Breznitë e Jezu Krishtit
(Lk 3.23-38)1 Libri i breznive të Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.
2 Abrahamit i lindi Isaku, Isakut i lindi Jakobi, Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij. 3 Judës i lindën prej Tamarës Faresi e Zara, Faresit i lindi Hesromi, Hesromit i lindi Arami, 4 Aramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Naasoni, Naasonit i lindi Salmoni, 5 Salmonit i lindi Boezi prej Rahabës, Boezit i lindi Jobedi prej Rutës, Jobedit i lindi Jeseu, 6 Jeseut i lindi Davidi, mbreti.
Davidit i lindi Solomoni nga gruaja e Uriahut, 7 Solomonit i lindi Roboami, Roboamit i lindi Abiu, Abiut i lindi Asafi, 8 Asafit i lindi Josafati, Josafatit i lindi Jorami, Joramit i lindi Ozia, 9 Ozisë i lindi Joatami, Joatamit i lindi Akazi, Akazit i lindi Ezekia, 10 Ezekisë i lindi Manaseu, Manaseut i lindi Amosi, Amosit i lindi Josia, 11 Josisë i lindi Jehonia dhe vëllezërit e tij, në kohën e shpërnguljes në Babiloni.
12 Pas shpërnguljes në Babiloni, Jehonisë i lindi Salatieli, Salatielit i lindi Zorobabeli, 13 Zorobabelit i lindi Abiudi, Abiudit i lindi Eliakimi, Eliakimit i lindi Azori, 14 Azorit i lindi Sadoku, Sadokut i lindi Akimi, Akimit i lindi Eliudi, 15 Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matani, të cilit i lindi Jakobi. 16 Jakobit i lindi Jozefi, burri i Marisë, prej së cilës lindi Jezui, i quajtur Krisht.
17 Breznitë nga Abrahami deri te Davidi janë gjithsej katërmbëdhjetë, nga Davidi deri te shpërngulja në Babiloni katërmbëdhjetë dhe nga shpërngulja në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë brezni.
Lindja e Jezu Krishtit
(Lk 2.1-7)18 Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu: Maria, nëna e tij, ishte e fejuar me Jozefin, por përpara se të bashkoheshin, ajo mbeti shtatzënë nga Shpirti i shenjtë. 19 Meqenëse Jozefi, burri i saj, ishte njeri i drejtë e nuk donte ta turpëronte, vendosi ta ndante fshehurazi. 20 Ndërsa po mendonte këto gjëra, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr e i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë. Fëmija që është ngjizur në të është nga Shpirti i shenjtë. 21 Ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'ia vësh emrin Jezu, sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre».
22 E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej çfarë kishte thënë Zoti nëpërmjet profetit:
23 virgjëresha do të ngjizet
e do të lindë një djalë
që do të quhet Emanuel,
që e përkthyer do të thotë: Perëndia është me ne.
24 Kur u zgjua nga gjumi, Jozefi bëri siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori Marinë për grua, 25 por nuk pati marrëdhënie me të, derisa ajo lindi të birin , të cilit Jozefi ia vuri emrin Jezu.
Krie I.
1 Ljibe r dženeratsiúne s Džesúit Krištit birit Daviδit, birit Abramit.
2 Abrami be ri Isakun. Isaku prana be ri Džakobin. Džakobi prana be ri Juδe n, e vléze rit e tîje .
3 Juδa prana be ri Fáresin, e Dzarân ka Tamara. Fáresi prana be ri Esromin. Esromi prana be ri Aramin.
4 Arami prana be ri Aminaδabin. Aminaδabi prana be ri Naasonin. Naasoni pra be ri Salmonin.
5 Salmoni prana be ri Boodzin ka Rraχaba. Boodzi prana be ri Obeδin ka Rruta. Obeδi prana be ri Džessên. Džesséu pra be ri Daviδin rregjin.
6 Daviδi rregji pra be ri Salamunin ka ajó, tše kje e Urîs.
7 Salamuni pra be ri Rroboamin. Rroboami prana be ri Abîn. Abía prana be ri Asân.
8 Asáu prana be ri Džosafatin. Džosafati prana be ri Džoramin. Džorami prana be ri Odzîn.
9 Odzía prana be ri Džoatamin. Džoatami prana be ri Akadzin. Akadzi prana be ri Edzekîn.
10 Edzekía prana be ri Manassin. Manassi prana be ri Amonin. Amoni prana be ri Džosîn.
11 Džosía pra be ri Džekonîn, e vléze rit e tîje nde te vatur Babilôn.
12 Po te váturit prana Babilôn: Džekonía be ri Salatielin. Salatieli prana be ri Dzorobabelin.
13 Dzorobabeli prana be ri Abiúδin. Abiúδi prana be ri Eliakimin. Eliakimi pra be ri Adzorrin.
14 Adzorri prana be ri Saδokun. Saδoku prana be ri Akimin. Akimi prana be ri Eliúδin.
15 Eliúδi prana be ri Eliádzarin. Eliádzari prana be ri Matanin. Matani pra be ri Džakobin.
16 Džakobi prana be ri Sepe n šokjin e Maríes, kaa ljeu Džesúi, i θẽ n Krišti.
17 Ke štú gjiθ dženeratsiúnat ka Abrami njera te Daviδi, dženeratsiúna kate rmbe δiét: e ka Daviδi njera vatur Babilôn, dženeratsiúna kate rmbe δiét: e ka te váturit Babilôn njera te Krišti, dženeratsiúna kate rmbe δiét.
18 Te ljerit e Krištit prana kje ke štú: Martúar je ma tîje Maríeja me Sepe n, mê pâr se te rrije n bašk, u‐gjẽ nt nde barkut me bârr ka Špirti šé it.
19 Sepa prana i šokji asâje , po tše iš i dréit, e se dúaje te buθtoneje te turpe rúar, dúaje te lje réneje kjeteljê.
20 Tue tundur prana nde krie kto šurbise, njô nj’ ẽ ngje l i Tinzoti ju‐buθtúa nd’ ẽ nde rr, tue θẽ n: Sep biri Daviδit, mos u‐trẽ mbše te mbiéδše Maríen šokjen tẽ nde: pse tše u‐bê te barku sâje , e št ka Špirti šé it.
21 Kat bẽ nje prana nje bîr: e ti i θe rré t é me rin e tîje Džesús: pse aí kat salvônje gjíndien e tîje ka me kate t e tire.
22 Gijθ prana kî šurbés u‐bê , se t’ iš e bẽ n e θẽ na ka Inzót pe r profete n tše θot:
23 Šiχ vírgje ra kat dâlje me bârr, e kat bẽ nje nje bîr: e kân ti θe rrese n é me rin e tîje Manuêl, tše vién me θẽ n: Inzót me nê.
24 Sgjúar prana Sepa ka gjumi, be ri si i θa ẽ́ ngje li Tinzoti, e mbióθ grúan e tîje .
25 E nẽ ng e ngau njera kûr be ri te birin e sâje te parin: e i θe rriti é me rin e tîje Džesús.