Të ftuarit në dasmë
(Lk 14.15-24)
1 Jezui filloi t'u fliste përsëri me shëmbëlltyra: 2 «Mbretëria e qiejve i ngjan mbretit që bëri dasmë për të birin. 3 Ai dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur ata që ishin ftuar në dasmë, por këta nuk donin të vinin. 4 Përsëri dërgoi shërbëtorë të tjerë e u tha: “U thoni të ftuarve se gostia është gati. Demat e bagëtitë e majme i kam therur dhe gjithçka është përgatitur. Ejani në dasmë”. 5 Por këta nuk u vunë vesh e shkuan kush në arën e vet e kush për punët e veta, 6 ndërsa të ftuarit e tjerë i kapën shërbëtorët, i rrahën dhe i vranë. 7 Mbreti u zemërua dhe dërgoi ushtarët e vet, që i vranë ata vrasës dhe i vunë zjarrin qytetit të tyre. 8 Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: “Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë, 9 prandaj dilni nëpër udhëkryqe e ftoni në dasmë këdo që të gjeni”. 10 Shërbëtorët dolën nëpër rrugë dhe mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij e të mirë. Kështu dhoma e dasmës u mbush plot. 11 Por, kur hyri për të parë të ftuarit, mbreti pa një njeri që nuk ishte i veshur si për dasmë 12 e i tha: “Mik, si ke hyrë këtu pa rrobën e dasmës?”. Ai nuk e hapi gojën. 13 Pastaj mbreti u tha shërbëtorëve: “Lidheni këmbë e duar e hidheni përjashta në errësirë. Atje do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh”.
14 Shumë janë të thirrur, por pak të zgjedhur».
Taksa e Cezarit
(Mk 12.13-17Lk 20.20-26)
15 Pastaj farisenjtë shkuan e u këshilluan si ta zinin Jezuin në kurth për ndonjë fjalë. 16 Kështu dërguan te Jezui dishepujt e tyre dhe disa herodianë që i thanë: «Mësues, e dimë se je i vërtetë dhe se u mëson të tjerëve me vërtetësi udhën e Perëndisë, pa pyetur për njeri e pa u ndikuar nga askush. 17 Na thuaj, pra, çfarë mendon, a është e lejueshme t'i paguhen taksat Cezarit, apo jo?». 18 Por Jezui, duke e njohur ligësinë e tyre, u tha: «Përse më vini në provë, o hipokritë? 19 Ma tregoni monedhën e taksës». Ata i sollën një monedhë. 20 Jezui u tha: «E kujt është kjo figurë e ky mbishkrim?». 21 Ata i thanë: «Të Cezarit». Atëherë Jezui u tha: «Jepini, pra, Cezarit ç'është e Cezarit dhe Perëndisë ç'është e Perëndisë». 22 Kur e dëgjuan këtë, ata u mrekulluan. Pastaj e lanë Jezuin dhe ikën që andej.
Diskutimi për ngjalljen
(Mk 12.18-27Lk 20.27-40)
23 Po atë ditë erdhën te Jezui disa saducenj. Këta thonë se nuk ka ngjallje, prandaj e pyetën: 24 «Mësues, Moisiu ka thënë: nëse një njeri vdes pa lënë fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t'i dhënë trashëgimtarë të vëllait. 25 Na ishin shtatë vëllezër. I pari u martua, vdiq pa lënë fëmijë dhe i la të venë vëllait të vet. 26 Kështu ndodhi me të dytin, të tretin, e deri te i shtati. 27 Pas të gjithëve vdiq edhe gruaja. 28 Pas ngjalljes, gruaja e cilit prej të shtatëve do të jetë ajo, meqenëse të gjithë e patën për grua?». 29 Por Jezui u përgjigj: «Gaboheni, se nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Perëndisë. 30 Pas ngjalljes njerëzit as nuk do të martohen, as nuk do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell. 31 Për sa i përket ngjalljes së të vdekurve, a nuk e keni lexuar çfarë ju ka thënë Perëndia: 32 unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut e Perëndia i Jakobit. Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve».
33 Dhe turmat mahniteshin kur dëgjonin mësimin e tij.
Urdhërimi i madh
(Mk 12.28-34Lk 10.25-28)
34 Kur dëgjuan se Jezui ua kishte mbyllur gojën saducenjve, farisenjtë u mblodhën 35 dhe njëri prej tyre, një mësues i ligjit, e pyeti për ta zënë në kurth: 36 «Mësues, cili është urdhërimi më i madh i ligjit?». 37 Jezui i tha: «Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde. 38 Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari. 39 Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: duaje të afërtin si veten. 40 Nga këto dy urdhërime varen tërë ligji dhe profetët».
Biri i Davidit
(Mk 12.35-37Lk 20.41-44)
41 Ndërsa farisenjtë ishin të mbledhur së bashku, Jezui i pyeti: 42 «Çfarë mendoni për Krishtin? Biri i kujt është?». Ata i thanë: «Biri i Davidit». 43 Jezui u tha: «Si vallë, Davidi përmes Shpirtit e quan atë Zot kur thotë:
44 i tha Zoti Zotit tim:
ulu në të djathtën time
derisa t'i vë armiqtë e tu
nën këmbët e tua.
45 Nëse Davidi e quan Krishtin Zot, si mund të jetë ai Biri i Davidit?». 46 Askush nuk mundi t'i përgjigjej qoftë edhe me një fjalë. Që nga ajo ditë askush nuk guxoi ta pyeste më.
Krie XXII.
1 E pe rgjegjur Džesúi, papâ θa atire me pe rralez, tue θ n:
2 U‐gja rregje ría e kjíelvet njeríut rregje , tše be ri dárse met birit tîje .
3 E de rgói šerbe tore t e tîje te θe rrísie n atá tše kiše n kj n θe rritur te dárse met, e ng diše n te veje n.
4 Papâ de rgói te tiêr šerbe tore , tue θ n: Θúani atire tše kjên θe rritur: Ši se tríese n time e de rtova, tere t tim e animálje te e máje ta kjên te θêrtur, e gjiθséi i ndrekjur: ngani te dárse met.
5 E atá pa‐v n rê, vân, kuš te petku tîje , e kuš te nigodzi tîje :
6 E te tiére t po tše rre mbíen šerbe tore t e tîje , i šáitin, e i vrân.
7 Gjegjur kte rregji, u‐ndze rrâr: e de rgúar suljdete t e tîje , skriárti atá tše i kiše n vrâr šerbe tore t, e χore n e tire e dokje .
8 Aχíerna θot šerbe tóre vet e tîje : Dárse met jân de rtúara, po te θe rríturit n ng iše n te mîr.
9 Prandái étse ni te krerat e úδe vet, e sâ te gje ši, θe rríne ji te dárse met.
10 E dâlje atá šerbe tôre te uδe t, mbióθtin gjiθ sâ gjéte tin, te ljikje e te mîr: e tríesa u‐mbiúa me njere z pe r te χaje n.
11 E χíje tur rregji se te vréneje t’ úljurit te tríesa, pâ atié nje njerî tše ng kiš ngraχ te véšure dárse meš.
12 E θot atîje : Šok, si χire ke tú pâ pasur te véšure dárse meš? E aí mbet kjetu.
13 Aχíera θa rregji šerbe tóre vet: Po tše i ljíδe ši atîje k mb e dúar, mírre nie e štínie nd’ érre tit te jaše m: atié kâ te jêt te kjâr, e nge rsima δ mbeš.
14 Se šûm jân θe rritur, e pak sgjeδur.
15 Aχíera vatur Fariserat, mbáitin ke šîl si te rre mbéje n nde r fiálje t.
16 E i de rgonje n δišípuljit e tire me Eroδiáne te , tue θ n: Δáskalje , dimi se jê i ve rtét, e uδe n e Tinzoti me ve rtete n me són, e ng kê kuidéš pe r mosnjerî: pse n ng rúan nde fakje njére ziš:
17 Andái θúana si te duket, nget te jipet tšensi Tšésarit, o jo?
18 E njoχur Džesúi te ljige n e tire, θa: Pertšé me tsandzanisni, ipókritra?
19 Buθtonmi turreste e tšensit. E atá i buθtúan nje δinâr.
20 E aí θot atire: Kui e št ke jó nine z, e e škrúamja sipe r?
21 Θôn atîje : E Tšésarit. Aχíera θot atire: Andái jipni ató te Tšésarit, Tšésarit: e ató te Tinzoti, Tinzoti.
22 E po tše e gjékje tin u‐mērúan, e ljê r até vân.
23 Nd’ at dit u‐kjáse tin atîje tsa Saδukjera, tše θôn se ng e št te ngjáltur: e e píeitin,
24 Tue θ n: Δáskalje , Moiséu θa: Ne ndonjerî vdekte pa passur bilje , šokjen e tîje kâ te mârr pe r nusse vlau tîje , e kâ te b nje te ljeχet fara te vláut tîje .
25 e n pra tek na štat vleze r: e i pari, po tše vû kurôr, vdikje : e pse ng kiš fe mîlje , lja grúan e tîje vláut tîje .
26 Ke štú eδé i diti, eδé i treti njera tek i štáte ti.
27 E pas gjiθve vdikje eδé grúaja.
28 Naní nde te ngjálturit tsiljit nde te štáte ve ka te jêt šokje? pse gjiθ e páte tin.
29 Pe rgjegjur pra Džesúi, θa atire: E sgarroni, se ng dini te Škrúamet, m ngu fukjîn e Tinzoti.
30 Pse nde te ngjálturit n ng martônje n, e n ng martonen: po jân si ẽ́ ngje ljit e Tinzoti nde r kjíel.
31 E mbi te ngjálturit e te vdékurvet n ng δiavastit tše kje θ n juve ka Inzót tše θot:
32 Ú jam Inzoti i Abramit, e Inzoti i Isakut, e Inzoti i Džakobit? Inzoti ng e št Inzoti te vdékurvet, po te gjále vet.
33 E po tše e gjékje tin gjínde te , u‐mērúan mbi te me súamit e tîje .
34 E Fariserat po tše gjékje tin se mbe líje ti grike n Saδukjére vet, u‐mbióθtin bašk:
35 E nje nde atá njere z ljédžie e píeiti, tue tantúar, e tue θ n:
36 Δáskalje , tsila e št e máδia nde ljedže t?
37 E Džesúi i θa atîje : Te dúaš mîr Zotin Te nzôn t nte me gjiθ zé me re n t nde, e me gjiθ špirtin t nte , e me gjiθ trût t nde.
38 Ke e št e para, e e máδia ljêdže .
39 E e dîta e št si ke jó: Te dúaš mîr gjitonin t nte , si vetχên.
40 Nde kta di kumandamente rrîn viêrre gjiθ ljedža, e profetrat.
41 Mbiéδur prana Fariserat, Džesúi i píeiti,
42 Tue θ n: Tše ju duket juve pe r Krištin? kui e št bîr? Θôn atîje : i Daviδit.
43 Θot atire: Si andái Daviδi nde špîrte e θe rrét Zot, tue θ n:
44 Θa Zoti Zotit tim: Ulju te e diáθta ime, njera te vê armíkje te t nte kumbîm kẽ́ mbe vet t nde?
45 Nde prandái Daviδi e θe rrét Zot, si e št bîr i tîje ?
46 E mosnjerî mund i pe rgjegjej nje fiâlje : ne njerî pat zé me r tše kâ ajó dit te píeneje mê .