Dhjetë virgjëreshat
1 «Mbretëria e qiejve mund të krahasohet me dhjetë virgjëresha që morën kandilat e shkuan për të takuar dhëndrin. 2 Pesë prej tyre ishin të marra e pesë të mençura. 3 Të marrat, kur morën kandilat, nuk morën vaj me vete, 4 ndërsa të mençurat morën enë vaji për kandilat. 5 Dhëndri u vonua e ato dremitën të gjitha e i zuri gjumi. 6 Por në mesnatë dikush thirri: “Erdhi dhëndri, dilni ta takoni”. 7 Atëherë të gjitha virgjëreshat u zgjuan për të bërë gati kandilat. 8 Të marrat u thanë të mençurave: “Na jepni pak nga vaji juaj, se po na fiken kandilat”. 9 Por të mençurat u përgjigjën: “Jo, se pastaj nuk do të na mjaftojë as neve e as juve. Më mirë shkoni te tregtarët e blini”. 10 Kur shkuan për të blerë, mbërriti dhëndri. Virgjëreshat që ishin gati, hynë së bashku me të në dasmë dhe dera u mbyll. 11 Pastaj erdhën virgjëreshat e tjera e thanë: “Zotëri, zotëri, na e hap derën!”. 12 Por ai u përgjigj: “Me të vërtetë po ju them se nuk ju njoh”.
13 Rrini zgjuar, pra, se nuk e dini as ditën e as orën ».
Shëmbëlltyra e monedhave
(Lk 19.11-27)
14 «Mbretëria e qiejve ngjan me një njeri që, para se të nisej për në një vend të huaj, thirri shërbëtorët e vet e u besoi pasurinë. 15 Njërit i dha pesëqind monedha ari, një tjetri dyqind e tjetrit njëqind, secilit sipas aftësisë që kishte. Pastaj u nis për rrugë. 16 Ai që kishte marrë pesëqind monedha, shkoi menjëherë, bëri tregti me to dhe fitoi edhe pesëqind të tjera. 17 Po ashtu, ai që kishte marrë dyqind monedha, fitoi edhe dyqind të tjera. 18 Por, ai që kishte marrë njëqind monedha, shkoi, gërmoi tokën e i fshehu atje monedhat e zotërisë së vet.
19 Pas një kohe të gjatë i zoti i këtyre shërbëtorëve erdhi e bëri llogaritë me ta. 20 Ai që kishte marrë pesëqind monedha, erdhi e solli edhe pesëqind të tjera e tha: “Zotëri, më dhe pesëqind monedha, ja, fitova edhe pesëqind të tjera”. 21 I zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik. U tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të besoj gjëra të mëdha. Hyr në gëzimin e tët zoti”. 22 Edhe ai që kishte marrë dyqind monedha erdhi e tha: “Zotëri, më dhe dyqind monedha, ja, fitova edhe dyqind të tjera”. 23 I zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik. U tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të besoj gjëra të mëdha. Hyr në gëzimin e tët zoti”.
24 Edhe ai që kishte marrë njëqind monedha, erdhi e tha: “Zotëri, unë të njoh për njeri të rreptë, që korr ku nuk ke mbjellë e mbledh ku nuk ke shpërndarë, 25 prandaj pata frikë dhe shkova e i fsheha në tokë monedhat që më dhe. Merri, ja ku i ke!”. 26 Por i zoti iu përgjigj: “Shërbëtor i mbrapshtë e përtac. Ti e paske ditur se unë korrkam ku nuk kam mbjellë e mblidhkam ku nuk kam shpërndarë? 27 Atëherë duhej t'i kishe futur paratë e mia në bankë që, kur të kthehesha, t'i merrja bashkë me fitimin.
28 Prandaj merrjani këtij monedhat e jepjani atij që ka një mijë, 29 se atij që ka, do t'i jepet edhe më shumë e do t'i teprojë, por atij që nuk ka do t'i merret edhe ajo që ka. 30 Shërbëtorin e pavlerë hidheni përjashta në errësirë, ku ka vajtim e kërcëllimë dhëmbësh”».
Gjykimi i kombeve
31 «Kur Biri i njeriut të vijë në lavdinë e tij bashkë me të gjithë engjëjt, do të ulet mbi fronin e tij të lavdishëm. 32 Të gjitha kombet do të mblidhen para tij dhe ai do t'i ndajë njërin nga tjetri, siç ndan bariu delet nga dhitë. 33 Delet do t'i vërë në të djathtë, ndërsa dhitë në të majtë.
34 Pastaj mbreti do t'u thotë atyre që janë në të djathtën e tij: “Ejani, o të bekuarit e Atit tim, trashëgojeni mbretërinë e përgatitur për ju që nga krijimi i botës, 35 sepse pata uri e më dhatë për të ngrënë, pata etje e më dhatë për të pirë, isha i huaj e më pritët, 36 isha i zhveshur e më veshët, isha i sëmurë dhe erdhët të më shihni, isha në burg dhe erdhët tek unë”. 37 Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen: “Zot, kur të pamë të uritur e të dhamë për të ngrënë? Ose të pamë të etur e të dhamë për të pirë? 38 Dhe kur të pamë të huaj e të pritëm apo të zhveshur e të veshëm? 39 Kur të pamë të sëmurë ose në burg dhe erdhëm te ti?”. 40 Mbreti do t'u përgjigjet: “Me të vërtetë po ju them se sa herë e keni bërë këtë gjë për njërin nga këta vëllezërit e mi më të vegjël, ma keni bërë mua”.
41 Pastaj do t'u thotë atyre që janë në të majtën e tij: “Largohuni prej meje, o të mallkuar, në zjarrin e amshuar që është përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij, 42 sepse pata uri e nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje e nuk më dhatë për të pirë, 43 isha i huaj e nuk më pritët, isha i zhveshur e nuk më veshët, isha i sëmurë dhe në burg e nuk erdhët të më shihni”. 44 Atëherë edhe ata do të përgjigjen: “O Zot, kur të pamë të uritur, të etur, të huaj, të zhveshur, të sëmurë apo në burg e nuk të shërbyem?”. 45 Ai do t'u thotë: “Me të vërtetë po ju them se sa herë që nuk e keni bërë këtë për ndonjërin nga vëllezërit e mi më të vegjël, nuk ma keni bërë as mua”.
46 Këta do të shkojnë në dënimin e amshuar, ndërsa të drejtët në jetën e amshuar».
Krie XXV.
1 Aχíerθin gjitet rregje ría e kjíelvet δiét vírgje rave: tše mârr χiljneret e tire dúaltin pe rpara δẽ́ nde rrit.
2 E pes nde r to iše n te špéita, e pes ndrola:
3 E ndrolat, mârr χiljneret e tire, ng múartin valje bašk me to:
4 Te špéitat pra múartin valje te rrogjêt e tire bašk me χe ljnere t e tire.
5 E si δẽ́ nde rri me nói, u‐kje lúan te gjiθta e fié je n.
6 E nde mes náte se kje nje θírre me : Njô vién δẽ́ nde rri, díljni pe rpara atîje .
7 Aχíerna u‐ngrên gjiθ ató vírgje ra, e de rtúan χe ljnere t e tire.
8 E ndrolat θân te špéitravet: na neve ka válje te tâje: se χe ljnere t tân jân e šuχen.
9 U‐pe rgjégje tin te špéitat, tue θ n: Jo, mos ng erre fte neve e juve, étse ni mê špéit tek atá tše e šese n, e biénie pe r ju.
10 E si ató veje n te biéje n, errû δẽ́ nde rri: e ató tše ndóδe šin te ndrékjura, χíje tin me té te dárse met, e u‐mbulî dera.
11 E vĩnje n pe stana eδé te tiérat vírgje ra, tue θ n: Zot, Zot, χape neve.
12 E aí pe rgjegjur θa: Pe r ve rtét ju θom, n ng ju njoχ.
13 Mandái rrini sgjúar, se n ng dini dite n, ne χere n, tše vién i Biri njeríut.
14 Pse si njeríu tše niset largu δeut, θe rriti šerbe tore t e tîje , e i lja nde r dúar petkat e tîje .
15 E njerit i δa pes talente, e jetrit di, e jetrit nje , nganjé je si fukjía e tîje , e u‐nis mbiátu.
16 E vatur aí tše kiš pes talente, še rbéu me atá, e be ri njete r pes talente.
17 Ke štú eδé aí tše pat di, e gave njéi njete r di.
18 Aí prana tše pat nje , vatur be ri nje grop te δeu, e fšeχu re gj nde t e te zotit tîje .
19 E pas šûm mot vién i zoti atire šerbe tóre ve, e χeljkje kundin me atá.
20 E kjasur aí tše múar pes talentet, i vû pe rpara te tiére t pes, tue θ n: Zot, ti me δê pes talente; šiχ, ú gave njeva njete r pes talente mbi atá.
21 E i θa i zoti tîje : Mîr be re, šerbe túar i mîr e i bese m, mbi te páke te kjeve i bese m, ú te vê mbi te šumat: χîr te χaréa zotit t nte .
22 E kjasur eδé aí tše múar di talente, θa: Zot, di talente me δê; šiχ, njete r di talente ú gave njeva mbi atá.
23 I θa atîje i zoti tîje : Mîr be re, šerbe túare i mîr e i bese m, mbi te páke te kjeve i bese m, ú te vê mbi te šúmat: χîr te χaréa zotit t nte .
24 E kjasur eδé aí tše pat nje talente , θa: Zot, te dija se jê njerî i ngure t, tše kúare n tek se mbole, e mbiéθ tek se špriše:
25 E se u‐tr mba, vatur fšeχa talentin t nte te bota: šiχ, kê t ndin.
26 E pe rgjegjur i zoti atîje , i θa: Šerbe túar i ljik, e i varesur, dije se ú kúare nje tek se mbola, e mbiéθ tek se špriša?
27 Duχej andái te lje je ti re gj ndin tim atire tše nde rronje n turrés, e arδur ú kiša mârr timin me nderés.
28 Ndzirni andái talentin ke tîje , e jípe nia atîje , tše kâ δiét talentet.
29 Pse atîje e kâ i jipet, e i mburonet: po atîje , tše se kâ, eδé até e kâ, i mirret.
30 E šerbe túarin tše se ve ljén štínie nde t’ érre tit te jaše m: atié kâ te jêt te kjâr, e nge rsima δ mbeš.
31 Kûr prana te vĩnje i Biri njeríut nde δokse te tîje , e gjiθ šé itrat ẽ́ ngje lj me té , aχíera uljet mbi θronin e δokse s tîje :
32 E mbjiδen pe rpara atîje gjiθ gjinde t, e ndân atá njeri ka jetri, si pekurari ndân deljet kâ katsíkje te :
33 E vê deljet kâ e diáθta e tîje , e katsíkje te kâ e mandžinta.
34 Aχíerna rregji θot atire, ka ana e diáθte : Ngani, ju te bekúamit e Táte se tim, trašigoni rregje rîn de rtúar juve tše kûr u‐bê jeta.
35 Se pata û, e me δât te χaja: pata et, e me δât te pîja: iša i χúaje , e me mbióθtit:
36 I džešur, e me veštit: u‐se murta, e érθe tit e me pât: iša nde filjakjî, e érθe tit tek ú.
37 Aχíerθin i pe rgjégjen te dréitit, tue θ n: Zot, kûr te pâm me û, e te δâm te χaje: o me et, e te δâm te pije?
38 E kûr te pâm te χúaje , e te mbióθtim: o džešur, e te veštim?
39 E kûr te pâm se mûr: o nde filjakjî, e érθe tim tek ti?
40 E pergjegjur rregji, θot atire: Pe r ve rtét ju θom, sâ χêr ja bê te nje i nde r kta vléze rit e mî te vígje ljit, e bê te mua.
41 Aχíerna θot eδé atire te ana e mandžinte : Ikni ka ú, ju tše jini te malkúar, te ziárri pâ‐fe rnúam, i de rtúar pe r diálin, e ẽ́ ngje ljit e tîje .
42 Se pata û, e n ng me δât te χaja: pata et, e n ng me δât te pîja:
43 Iša i χúaje , e n ng me mbióδe tit: džešur, e n ng me veštit: se mûr, e nde filjakjî, e n ng érθe tit te me šíχe je t.
44 Aχíerna i pe rgjegjen eδé atá, tue θ n: Zot, kûr te pâm me û, o me et, o te χúaje , o te džešur, o te se mûr, o nde filjakjî, e n ng te šurbíem?
45 Aχíera i pe rgjegjet atire, tue θ n: Pe r ve rtét ju θom: Sâ χêr n ng ja bê te nje i nde r kta te vígje ljit, eδé mua n ng me bê te .
46 E kta vên nde te pe súarit pa‐fe rnúam: te dréitit pra nde gjele t pâ‐fe rnúam.