Ardhja e dijetarëve
1 Kur u lind Jezui në Betlehem të Judesë, në kohën kur ishte mbret Herodi, disa dijetarë erdhën nga lindja në Jerusalem 2 dhe pyetën: «Ku është mbreti i sapolindur i judenjve? Sepse pamë yllin e tij në lindje dhe erdhëm ta adhurojmë». 3 Kur e dëgjoi këtë mbreti Herod, u shqetësuan ai dhe tërë Jerusalemi. 4 Atëherë mblodhi të gjithë kryepriftërinjtë e shkruesit e popullit dhe i pyeti se ku duhej të lindte Krishti. 5 Ata i thanë: «Në Betlehem të Judesë, se kështu shkruan profeti:
6 e ti, Betlehem,
tokë e Judesë,
nuk je aspak më i vogli
ndër prijësit e Judesë,
sepse prej teje
do të lindë një prijës
që do të jetë bariu i popullit tim Izraelit ».
7 Atëherë Herodi thirri fshehurazi dijetarët dhe mori vesh prej tyre kohën e saktë se kur ishte shfaqur ylli. 8 Pastaj i nisi për në Betlehem e u tha: «Shkoni e pyesni me hollësi për fëmijën dhe kur ta gjeni, më lajmëroni që të vij edhe unë e ta adhuroj». 9 Pasi dëgjuan mbretin, u nisën. Dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u printe derisa u ndal në vendin ku ishte fëmija. 10 Kur panë yllin, ata u gëzuan shumë. 11 Si hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marinë, nënën e tij, e ranë në gjunjë dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe i dhuruan ar, temjan e mirrë. 12 Të lajmëruar në ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.
Ikja në Egjipt
13 Si u nisën dijetarët, engjëlli i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit e i tha: «Ngrihu, merre fëmijën e të ëmën, ik në Egjipt e rri atje derisa të të them unë, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë». 14 Ai u ngrit, mori fëmijën dhe të ëmën e u nis nëpër natë për në Egjipt. 15 Qëndroi atje derisa vdiq Herodi, që të përmbushej çfarë kishte thënë Zoti përmes profetit: nga Egjipti e thirra birin tim.
Vrasja e fëmijëve
16 Kur mori vesh se dijetarët e kishin mashtruar, Herodi u zemërua shumë dhe dërgoi të vrisnin në Betlehem e në mbarë atë krahinë të gjithë fëmijët meshkuj dy vjeç e poshtë, sipas kohës së saktë që kishte marrë vesh nga dijetarët. 17 Atëherë u përmbush çfarë kishte thënë profeti Jeremi:
18 u dëgjua një zë në Ramah,
vajtim e gjëmë e madhe.
Rakela vajton fëmijët e saj
dhe nuk do që ta ngushëllojnë,
sepse ata nuk janë më.
Kthimi nga Egjipti
19 Kur vdiq Herodi, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit në Egjipt 20 e i tha: «Ngrihu, merr me vete fëmijën dhe të ëmën e nisu për në tokën e Izraelit, sepse ata që kërkonin jetën e fëmijës kanë vdekur». 21 Jozefi u ngrit, mori me vete fëmijën dhe të ëmën e u nis për në tokën e Izraelit. 22 Por, pati frikë të shkojë atje kur mori vesh se në Jude sundonte Arkelau në vend të Herodit, atit të tij. I lajmëruar në ëndërr, shkoi në krahinën e Galilesë 23 dhe u vendos në një qytet të quajtur Nazaret, që të përmbushej thënia e profetëve: «Do të quhet nazaretas».
Krie II.
1 Ljêr prana Džesúi Betlêm te Juδês nde r dite t rregjit Eroδit, njô Mádže rat ka delj díeli érθe tin Džerusalêm,
2 Tue θẽ n: Ku e št i ljeri rregje i Juδivet? pse pâm ilin e tîje tek delj díeli, e érθe tim te aδorarmi.
3 Gjegjur prana rregje Eroδi, u‐trubulúa, e gjiθ Džerusalemi me até .
4 E mbiéδur gjiθ krerat e príftravet, e skribrat e gjíndies, sake rδíreje ka atá ku Krišti kiš te ljeχej.
5 Atá prana i θân: Betlêm te Juδês: pse ke štú kje škrúar ka profeti:
6 E ti Betlém δeu i Juδe s, nẽ ng jê mé e vóge lja nde r krerat e Juδe s: pse ka ti delj nje krie, tše kat rúanje gjíndien time Israélin.
7 Aχíera Eroδi, θe rritur fšéχura Mádže rat, me kuidéš skaliói ka atá motin e ilit dâlje :
8 E de rgúar atá Betlêm, θa: Vatur, píeni mîr mîr pe r diáljin: e pra tšé e gjé te ši, bẽ ni te dî, se eδé ú te vĩ̂nje te aδoráre nje .
9 Atá prana gjegjur rregjin u‐níse tin. E njô ili, tše pân ka delj díeli, i vêje pe rpara, njera tše tue arδur kjindrói sipe r, ku iš diálji.
10 Pâr prana ilin χe zúan me nje χarê te maδe šûm.
11 E χíje tur te špia, gjé te tin diáljin me Maríen je me n e tîje , e uljur pe rgjunja e aδorartin: e χapur te rzoret e tire i ndé itin rrigalje, âr, ljiván, e mîrr.
12 E porsitur tše kjên nd’ ẽ nde rr te mos priršin tek Eroδi, pe r njate r ûδ u‐mbióθtin te δeu tire.
13 Mbiéδur prana tše kjên atá, njô ẽ́ ngje li Tinzoti i buθtonet nd’ ẽ nde rr Sepe s, tue θẽ n: Ngré itur, mirr diáljin, e te jé me n e tîje , e ike nd’ Edžite t, e rri atié njera kûr te te θom. Pse Eroδi kat vê tue ke rkúar diáljin te vrâs.
14 Aí prana ngré itur múar diáljin, e t’ je me n e tîje nate n, e u‐mbióθ nd’ Edžite t.
15 E iš atié njera kûr ve dikje Eroδi: se t’ iš e bẽ n e θẽ na ka Inzót pe r profete n tše θot: Ka Edžiti θe rrita birin tim.
16 Aχíera Eroδi pâr se kiš kje n i kjeltur δûn ka Mádže rat, u‐θimós kekj, e de rgúar vrau gjiθ diálje rat, tše iše n Betlêm, e nde r gjiθ jirat e sâje di viétše e mê t’ vígje lje , si moti tše kiš dzẽ n ka Mádže rat.
17 Aχíera u‐bê tše u‐θa ka Džeremía profeti tše θot:
18 Nje vûdže u‐gjekje Rrâm, te kjâr e θírre ma e re kime šûm: Rrakélia tue kjâr biljt e sai, e ẽ ng diš te gjégje neje pušîm, pse nẽ ng jân.
19 Vdekur prana Eroδi, njô ẽ́ ngje li Tinzoti nd’ ẽ nderr i buθtonet Sepe s nd’ Edžite t,
20 Tue θẽ n: Sgjúar, mirr diáljin, e te je me n e tîje , e ets te δeu Israélit: pse vdíkje tin atá, tše ke rkoje n gjele n e diáljit.
21 Aí prana sgjúar, múar diáljin, e te je me n e tîje , e erθ te δeu Israélit.
22 Gjegjur prana se Arkeláu e št rregje nde Juδêt pe r Eroδin te jatin e tîje , u‐trẽ mb te vêje atié: e i porsitur n’ ẽ nde rr, u‐mbióθ nd’ anat Galilês.
23 E arδur mbet te χora tše θe χet Nádzaret: se t’ iš e bẽ n tše u‐θa ka profetrat: Se Nadzaréu kat jêt i θe rritur.