Mos e gjyko tjetrin
(Lk 6.37-38, Lk 41-42)
1 «Mos gjykoni, që të mos gjykoheni, 2 sepse siç gjykoni, do të gjykoheni, dhe me masën që do të matni, do të mateni. 3 Përse shikon ashklën në syrin e vëllait tënd e nuk pikat traun në syrin tënd? 4 Dhe si mund t'i thuash vëllait tënd “më lër të ta heq ashklën nga syri” kur ke traun në syrin tënd? 5 Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë për të hequr ashklën nga syri i vëllait tënd.
6 Mos u jepni qenve gjërat e shenjta e mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin e pastaj të kthehen kundër jush e t'ju shqyejnë».
Lypni, kërkoni, trokitni
(Lk 11.9-13)
7 «Lypni e do t'ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t'ju hapet, 8 sepse kush lyp, merr; kush kërkon, gjen dhe atij që troket, do t'i hapet. 9 Kush prej jush do t'i jepte gur fëmijës së vet po t'i kërkonte bukë? 10 Ose, do t'i jepte gjarpër po t'i kërkonte peshk? 11 Nëse ju, që jeni të këqij dini t'u jepni fëmijëve tuaj gjëra të mira, aq më shumë Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.
12 Bëjuni të tjerëve gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve. Në këtë përmblidhen ligji e profetët».
Dera e ngushtë
(Lk 13.24)
13 «Hyni nëpër derën e ngushtë, se e madhe është dera dhe e gjerë është udha që çon në humbje e të shumtë janë ata që kalojnë nëpër të. 14 Por e ngushtë është dera dhe e ngushtë është udha që çon në jetë e të paktë janë ata që e gjejnë».
Pema dhe frytet
(Lk 6.43-44)
15 «Ruhuni nga profetët e rremë, që vijnë të veshur si dele, por që përbrenda janë ujq grabitqarë. 16 Ata do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet rrush nga ferrat apo fiq nga murrizat? 17 Kështu, çdo pemë e mirë jep fryte të mira, ndërsa pema e kalbur jep fryte të këqija. 18 Pema e mirë nuk mund të japë fryte të këqija dhe as pema e kalbur nuk jep fryte të mira. 19 Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë pritet e hidhet në zjarr. 20 Kështu, pra, prej fryteve të tyre do t'i njihni».
Nuk ju kam njohur
(Lk 13.25-27)
21 «Jo kushdo që më thotë: “O Zot, o Zot!”, do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej. 22 Atë ditë shumë veta do të më thonë: “O Zot, o Zot, a nuk profetizuam në emrin tënd? A nuk dëbuam djajtë në emrin tënd? A nuk bëmë mrekulli në emrin tënd?”. 23 Atëherë do t'u them: “Kurrë nuk ju kam njohur, largohuni nga unë, ju që keni bërë paudhësi”».
Dy shtëpitë
(Lk 6.47-49)
24 «Kushdo që i dëgjon e i zbaton fjalët e mia, i ngjan një njeriu të mençur, që e ka ndërtuar shtëpinë në shkëmb. 25 Ra shi, erdhën përrenjtë, frynë erërat dhe u vërsulën kundër kësaj shtëpie, por ajo nuk u shemb, sepse i kishte themelet në shkëmb. 26 Kushdo që i dëgjon, por nuk i zbaton fjalët e mia, i ngjan një njeriu të pamend që e ka ndërtuar shtëpinë në rërë. 27 Ra shi, erdhën përrenjtë, frynë erërat e u vërsulën kundër kësaj shtëpie, dhe ajo u shemb. I madh qe shkatërrimi i saj».
28 Dhe kur Jezui mbaroi së foluri, turmat mbetën të habitura nga mësimi i tij, 29 se i mësonte me pushtet e jo si shkruesit.
Krie VII.
1 Mos juδikoni, te mos jini juδikúar.
2 Se si juδikoni, vini te juδikúar: e me at mete r tše míte ni, ju vién matur juve.
3 E pse rúan ti kášte ze n tše e št te siu vláut t nte : e trave n te siu it n ng e vê nde kufî?
4 O si i θua tite vlau: Ljem te ndzíer kašte n ka siu it: e njô trava rrî te siu it?
5 Ipókrite , ndzîre pe rpara trave n ka siu it, e aχíera ket rúanje še te ndzíerše kášte ze n ka siu vláut t nte .
6 Mos jipni šurbesin e šé it kjenvet: ne štini pernat túaje pe rpara dírkje vet, te mos i škélje nje n ne n kẽ́ mbe vet tire, e priérur prap te ju škjere n.
7 Ljipni, e ju jipet: ke rkoni, e gj ni: trukulisni, e ju χapet.
8 Se nganjé e ljipe n, kâ: e aí tše ke rkón, gj n: e atîje e trukulise n, i χapet.
9 E kuš e št nde r ju, tše nde i biri i ljipte buk, ndoδ’ e i jep nje gûr?
10 O nde i ljipte nje piške , ndoδ’ e i nd n nje gjaljpe r?
11 Nde poka ju, tše jini te ljikje , dini e jipni šurbise te mira bílje vet tâje : sa mé Tata îje , tše e št nde r kjíelat, jep te mira atire tše ja ljípe nje n?
12 Prandái gjiθ šurbiset tše dúani te ju b nje n juve njére zit, ke štú eδé ju bẽ́ nia atire. Se kjo e št ljedža, eδé profetrat.
13 Χini pe r dere n e ngušt: pse dera e gjêr, e uδa e χapt, e št tše kjele n nde te biérrit, e šûm jân tše χĩnje n pe r té .
14 Se e ngušt ê dera, e e šte re ngúar uδa, tše kjele n te gjela: e pak jân tše e gj nje n!
15 Ruχi ka profetrat te rrem, tše vĩnje n tek ju me te véšura delješ, e mbr nda jân uljke e rre mbenje n.
16 Ka frutet e tire njiχni atá. Ndoδ’ e mbiéδe n rruš ka gj mbat, e fikje ka murrizat?
17 Ke stú nga arvur i mîr b n frute te mîre : e árvuri i kaljbe t b n frute te ljikje .
18 N ng mund b nje árvuri mîr frute te ljikje : ne árvuri i kaljbe t frute te mîre .
19 Nga arvur, tše se b n frute te mîr, pritet, e štiχet mbe ziárr.
20 Andái ka frutet e tire njiχni atá.
21 Jo nganjé , tše me θot, Zot, Zot, vién e χîn te rregje ría e kjíelvet: po aí tše b n ve ljeme n e Tate s tim, tše e št nde r kjíele t.
22 Šûm me θôn nd’ at dit: Zot, Zot, ng kemi na ge dzartur nd’ é me rit t nte , eδé nd’ é me rit t nte ndzúartim špirtrat e χúaje , e nd’ é me rit t nte bê m šûm me rákulje ?
23 E aχíera i kalzonje atire: Se jó nje χêr ju njoχa: largoχi ka ú, ju tše b ni te ljige n.
24 Andái nganjé , tše merr veše kto fiâlje , e i b n, mund gjitet njeríut me trû, tše stisi špîn e tîje mbi gurin,
25 E râ šiu, e érθe tin ljumrat, e fríje tin ere t, e u lje šúan te ajó špî, e n ng u‐šuljâr: pse iš e stisur mbi gurin.
26 E nganjé , tše gjegjet kto fiâlje , e n ng i b n, i gjet njeríut lavur, tše stisi špîn e tîje mbi šure n:
27 E râ šiu, e érθe tin ljumrat, e fríje tin ere t, e χúmbe tin at špî, e u‐šuljâr, e šolja sâje kje e maδe.
28 E kje, kûr fe rnói Džesúi kto fiâlje , se gjinde t iše n te marmaróst pe r urte sîn e tîje .
29 Se aí iš e i me sóneje si nje e kâ zotrîn, e jo si Skribrat.