Vrasja e Gjon Pagëzorit
(Mk 6.14-29Lk 9.7-9)1 Atëherë Herod Tetrarku dëgjoi për Jezuin 2 e u tha shërbëtorëve të vet: «Ky është Gjon Pagëzori. Ai është ngjallur prej të vdekurve, prandaj veprojnë këto fuqi në të». 3 Në të vërtetë Herodi e kishte kapur Gjonin, e kishte lidhur dhe e kishte futur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet, 4 sepse Gjoni i kishte thënë: «Nuk të lejohet ta marrësh për grua». 5 Herodi donte ta vriste, por kishte frikë nga populli që e mbante Gjonin për profet. 6 Por kur festohej ditëlindja e Herodit, vajza e Herodiadës kërceu para të ftuarve dhe i pëlqeu Herodit 7 aq shumë, sa i premtoi me betim t'i jepte çfarëdo që t'i kërkonte. 8 Ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: «Më jep këtu në një pjatë kokën e Gjon Pagëzorit». 9 Mbretit i erdhi keq, por, për shkak të betimit dhe të të ftuarve, urdhëroi t'ia jepnin. 10 Ai dërgoi dikë që ia preu kokën Gjonit në burg. 11 Kokën e tij e sollën në një pjatë, ia dhanë vajzës dhe ajo ia çoi së ëmës. 12 Pastaj erdhën dishepujt e Gjonit, e morën trupin, e varrosën dhe shkuan e i treguan Jezuit.
Ushqimi i pesë mijë vetave
(Mk 6.30-44Lk 9.10-17Gjn 6.1-14)13 Kur i dëgjoi këto, Jezui u largua që andej me varkë dhe u tërhoq mënjanë në një vend të shkretë. Por turmat, kur e morën vesh, i shkuan pas më këmbë nga qytetet. 14 Si arriti në breg, pa një turmë të madhe. Ndjeu dhembshuri për ta dhe shëroi të sëmurët e tyre. 15 Në mbrëmje erdhën dishepujt e i thanë: «Ky vend është i shkretë e tashmë është bërë vonë. Lëri turmat të shkojnë nëpër fshatra e të blejnë ushqim». 16 Jezui u tha: «Nuk është nevoja të shkojnë, jepuni ju të hanë». 17 Ata i thanë: «Ne kemi vetëm pesë bukë e dy peshq me vete». 18 Jezui tha: «M'i sillni këtu». 19 Pastaj, si i urdhëroi turmat të uleshin në bar, mori pesë bukët e dy peshqit, ngriti sytë drejt qiellit, tha lutjen e bekimit, theu bukën, ua dha dishepujve dhe dishepujt ua dhanë turmave. 20 Të gjithë hëngrën e u ngopën. Me copat e bukës që tepruan u mbushën plot dymbëdhjetë shporta. 21 Ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, përveç grave e fëmijëve.
Ecja mbi ujë
(Mk 6.45-52Gjn 6.15-21)22 Pastaj Jezui u dha urdhër dishepujve të hipnin në varkë e të shkonin përpara tij në bregun tjetër, derisa ai të shpërndante turmat. 23 Pasi shpërndau turmat, u ngjit i vetëm në mal për t'u lutur. Në mbrëmje ai ishte ende aty i vetëm, 24 ndërsa varka ishte tashmë shumë larg bregut dhe rrihej prej dallgëve, se era ishte kundër. 25 Në agim , Jezui erdhi tek ata duke ecur mbi liqen. 26 Por kur e panë dishepujt duke ecur mbi liqen, u tmerruan e thanë: «Është fantazmë!». Dhe bërtitën nga frika. 27 Por menjëherë Jezui u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!». 28 Pjetri u përgjigj: «Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujë». 29 Jezui i tha: «Eja!». Pjetri zbriti nga varka, eci mbi ujë e shkoi te Jezui, 30 por kur pa erën e fortë, u tremb dhe teksa filloi të fundosej, bërtiti: «Zot, më shpëto!». 31 Menjëherë, Jezui zgjati dorën, e kapi e i tha: «Përse dyshove, o besimpakët?». 32 Kur hipën në varkë, era pushoi. 33 Ata që gjendeshin në varkë i ranë në gjunjë e i thanë: «Ti je me të vërtetë Biri i Perëndisë».
Shërimi në Gjenesaret
(Mk 6.53-56)34 Si kaluan në bregun tjetër, arritën në krahinën e Gjenesaretit. 35 Kur e njohën, njerëzit e atij vendi çuan fjalë në të gjithë krahinën përreth, i sollën të gjithë të sëmurët 36 e iu lutën që të mund t'i preknin vetëm cepin e gunës. Kështu, ata që e prekën, u shëruan.
Krie XIV.
1 Nd’ at mot gjegje Eroδi tetrarka é me rin e Džesúit:
2 E θa šerbe torvet e tîje : Kî e št Janje Tista: aí u‐ngre ka te vdékurit, e pre kte fukjît šurbenje n tek aí.
3 Pse Eroδi zẽ nur Janjin, e ljiδi: e e vû nde filjakjî pe r Eroδíaδen te šokjen e Fe ljipe s vláut tîje .
4 Pse Janji θôje atîje : Ti nẽ ng mund kêš até .
5 E si dúaje te vrit, ju‐trẽ mb gjíndies: se e mbaje n si profete .
6 Arδur prana dita e te ljerit Eroδit e bilja Eroδíaδes ljúaje ti atié nde mest, e i pe ljkjéu Eroδit.
7 Prandái i taksi me bê ti jip asâje até tše te ljípneje .
8 E ajó porsitur pe rpara ka e je ma: Ẽ m mua, i θa, ktu mbi ke t taljûr kríet e Janje Tíste se .
9 E u‐χeljmúa rregji: po pe r paje t bêvet, e atíreve tše iše n bašk, kumandói ti jipej.
10 E de rgói ti príse je n kríet Janjit te filjakjía.
11 E kríet e tîje kje siél mbi nje taljûr, e kje δẽ n váše ze s, e ke jó ja kjeli se je me s.
12 E vatur δišípuljit e tîje , múartin kurmin, e e vûn nde varre t: e arδur ja rre fíeje tin Džesúit.
13 E po tše e gjegje Džesúi, u‐mbióθ atêje nde nje vark, te nje vente i vete m me njân: e po tše e gjégje tin gjinde t, vân pas atîje mbe kẽ mb ka χorat.
14 E dâlje Džesúi, pâ šûm gjinde , e pat ljipisî pe r ta, e še rói te se mure t e tire.
15 Ardur prana mbré manet, ju‐kjáse tin δišípuljit e tîje , tue θẽ n: Vendi e št pa‐njerî, e χera eδé škoi: lje gjinde t, te vên te katundet, se te biénje n pe r ta te ngrẽ nit.
16 E Džesúi θa atire: Se kân ku te vên: jipni atire ju te χân.
17 E atá i θân: Nẽ ng kemi ktu se pes kravelje, e di piškje .
18 E aí θa: Silni mua atá ktu.
19 E po tše kumandói gjínde vet t’ úlje šin mbi bare t, mârre pes kraveljet, e di piškjit, tue rúaje tur te kjíela i bekói: e po tše i tšáiti, δa bukte δišípuljvet, e δišípuljit gjínde vet.
20 E χẽ́ nge rtin gjiθ, e u‐ndẽ́ nde tin. E me tsopat tše kjintrúan ndzúartin dimbe δiét kufa piót.
21 E atá tše χaje n iše n pes mîlje burra, vetše grâte , e te vígje ljit.
22 E mbiátu Džesúi štíje ti δišípuljit e tîje te χipje n te varka, e te škoje n pe rpara atîje mbatân, njera te lje šóneje gjinde t.
23 E po tše lje šói gjinde t, u‐ngjit te malji i vetmiθ te parkaljésneje . E arδur mbré manet, iš atié i vete m.
24 Po varka iš nde mest dêtit škunduljisur ka suvaljat: se áje ri iš kunte r.
25 E tek e káte rta vidžílie e náte se , vate tek atá Džesúi tue etsur mbi déitin.
26 E pâr δišípuljit até tše étsneje mbi déitin, u‐tarakstin, tue θẽ n: Se e št umbe r. E pe r trẽ mbsî θerríte tin.
27 E mbiátu folji atire Džesúi, tue θẽ n: Bẽ ni zé me r: jam ú, mos trẽ mbi.
28 E pe rgjegjur atîje Piétri θa: Zot, nde jê ti, kumandóm te vĩnje tek ti mbi uje t.
29 E aí θa: Eja. E po tše u‐kalâr ka varka Piétri, étsneje mbi uje t pe r te vêje te Džesúi.
30 Pâr prana áje rin e fort, u‐trẽ mb: e si zê je e mbitej, θe rriti tue θẽ n: Zot, salvóm.
31 E mbiátu Džesúi ndé itur dore n, e rrembéu: e i θa: Njerî pak‐béssie, pse mbete i rre jirtur?
32 E χipur atá te varka, papsi áje ri.
33 E atá te varka, vatur, e aδorartin, tue θẽ n: Ve rtét jê Biri Tinzoti.
34 E po tše škúan mbatân, vân te δeu Dženésarit.
35 E si e njoχtin njére zit e atîje vendi, de rgúan pe r gjiθ ató ân, e i kjeltin pe rpara gjiθ atá tše iše n kekje :
36 E e parkaljése je n ti ngíse je n vetmiθ poδên e te véšure s tîje . E sâ e ngân, u‐še rúan.