Predikimi në mal
(Mt 5—7)1 Kur pa turmat, Jezui u ngjit në mal e pasi u ul, iu afruan dishepujt e vet. 2 Atëherë mori fjalën e filloi t'i mësonte kështu:
Lumnitë
(Lk 6.20-23)3 «Lum të varfrit në shpirt,
se e tyre do të jetë mbretëria e qiejve.
4 Lum ata që vajtojnë,
se do të ngushëllohen.
5 Lum të butët,
se do të trashëgojnë tokën.
6 Lum të uriturit e të eturit për drejtësi,
se do të ngihen.
7 Lum të mëshirshmit,
se do të mëshirohen.
8 Lum zemërdëlirët,
se do të shohin Perëndinë.
9 Lum paqebërësit,
se do të quhen bij të Perëndisë.
10 Lum të përndjekurit për shkak të drejtësisë,
se e tyre është mbretëria e qiejve.
11 Lum ju kur t'ju shajnë e t'ju përndjekin,
të thonë të gjitha të këqijat
kundër jush me gënjeshtra
për shkakun tim.
12 Gëzohuni e ngazëlleni, se shpërblimi juaj do të jetë i madh në qiej.
Kështu përndoqën edhe profetët para jush».
Kripë dhe dritë
(Mk 9.50Lk 14.34-35)13 «Ju jeni kripa e tokës. Por nëse kripa e humbet shijen, si mund ta rifitojë? Nuk ka më asnjë vlerë, përveçse të hidhet e të shkelet prej njerëzve. 14 Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur mbi një mal. 15 Askush nuk e ndez kandilin për ta vënë nën magje, por e vë në mbajtësen e vet, që të ndriçojë të gjithë ata që janë në shtëpi. 16 Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».
Ligji i Moisiut
17 «Mos mendoni se kam ardhur për të shfuqizuar ligjin apo profetët. Unë nuk kam ardhur për t'i shfuqizuar, por për t'i përmbushur. 18 Me të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë “i” dhe asnjë pikë mbi “i” nuk do t'i hiqet ligjit para se të ndodhë gjithçka. 19 Prandaj, kushdo që e shpërfill njërin nga këto urdhërime, qoftë edhe më të voglin, e do t'i mësojë edhe të tjerët të bëjnë po ashtu, ai do të jetë më i vogli në mbretërinë e qiejve. Ndërsa ai që do t'i zbatojë e do t'ua mësojë të tjerëve, do të jetë i madh në mbretërinë e qiejve. 20 Ja, unë po ju them: nëse drejtësia juaj nuk do të jetë më e madhe se drejtësia e shkruesve dhe e farisenjve, nuk do të hyni në mbretërinë e qiejve».
Zemërimi
21 «Keni dëgjuar se të parëve u qe thënë: mos vrit. Ai që vret, do të dalë në gjyq. 22 Por unë po ju them: kushdo që zemërohet kundër vëllait të vet , do të dalë në gjyq, por kush i thotë vëllait të vet “i pamend”, do të përgjigjet para sinedrit, dhe nëse i thotë “i marrë”, do të përgjigjet në Gehenën e zjarrit. 23 Nëse, kur sjell dhuratën e blatimit në altar, kujtohesh se vëllai yt ka diçka kundër teje, 24 lëre dhuratën aty para altarit, shko e pajtohu më parë me vëllanë tënd, pastaj kthehu e kushtoje dhuratën tënde. 25 Shpejto të merresh vesh me kundërshtarin tënd ndërsa je ende rrugës me të, që ai mos të të dorëzojë te gjykatësi, gjykatësi te roja e të përfundosh në burg. 26 Me të vërtetë po të them se nuk do të dalësh që andej pa paguar deri edhe qindarkën e fundit».
Tradhtia bashkëshortore
27 «Keni dëgjuar se është thënë: mos bëj tradhti bashkëshortore. 28 Por unë po ju them: kushdo që e shikon një grua me dëshirim, ka bërë tashmë tradhti bashkëshortore me të në zemrën e vet. 29 Nëse syri yt i djathtë të bëhet pengesë, nxirre e hidhe larg teje, se është më mirë për ty të humbasësh njërën nga gjymtyrët, sesa të të hidhet i tërë trupi në Gehenë. 30 Dhe, nëse dora jote e djathtë të bëhet pengesë, prije e hidhe larg teje, se është më mirë për ty të humbasësh vetëm njërën nga gjymtyrët, sesa të të shkojë i tërë trupi në Gehenë».
Divorci
(Mt 19.9Mk 10.11-12Lk 16.18)31 «Është thënë edhe: kushdo që e ndan gruan, duhet t'i japë asaj fletëndarjen. 32 Por unë po ju them: kushdo që e ndan gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, e shtyn atë në tradhti bashkëshortore dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, bën tradhti bashkëshortore».
Betimi
33 «Keni dëgjuar edhe se u qe thënë të parëve: mos bëj betim të rremë, por bëj atë për të cilën je betuar para Zotit. 34 Ndërsa unë po ju them: mos u betoni kurrë. As për qiellin, se është froni i Perëndisë, 35 as për tokën, se është shtroja e këmbëve të tij, as për Jerusalemin, se është qyteti i mbretit të madh. 36 Mos u beto as për kokën tënde, se as edhe një fije floku nuk mund ta bësh të bardhë a të zezë. 37 Kur të flisni, thoni “po” kur është “po” dhe “jo” kur është “jo”. Çfarë thuhet më shumë, vjen nga i ligu».
Shpagimi
(Lk 6.29-30)38 «Keni dëgjuar se është thënë: sy për sy e dhëmb për dhëmb. 39 Por unë po ju them: mos hyr në luftë me të ligun! Përkundrazi, nëse dikush të jep një shuplakë në faqen e djathtë, ktheji edhe tjetrën. 40 Nëse dikush do që të të hedhë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe gunën. 41 Nëse të kërkon të ecësh një milje, bëj me të dy milje. 42 Jepi atij që të kërkon e mos ia kthe shpinën atij që të kërkon hua».
Dashuria për armiqtë
(Lk 6.27-28, Lk 32-36)43 «Keni dëgjuar se është thënë: duaje të afërtin, por urreje armikun tënd. 44 Por unë po ju them: duajini armiqtë tuaj e lutuni për ata që ju përndjekin, 45 që të bëheni bij të Atit tuaj që është në qiej, sepse ai bën të lindë dielli i tij mbi të këqijtë e mbi të mirët dhe të bjerë shiu mbi të drejtët e mbi të padrejtët. 46 Sepse, nëse doni vetëm ata që ju duan, ç'shpërblim do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit? 47 Dhe nëse përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, ç'gjë të veçantë bëni? A nuk bëjnë kështu edhe popujt e kombeve ? 48 Jini, pra, të përsosur, sikurse është i përsosur edhe Ati juaj qiellor».
Krie V.
1 Pâr prana gjinde t, u‐ngjit te malji, e po tše u‐ulj atié, ju‐kjáse tin δišípuljit e tîje ,
2 E χapur buze n e tîje , i me sóje tue θẽ n:
3 Ljumte te né murit te špirti: se e tíria e št rregje ría e kjíelvet.
4 Ljumte te búte te : se atá kân te trašigonje n jete n.
5 Ljumt’ atá tše kjânje n: se atá kân te kên pušîm.
6 Ljumt’ atá tše kân û, e tše kân et ljíkjie: se atá kân te jên te ndẽ ndur.
7 Ljumte ljipisiáre t: se atá kan jên te ljipisur.
8 Ljumte te pastrúarit zé mrie: se atá kân te šoχe n Tẽ nzôn.
9 Ljumt’ atá tše vẽ̂ n pakje n: se atá kan θe rriten bilje Tinzoti.
10 Ljumt’ atá tše jân nkuδirtur pe r te dréite n: se e tíria e št rregje ría e kjíelvet.
11 Ljumte jini kûr te ju šanje n, e te ju pe rzê n, e te ju θôn kunde r gjiθ te ljigat, tue θẽ n te rreme pe r paje t time:
12 Χarepsi, e χe zoni, pse rroga júaje e št e maδe nde r kjíel: se keštú pe rzûn profetrat, tše kjên pâr juše .
13 Ju jini kripa δéut. E nde kripa u‐škatarrofte , me ke kat de rtonet? Ajó se ve ljén pe r mê gjê , mosse te štiχet jašt, e te jêt e škeljur ka njére zit.
14 Ju jini drita e jéte se . Nẽ ng mund fšeχet nje χôr e vẽ n mbi nje malje .
15 Né δéze nje n χiljnarin, e e vẽ̂ n pe rpoše menze s, po mbi pizulin, e bẽ n drit gjiθve te špia.
16 Ke štú lampariste drita júaje pe rpara njére zvet: se te šoχe n te mirat bẽ nat túaje , e te χjezónje n Tate n tê je , tše e št nde r kjíele t.
17 Mos ju dukte se ú erδa te škatarróija ljedže n, o profetrat: nẽ ng erδa ti škatarróija, po ti be ja.
18 Se pe r ve rtét ju θom; njera te škônje kjíela e δeu, nje jota vet, o nje pike z nẽ ng ljipset ka ljedža, njera te kjofšin gjiθ šurbiset.
19 Pe r kte aí tše sgjiθte nje nde kto ljedža mê te vóge ljat, e te me sônje ke štú njére zit, mé i vóge lji kat θe rritet te rregje ría e kjíelvet: aí prana tše be ft e me sófte , kî i maθ kat θe rritet te rregje ría e kjíelvet.
20 Pse ju θom, se nde mos mburóft e dréita júaje mê se e Skríbravet e e Farisére vet, nẽ ng χini te rregje ría e kjíelvet.
21 Gjégje tit se kje θẽ n piékje vet: Mos vraš: aí prana tše vrafte , kat jêt ne n kúrtien.
22 Pra ú ju θom: se nganjé , tše kâ kjerratî me vlân e tîje pe r faregjê , kat jêt ne n kúrtien. Aí prana tše θe fte vláut tîje , raká: kat jêt ne n kuventin. Aí prana tše i θe fte , i lavur: kat jêt nd’ avsit ziárrit.
23 Nde ti poka síelše rrigalin tẽ nte mbi autarin, e atié u‐kuitofše se vlau it kâ gjagjê me tîj:
24 Lje atié rrigalin tẽ nte pe rpara autarit, e ets pe rpara e u‐mbjiθ me vláun tẽ nte : e aχíerna arδur jipe rrigalin tẽ nte .
25 Kjofš i mîr me armikun tẽ nte mbiátu pe r sa jê mb’ ûδe me té : te mos te te kjéle nje armiku te júδe tši, e júδe tši te te vê r te dúart e šerbe túarit: e te jêš i štẽ n nde filjakjî.
26 Pe r ve rtét te θom, nẽ ng delje atéi, njera te pagúaš te ljurtmin turrés.
27 Gjégje tit se kje θẽ n piékje vet: Mos be fše me kát me grúan e te tiérve.
28 Ú pra ju θom: Se nganjé , tše rúan grúan pe r te dise rônje , aχíera be ri me kate n te zé me ra tîje .
29 Nde prana siu it i diáθt te jep skandal, ndzire, e štire ka ti: pse bẽ n mê pe r tîj te biret nje piés e kurmit tẽ nte , se gjiθ kurmi it te štiχet nde pist.
30 E nde dora jote e diáθte te jep skandal, prite, e štire ka ti: pse bẽ n mê pe r tîj te biret nje piés e kurmit tẽ nte , se gjiθ kurmi it te štiχet nde pist.
31 Kje θẽ n eδé: Aí tše lje refte šokjen e tîje , je ti jâp škrúamen e te lje ríerit.
32 Ú pra ju θom: Se kuš lje refte šokjen e tîje , mosse pe r te turpe rúarit, bẽ n e turpe ronet: e aí tš’ u‐martofte me te ndáiture n, e bẽ n me kate n.
33 Papâ gjégje tit se kje θẽ n piékje vet: Mos márre še bên rrê: e príerše Tinzoti bêt tẽ nte.
34 Ú pra ju θom, te mos mírre ni bê fare, jo mbi kjíele n, se e št θroni Tinzoti:
35 Jo mbi δéun, se e št kumbimi i kẽ́ mbe vet tîje : jo mbi Džerusalemin, se e št χora e te maδit rregje :
36 Jo mbi kríet tẽ nte te be š bê, se ẽ ng mund be š nje kjime te bârδe , o te zêze .
37 Kjofte prana te folje t tâje , e χ, e χ: jo, jo: mê šûm se kto fiâlje , vién ka te ljikte .
38 Gjégje tit se kje θẽ n: Sî pe r sî, δẽ mb pe r δẽ mb.
39 Ú pra ju θom, te mos rrini te zê n me te ljigun: po kušdó te piáste nje mbalambérse mbi fakjen e diaθte tẽ nde, priri atîje eδé jatre n.
40 E atîje , tše do te te kjéle nje mbe kurt, e te te mârr gune n tẽ nde, ljei atîje eδé mantiéljin.
41 E kuš te dzarriste pe r nje mîlje passe, ets me té eδé pe r njete r di.
42 Atîje tše te ljipe n, jipi: e até tše do χua ka ti, mos e pe rze fše .
43 Gjégje tit se kje θẽ n: Dúaš mîr gjitonin tẽ nte , e dúaš ljik armikun tẽ nte .
44 Ú pra ju θom: Dúani mîr armíkje te tâje , bekoni atá, tše ju malkonje n, bẽ ni mîr atire, tše se mund ju šoχe n: e parkaljése ni pe r atá, tše ju bẽ nje n ljik e ju pe rzê n:
45 Se te jini bilje Táte se tê je , tše e št nde r kjíele t: se aí bẽ n e ljeχet díeli tîje mbi te ljikje t e te mire t: e bẽ n e bie šî mbi te dréitit e te štrẽ́ mburit.
46 Pse nde ju dafšit mîr atá, tše ju dúan mîr, tše rrôg mund kini? nẽ ng bẽ nje n kte eδé gabe ljotrat?
47 E nde ju fálje šit vléze rit tâje vet, tše bẽ ni ju mê šûm? nẽ ng bẽ nje n ke štú eδé džentílje te ?
48 Andái kin jini ju gjiθ te mîr, si gjiθ i mîr e št eδé Tata îje i kjíele s.