Dorëzimi te Pilati
(Mk 15.1Lk 23.1-2Gjn 18.28-32)
1 Në mëngjes herët të gjithë kryepriftërinjtë e pleqtë e popullit vendosën së bashku ta dënonin Jezuin me vdekje. 2 Pasi e lidhën, e morën e ia dorëzuan Pilatit, qeveritarit.
Vdekja e Judës
(Vp 1.18-19)
3 Kur pa Juda, ai që e tradhtoi, se Jezuin e dënuan, u pendua, ia ktheu kryepriftit e pleqve tridhjetë monedhat e argjendta 4 e u tha: «Kam mëkatuar se tradhtova gjakun e pafajshëm». Ata i thanë: «E ç'na duhet neve! Kjo është punë për ty». 5 Pasi i hodhi monedhat e argjendta në tempull, u largua dhe shkoi e vari veten.
6 Kryepriftërinjtë morën monedhat e argjendta e thanë: «Nuk është e lejueshme t'i vëmë këto para në thesarin e tempullit, sepse janë para gjaku». 7 Atëherë vendosën të blinin me to arën e një poçari për ta bërë varrezë të huajsh. 8 Për këtë arsye ajo arë është quajtur deri më sot «Ara e Gjakut». 9 Kështu u përmbush çfarë qe thënë nga profeti Jeremi:
i morën tridhjetë monedhat e argjendta,
çmimi që kishin dhënë bijtë e Izraelit,
10 e blenë me to Arën e Poçarit,
siç më kishte urdhëruar Zoti.
Te Pilati
(Mk 15.2-5Lk 23.3-5Gjn 18.33-38)
11 Jezui qëndronte para qeveritarit dhe ai e pyeti: «A je ti mbreti i judenjve?». Jezui i tha: «Ti vetë po e thua». 12 Por, kur e padisnin kryepriftërinjtë dhe pleqtë, nuk jepte asnjë përgjigje. 13 Atëherë Pilati i tha: «A nuk dëgjon sa gjëra po dëshmojnë kundër teje?». 14 Por Jezui nuk iu përgjigj asnjë padie, gjë që e çuditi shumë qeveritarin.
Dënimi me vdekje
(Mk 15.6-15Lk 23.13-25Gjn 18.39—19.16)
15 Për çdo festë Pashke qeveritari e kishte bërë zakon të lironte një të burgosur sipas kërkesës së turmës. 16 Në atë kohë kishin në burg një të burgosur shumë të njohur që quhej Jezu Baraba. 17 Kur u mblodh turma, Pilati u tha: «Cilin doni t'ju liroj, Jezu Barabën apo Jezuin që quhet Krisht?». 18 Sepse e dinte se Jezuin e kishin dorëzuar nga smira.
19 Ndërsa Pilati ishte i ulur në fronin e gjykatësit, e shoqja i çoi fjalë: «Mos u ngatërro me atë njeri të drejtë, sepse sot kam vuajtur shumë në ëndërr për shkak të tij». 20 Por kryepriftërinjtë e pleqtë ia mbushën mendjen turmës që të kërkonin Barabën e të vrisnin Jezuin. 21 Qeveritari u tha përsëri: «Cilin nga të dy doni t'ju liroj?». Ata iu përgjigjën: «Barabën!». 22 Pilati i pyeti: «Atëherë çfarë të bëj me Jezuin që quhet Krisht?». Të gjithë i thanë: «Të kryqëzohet!». 23 Ai u tha: «Përse, ç'të keqe ka bërë?». Por ata thirrën edhe më fort: «Të kryqëzohet!». 24 Kur Pilati e pa se nuk po arrinte asgjë, por përkundrazi, po fillonte rrëmuja, mori ujë, lau duart para turmës e tha: «Unë nuk kam faj për gjakun e këtij njeriu. Është puna juaj!». 25 I gjithë populli u përgjigj: «Gjaku i tij rëntë mbi ne e mbi fëmijët tanë!». 26 Atëherë Pilati liroi Barabën, ndërsa Jezuin, pasi e fshikulluan, e dorëzoi që ta kryqëzonin.
Tallja
(Mk 15.16-20Gjn 19.2-3)
27 Atëherë ushtarët e qeveritarit e futën Jezuin në pretorium dhe mblodhën tek ai tërë kohortën. 28 E zhveshën dhe e mbështollën me një petk të kuq. 29 Pastaj thurën një kurorë me gjemba e ia vunë në kokë. Në dorë i dhanë një kallam dhe, duke rënë në gjunjë para tij, talleshin me të e i thoshin: «Tungjatjeta, o mbreti i judenjve!». 30 E pështynë, morën një kallam dhe e godisnin në kokë. 31 Pasi e tallën, ia hoqën petkun, e veshën me rrobat e veta dhe e çuan për ta kryqëzuar.
Kryqëzimi
(Mk 15.21-32Lk 23.26-43Gjn 19.17-27)
32 Kur dolën përjashta, ndeshën një njeri nga Kirena, që quhej Simon, të cilin e detyruan të mbartte kryqin e Jezuit. 33 Kur arritën te një vend që quhet Golgota, që do të thotë «Vendi i Kafkës», 34 i dhanë të pijë verë me një përzierje të hidhur, por kur e provoi, Jezui nuk deshi ta pijë.
35 Pasi e kryqëzuan, hodhën short për të ndarë rrobat e tij. 36 Pastaj u ulën e po e ruanin. 37 Mbi kokë i vunë shkrimin me shkakun e dënimit: «Ky është Jezui, mbreti i judenjve». 38 Bashkë me të kryqëzuan edhe dy kusarë, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë.
39 Kalimtarët e fyenin, tundnin kokën 40 e thoshin: «Ti që do ta shkatërroje tempullin e do ta ndërtoje për tri ditë, shpëto veten nëse je Biri i Perëndisë e zbrit nga kryqi!». 41 Edhe kryepriftërinjtë me shkruesit dhe pleqtë e tallnin e thoshin: 42 «Të tjerët i shpëtoi, ndërsa veten nuk e shpëtuaka dot. Ky që qenka mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi e atëherë do t'i besojmë. 43 Ky ka besuar në Perëndinë e ka thënë se është Biri i Perëndisë! Atëherë le ta shpëtojë Perëndia nëse e do». 44 Edhe kusarët që ishin kryqëzuar bashkë me të e përqeshnin në të njëjtën mënyrë.
Vdekja
(Mk 15.33-41Lk 23.44-49Gjn 19.28-30)
45 Që nga mesdita e deri në orën tre pasdite u bë errësirë në gjithë tokën. 46 Rreth orës tre pasdite Jezui thirri me zë të lartë: «Eli, Eli, lema sabakthani ?» që do të thotë: «Perëndia im, Perëndia im, përse më braktise ?». 47 Disa nga ata që ishin aty kur e dëgjuan, thanë: «Ky po thërret Elinë». 48 Njëri prej tyre vrapoi, mori një sfungjer, e ngjeu në uthull, e vuri në një kallam e ia dha për ta pirë. 49 Të tjerët thoshin: «Prisni të shohim nëse do të vijë Elia për ta shpëtuar».
50 Jezui thirri përsëri me zë të lartë e dha shpirt. 51 Atëherë veli i tempullit u gris më dysh nga lart deri poshtë, toka u drodh e shkëmbinjtë u çanë. 52 Edhe varret u hapën e shumë trupa të shenjtësh që kishin vdekur u ngjallën 53 dhe, pasi dolën nga varret pas ngjalljes së tij, shkuan në qytetin e shenjtë e iu shfaqën shumë njerëzve.
54 Kryeqindësi dhe të tjerët që ishin me të për të ruajtur Jezuin, kur panë tërmetin dhe gjithçka që ndodhi, u frikësuan shumë e thanë: «Me të vërtetë ky qenka Biri i Perëndisë».
55 Aty gjendeshin edhe shumë gra që kishin shkuar pas Jezuit që nga Galilea dhe i kishin shërbyer. Ato po shikonin nga larg. 56 Ndër to ishte Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe Jozefit, si dhe nëna e bijve të Zebedeut.
Varrimi
(Mk 15.42-47Lk 23.50-56Gjn 19.38-42)
57 Në mbrëmje erdhi një njeri i pasur nga Arimateja me emrin Jozef. Edhe ai kishte qenë dishepull i Jezuit. 58 Ai shkoi te Pilati e i kërkoi trupin e Jezuit. Atëherë Pilati urdhëroi t'ia jepnin.
59 Jozefi e mori trupin e Jezuit, e mbështolli me një pëlhurë të pastër prej liri 60 dhe e vendosi në varrin e ri që kishte hapur për vete në shkëmb. Pastaj rrokullisi një gur të madh te gryka e varrit e u largua.
61 Maria Magdalena dhe Maria tjetër po rrinin përballë varrit.
Rojat te varri
62 Të nesërmen ishte e shtunë . Kryepriftërinjtë dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati 63 e i thanë: «Zotëri, na kujtohet se ai mashtrues, kur ishte ende gjallë, pati thënë: “Pas tri ditësh do të ngjallem”. 64 Prandaj jep urdhër që të sigurohet varri deri ditën e tretë, që të mos shkojnë dishepujt e tij për ta vjedhur trupin e pastaj t'i thonë popullit: “U ngjall prej të vdekurve”. Kështu mashtrimi i fundit do të jetë më i madh se i pari». 65 Pilati u tha: «Merrni roja dhe shkoni e siguroni varrin sa më mirë». 66 Ata shkuan dhe pasi e vulosën gurin e vendosën roja, e siguruan varrin.
Krie XXVII.
1 E si u‐bê ndritše m, mbióθtin kundzilje gjiθ krerat e príftravet, e piékje t e gjíndies kunte r Džesúit, se te de rgjoje n mbe mort.
2 E po tše e ljíδe tin, e kjeltin e e vûn nde dúart Pontse Pilatit tše atié kumandóneje .
3 Aχíera Juδa, tše e traδirti, pâr se kiš kj n de rgúar mbe mort; i metanosur, prúar triδiét te re gj ndat kréravet e príftravet, e piékje vet,
4 Tue θ n: Ftesa, tše traδirta gjakun te paftese . E atá θân: Tše e dúami na? ti kat e šoχe š.
5 E po tše štû te re gj ndat te kjiša, iku: e vatur u‐vúar.
6 E krerat e príftravet, mârr te re gj ndat, θân: N ng e št mîr te štíemi kto te te rzúari: se jân pretse gjaku.
7 E mbáitur kundzilje , biéitin me ató δéun e kjaramiδarit, pe r varr te χúajvet.
8 Pe r kte aí δê kje θe rritur, Δê gjaku, njera me sot.
9 Aχíerna u‐bê e θ na Džeremîs profetit, tže θot: E múartin triδiét te re gj ndat pretsi i te pritsármit, tše biéitin kâ te bilje t e Israélit:
10 E i δân pe r δéun e kjaramiδarit, si me kumandói Inzót.
11 E Džesúi kje pe rpara kréut e vendit, e kreu e píeti, tue θ n: Ti jê Rregji i Juδivet? E Džesúi θa atîje : Ti e θua.
12 E kûr e ngaljésie n krerat e príftravet, e piékje te , fare pe rgjegjej.
13 Aχíerna i θot Pilati: ng gjegje n sâ θôn mbi tîj martrît?
14 E n ng ju pe rgjekje atîje pe r mos nje fiâlje , sâ te mērósneje šûm kréin.
15 Nga te kré mtie prana krei vendit kiš dzakôn te lje šóneje gjíndies nje te ljiδur, ke dúaje n atá.
16 E kiš aχíera nje te ljiδur te njoχur, tše ja θoje n Barabba.
17 Naní si atá u‐mbióθtin, i θa Pilati: Tsiljin doni te ju lje šonje : Barabbe n, o Džesúin, tše ja θôn Krišt?
18 Pse dîje se per ziljî ja kiše n δ n nde r dúar.
19 E si u‐ulj aí mbi θronin e ljíkjies, i de rgói θ n e šókjia tîje : Mosgjê pafše ti me ate te dréit, pse šûm pe sova sot nd’ nde rr pe r té .
20 E krerat e príftravet, e piékje te porsíte tin gjinde t te ljípie n Barabbe n, e Džesúin te vrísie n.
21 E pe rgjegjur krei, θa atire: Tsiljin doni te ju ljé nde r kta te di? E atá θân: Barabbe n.
22 Θot atire Pilati: Njî tše kam te b nje Džesúin, tše ê i θ n Krište ?
23 I θôn atîje gjiθ: Kâ te ve χet mbe krikje . E krei θa: Tše ljik be ri? E atá mê šûm θe rrísie n tue θ n: Kâ te ve χet mbe krikje .
24 E pâr Pilati se fare e ndíχneje , po mê kekje bare bûlje be χej: mârr tsa ûj, ljáiti dúart pe rpara gjíndies, tue θ n: Ú se kam ftes pe r gjakun ke tîje te dréiti: šíχe nie ju.
25 E pe rgjegjur gjiθ gjíndia, θa: Gjaku i tîje mbi nê, e mbi bílje te tâne .
26 Aχíerna lje šôje atire Barabbe n: e Džesúin po tše e fradželarti ja δa te ve je n mbe krikje .
27 Aχíerna suljdete t e kréit χeljkjur Džesúin nde pretore t, mbióδe tin rrê z atîje gjiθ šóke te :
28 E po tše e džéše tin, i vûn ngraχ nje mantiélje te kukje ,
29 E piéksur nje kurôr gj mbaš, ja vûn mbe krie, e nje kalme r te dora e diáθte e tîje . E pe rgjunjur pe rpara atîje , e šaje n, tue θ n: Te fáljemi, rregje i Juδivet.
30 E tue pe štíje tur mbi até , múartin kálme rin, e ja ke rsísie n te kríet e tîje .
31 E po tše e šáitin, i džéše tin mantiéljin, e e véše tin me mbroljat e tîje , e e kjeltin te ve je n mbe krikje .
32 E dâlje gjéte tin nje njerî Tširenê, pe r e me r Simún: kte e štre ngúan te ngrakóneje krikjen e tîje .
33 E vatur mbe vente i θ n Gólgote , tše vién me θ n vent Kútule,
34 I δân te pîje vere me fêl te pe rzíer. E po tše e vû nde buze t, ng diš te pîje .
35 E po tše e vûn mbe krikje , ndáitin te véšurat e tîje , tue št n šórtazit: se te mbióχej tše u‐θa ka profeti: Ndáitin te véšurat time nde r ta, e mbi te véšure n time štûn šórtazit.
36 E uljur e rúajen atié.
37 E vûn mbi kríen e tîje ftesmen e tîje te škrúar: Kî ê Džesúi Rregji i Juδivet.
38 Aχíerna jân te v n mbe krikje bašk me té di latrún: nje ka kraχu i diáθt, e nje ka i manδžinte .
39 E atá tše škoje n e malkoje n, tue tundur krerat e tire,
40 E tue θ n: Ti tše šuljare n kjiše n, e me trî dit e stise n: salvó vetχên: nde jê bîr Tinzoti, kalaru ka kríkjia.
41 E ke štú eδé krerat e príftravet tše e kjéše je n bašk me Skribrat, e piékje te θoje n:
42 Aí salvói te tiêr, e se mund salvônje vetχên: nde e št rregje i Israélit, é te kalaret ka kríkjia, e i kemi bes:
43 Aí u‐kumbís mbi Te nzôn: lje te lje šônje naní, nde e do: pse θa: Jam bîr Tinzoti.
44 Eδé kte i štije n nde buze t latrunte , tše e n v n mbe krikje bašk me té .
45 E tše te e gjašta ôr u‐bê erre t mbi gjiθ δéun njera tek e nẽ́ nde ta.
46 E si mbi te nẽ́ nde te n ôr θe rriti Džesúi me vûdže te maδe, tue θ n: Ilí, ilí, lamá sabaχθaní? tše e št: Inzoti im, Inzoti im, pe rtšé me lje reve?
47 E ditsá nde ta tše rrije n atié, si e gjékje tin, θoje n: Elîn θe rrét kî.
48 E mbiátu tue rankartur nje nde r ta e mârr nje spôndze , po tše e mbiói me uθul, e e vû mbi nje kalme r, i δa te pîje .
49 E te tiére t θoje n: Ljê, šomi nde vién Elía te salvônje .
50 E Džesúi papâ tue θirrur me vûdže te maδe, ndzúar špirtin.
51 E njô skjepi kjíše se u‐škjúar dîše e ljart njera pošt, e δeu u‐tunte , e timbat u‐tšáitin,
52 E varret u‐χaptin: e šûm kúrme ra šé itraš, tše fié je n, u‐ngré ite n.
53 E dâlje ka varret pas te ngjálturit e tîje , érθe tin te χora e šé ite , e u‐buθtúan šumve.
54 E Tšenturiúni, e atá tše me té rúaje n Dšesúin, pâr δéun tše tundej e šurbiset tše be χšin, u‐trẽ́ mbe tin šûm, tue θ n: Ve rtét Bîr Tinzoti iš kî.
55 E iše n atié šûm grâ, tše rúaje n pre se largu, ató tše kiše n vât pas Džesúit ka Galiléa, te e šurbeje n:
56 Nde r to iš Maríeja Maddalena, e Maríeja e je ma Jápe kut, e Sépe se , e e je ma te bílje vet Dzebeδéut.
57 E kûr u‐ngris, erθ nje njerî i be gát ka Arimatéa, tše kiš é me rin Sep, tše eδé aí kiš me súar ka Džesúi.
58 Kî kjasur te Pilati, ljipi kurmin e Džesúit. Aχíera Pilati kumandói ti jipej kurmi.
59 E mârr kurmin, Sepa e pe štúal me pe ljχûr te pastrúame.
60 E e vû te nje varr i tîje i rî, tše preu te guri. E po tše prúar nje plak te maδe te dera e varrit, u‐nis e vate.
61 E iš atié Maríeja Maddalena, e jatra Maríe, uljur pe rpara varrit.
62 E te jatra dit, tše ê pas te Pr mtes, u‐mbióθtin krerat e príftravet, e Fariserat te Pilati,
63 Tue θ n: Zot, u‐kuje túam, se aí burr ge njemeš θa kûr iš eδé i gjâl: Pas trî dite ngjalem.
64 Andái kumandó te ruχet varri njera tek e treta dit: se arδur δišípuljit e tîje nate n te mos kalonje n até , e te θôn gjíndies: U‐ngre ka te vdékurit: e l’ últe mia ge njeme te jêt mê zî se e para.
65 E θa atire Pilati: Ju kini guárdien, étse ni, rúani si dini.
66 E atá vatur, rúaje tin varrin, po tše še núan gurin, bašk me guárdien.