šurbeje n.
12 Gjegjur prana Džesúi se Janji kje z n, u‐prúar Galilê:
13 E lje ríer Nádzaret, arδur mbet Kapernaúm pe rrê z dêtit, nde sinorat e Dzabulonit, e Neftalimit:
14 Se te be χej e θ na Isaîs profetit, tše θot:
15 Δeu i Dzabulonit, e δeu i Neftalimit, uδa dêtit pe rtêj Dšurdanit, Galiléa e gjínde vet,
16 Gjíndia tše rrîje ulje t nd’ érre tit, pâ nje drit te maδe: e atire tše rrije n ulje t te χora e te χjea mórties, ju‐lje drita.
17 e aχíera zû Džesúi te preδikóneje , e te θoje : B ni penité ndzie: se u‐kjas rregje ría e kjíelvet.
18 Tue etsur prana Džesúi rrê ze dêtit Galilês, pâ di vleze r, Simunin, tše θe rritej Piéte r, e Ndrên vlân e tîje , tše štije n rrite t te dêti (pse iše n piškatâr),
19 E i θot atire: Ngani pas meje, e ju b nje piškatâr njere š.
20 E atá mbiátu, lje ríer rrite t, vân pas atîje .
21 E škúar pe rpara, pâ njete r di vleze r, Jápe kun e Dzebeδéut, e Janjin vláun e tîje te varka me Dzebeδéun te jatin e tire, tše de rtoje n rrite t e tire: e i θe rriti.
22 E atá mbiátu, lje ríer varke n e te jatin e tire, vân pas atîje .
23 E vêje Džesúi pe r gjiθ Galilên, tue me súar nde r sinagogat e tire, e tue preδikúar vangjeljin e rregje rîs, e tue še rúar nga se mûnd, e nga te viljakosur te gjíndia.
24 E é me ri tîje vate nde gjiθ Sírien, e i kjeltin pe rpara gjiθ atá tše e n kekje , te z n ka ndriše se munda e te δẽ́ mbura, e atá tše kiše n špirtrat e χúaje , e atá me se munde n e χe ne s, e paralítke rat, e i še rói:
25 E veje n pas atîje lége gjíndie šûm ka Galiléa, e ka Dekápoli, e ka Džerusalemi, e ka Juδéa, e ka pe rtéi Džurdanit.