Vendimi për ta kapur
(Mk 14.1-2Lk 22.1-2Gjn 11.45-53)1 Kur mbaroi së thëni këto fjalë, Jezui u tha dishepujve: 2 «Ju e dini se pas dy ditësh është Pashka dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t'u kryqëzuar».
3 Atëherë kryepriftërinjtë dhe pleqtë e popullit u mblodhën në oborrin e pallatit të kryepriftit që quhej Kajafa 4 dhe së bashku vendosën ta kapnin Jezuin me dredhi e ta vrisnin. 5 Prandaj thoshin: «Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë në popull».
Lyerja me mirrë
(Mk 14.3-9Gjn 12.1-8)6 Jezui ishte në Betani, në shtëpinë e Simon të lebrosurit. 7 Ndërsa po rrinte në tryezë, iu afrua një grua që mbante një enë alabastri me mirrë shumë të kushtueshme dhe e derdhi mbi kokën e tij. 8 Kur e panë këtë gjë, dishepujt u zemëruan e thanë: «Pse gjithë kjo humbje? 9 Kjo mirrë mund të ishte shitur shtrenjtë e paratë t'u jepeshin të varfërve». 10 Por Jezui e kuptoi se çfarë po thoshin e u tha: «Përse e mundoni këtë grua? Ajo bëri për mua një vepër të mirë. 11 Të varfrit i keni gjithmonë me ju, ndërsa mua nuk më keni gjithmonë. 12 Ajo e derdhi këtë mirrë mbi trupin tim dhe këtë e bëri për të më përgatitur për varrim. 13 Me të vërtetë po ju them se kudo të shpallet ky ungjill, në mbarë botën, do të tregohet në kujtim të saj kjo që bëri».
Juda përgatit tradhtinë
(Mk 14.10-11Lk 22.3-6)14 Atëherë, njëri prej të dymbëdhjetëve, ai që quhej Judë Iskarioti, shkoi te kryepriftërinjtë 15 e u tha: «Çfarë do të më jepni po t'jua dorëzoj?». Ata i dhanë tridhjetë monedha argjendi. 16 Që nga ai çast Juda kërkonte kohën e përshtatshme për ta tradhtuar.
Përgatitja e Pashkës
(Mk 14.12-21Lk 22.7-14, Lk 21-23Gjn 13.21-30)17 Ditën e parë të festës së Bukëve të ndorme, dishepujt erdhën te Jezui e i thanë: «Ku dëshiron ta përgatisim darkën e Pashkës?». 18 Jezui u tha: «Shkoni në qytet te filani e i thoni: “Mësuesi thotë se koha ime është afruar. Unë dhe dishepujt e mi do ta bëjmë Pashkën në shtëpinë tënde”». 19 Dishepujt bënë siç i kishte urdhëruar Jezui dhe përgatitën Pashkën.
20 Në mbrëmje Jezui u ul në tryezë me të dymbëdhjetët 21 e ndërsa po hanin, tha: «Me të vërtetë po ju them se njëri nga ju do të më tradhtojë». 22 Ata u trishtuan shumë e filluan ta pyesnin njëri pas tjetrit: «Mos jam unë, o Zot?». 23 Ai u përgjigj: «Ai që ngjeu kafshatën në të njëjtën pjatë me mua, ai do të më tradhtojë. 24 Biri i njeriut po shkon, sikurse është shkruar për të, por mjerë ai njeri që tradhton Birin e njeriut! Për atë njeri do të kishte qenë më mirë të mos kishte lindur». 25 Juda që e kishte tradhtuar, tha: «Mos jam unë, mësues?». Jezui i tha: «Ti vetë po e thua».
Darka e Zotit
(Mk 14.22-26Lk 22.15-201Ko 11.23-25)26 Ndërsa po hanin, Jezui mori bukën, tha lutjen e bekimit, e theu, ua dha dishepujve e tha: «Merrni, hani, ky është trupi im». 27 Mori edhe kupën e pasi tha lutjen e falënderimit, ua dha atyre e tha: «Pini të gjithë prej kësaj. 28 Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes që derdhet për shumë njerëz për faljen e mëkateve. 29 Unë po ju them se nuk do të pi më nga ky fryt i hardhisë, deri ditën që do ta pi të re së bashku me ju në mbretërinë e Atit tim».
30 Si kënduan himne, shkuan në malin e Ullinjve.
Parathënia e mohimit të Pjetrit
(Mk 14.27-31Lk 22.31-34Gjn 13.36-38)31 Pastaj Jezui u tha: «Në këtë natë unë do t'u bëhem pengesë të gjithëve ju, sepse është shkruar:
do të godas bariun
dhe delet e tufës do të shpërndahen.
32 Por kur të ngjallem, do të shkoj përpara jush në Galile». 33 Pjetri i tha: «Edhe nëse të gjithë do të bien, unë nuk do të bie kurrë». 34 Jezui i tha: «Me të vërtetë po të them se po këtë natë, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë». 35 Pjetri i tha: «Edhe nëse duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj». Kështu thanë të gjithë dishepujt.
Lutja në Gjetsemani
(Mk 14.32-42Lk 22.39-46)36 Pastaj Jezui shkoi bashkë me dishepujt në një vend që quhet Gjetsemani e u tha: «Rrini këtu, se unë po shkoj më tej për t'u lutur». 37 Ai mori me vete Pjetrin dhe dy bijtë e Zebedeut e filloi të ndiente trishtim e ankth. 38 Atëherë u tha: «Shpirti im është i trishtuar deri në vdekje. Qëndroni këtu e rrini zgjuar me mua». 39 Pasi shkoi pak më tej, ra me fytyrë përdhe e u lut: «Ati im, po të jetë e mundur, largoje këtë kupë prej meje. Megjithatë u bëftë jo si dua unë, por si do ti».
40 Pastaj Jezui erdhi te dishepujt dhe i gjeti duke fjetur. Atëherë i tha Pjetrit: «Nuk mundët të rrinit zgjuar me mua as edhe një orë? 41 Rrini zgjuar e lutuni që të mos bini në tundim, se shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët». 42 Jezui shkoi për të dytën herë e u lut: «Ati im, nëse kjo kupë nuk mund të hiqet pa e pirë unë, atëherë u bëftë vullneti yt!».
43 Kur u kthye, i gjeti përsëri duke fjetur, se u ishin rënduar sytë. 44 Pasi u largua përsëri, shkoi e u lut për të tretën herë me të njëjtat fjalë.
45 Pastaj erdhi te dishepujt e u tha: «Ende po flini e po pushoni? Ja, erdhi ora dhe Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve. 46 Ngrihuni të shkojmë. Ja, po afrohet ai që po më tradhton».
Tradhtia dhe kapja
(Mk 14.43-50Lk 22.47-53Gjn 18.3-12)47 Ndërsa Jezui ishte ende duke folur, erdhi Juda, njëri prej të dymbëdhjetëve, bashkë me një turmë të madhe, me shpata e shkopinj, të dërguar nga kryepriftërinjtë e pleqtë e popullit. 48 Tradhtari u kishte dhënë këtë shenjë: «Jezui është ai që unë do të puth. Atë kapni!». 49 Dhe menjëherë iu afrua Jezuit e i tha: «Të përshëndes, mësues!» dhe e puthi. 50 Jezui i tha: «Mik, bëj atë që ke ardhur të bësh!». Ata erdhën, e kapën Jezuin dhe e ndalën. 51 Dhe ja, njëri nga ata që ishin me Jezuin nxori shpatën, goditi shërbëtorin e kryepriftit e i preu veshin. 52 Atëherë Jezui i tha: «Ktheje shpatën ku e kishe, se të gjithë ata që rrokin shpatën, nga shpata do të vdesin. 53 A mendoni se nuk mund t'i lutem Atit tim të më dërgojë menjëherë më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh? 54 Por si do të përmbusheshin Shkrimet që thonë se duhet të ndodhë kështu?».
55 Atëherë Jezui u tha turmave: «Paskeni ardhur të më merrni me shpata e shkopinj si të isha kusar? Unë isha çdo ditë në tempull duke mësuar njerëzit e nuk më kapët. 56 Por të gjitha këto ndodhën që të përmbushen shkrimet e profetëve».
Atëherë të gjithë dishepujt e braktisën e ikën.
Para sinedrit
(Mk 14.53-65Lk 22.54-55, Lk 63-71Gjn 18.13-14, Gjn 19-24)57 Pastaj, ata që e kishin kapur e çuan Jezuin te kryeprifti Kajafa ku ishin mbledhur shkruesit e pleqtë. 58 Pjetri e ndoqi Jezuin nga larg deri tek oborri i pallatit të kryepriftit dhe pasi u fut brenda, u ul mes shërbëtorëve për të parë si do të mbaronte kjo gjë.
59 Kryepriftërinjtë dhe gjithë sinedri kërkonin dëshmi të rreme kundër Jezuit për ta dënuar me vdekje, 60 por nuk gjetën asnjë, edhe pse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë. Në fund dolën dy veta 61 e thanë: «Ky njeri ka thënë: “Unë mund ta shkatërroj tempullin e Perëndisë e ta ndërtoj për tri ditë”».
62 Atëherë kryeprifti u ngrit e tha: «Nuk ke asgjë për të thënë për çka po dëshmojnë kundër teje?». 63 Jezui heshti. Kryeprifti i tha: «Të përbej për Perëndinë e gjallë, na thuaj a je ti Krishti, Biri i Perëndisë?». 64 Jezui i tha: «Ti vetë po e thua. Por unë po ju them se
që tani e tutje
do ta shihni Birin e njeriut
të ulur në të djathtën
e Perëndisë së pushtetshëm,
duke ardhur mbi retë e qiellit ».
65 Atëherë kryeprifti shqeu rrobat e tha: «Fyeu Perëndinë! Ç'na duhen më dëshmitarët? Ju e dëgjuat tani fyerjen që i bëri Perëndisë. 66 Çfarë mendoni?». Ata iu përgjigjën: «Meriton vdekjen». 67 Atëherë filluan ta pështynin në fytyrë e ta godisnin me grushte. Disa i binin me shuplaka 68 e i thoshin: «Gjeje kush të goditi, o Krisht?».
Mohimi i Pjetrit
(Mk 14.66-72Lk 22.56-62Gjn 18.15-18, Gjn 25-27)69 Pjetri rrinte ulur përjashta në oborr. Një shërbëtore erdhi tek ai e i tha: «Edhe ti ishe me Jezu Galileasin». 70 Por Pjetri e mohoi para të gjithëve e tha: «Nuk e di ç'po thua!». 71 Kur po dilte nga porta, atë e pa një shërbëtore tjetër e u tha atyre që ishin aty: «Ky njeri ishte me Jezuin e Nazaretit». 72 Por Pjetri e mohoi përsëri duke u betuar: «Unë nuk e njoh këtë njeri». 73 Pas pak, ata që ishin aty iu afruan Pjetrit e i thanë: «Patjetër je një prej tyre se dukesh nga e folmja». 74 Pastaj Pjetri filloi të mallkonte e të bënte be: «Nuk e njoh këtë njeri».
Atë çast këndoi gjeli 75 dhe Pjetrit iu kujtuan fjalët e Jezuit: «Përpara se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë». Pastaj doli përjashta e qau me hidhërim.
Krie XXVI.
1 E kje se, kûr Džesúi fe rnói gjiθ kto te folja, θa δišípulje vet e tîje :
2 Dini se pas dî díte še jân Páške te , e i Biri njeríut vién i δẽ n se te ve χet mbe krikje .
3 Aχíera u‐mbióθtin krerat e príftravet, e Skribrat, e piékje t’ e gjíndies te valji kréit te príftravet, tše ja θoje n Kaifás:
4 E kjindrúan nde r ta te ze je n Džesúin me nge njím, e te vrísie n.
5 E θoje n: Jo tek e kré mtia, se te mos tundet gjíndia.
6 E si ndoδej Džesúi Betanî te špia e Simunit lebrusit,
7 Ju‐kjas nje grúa, tše kiš nje rrogjê alabastri me valj te štré it, e ja derδi mbi kríet e tîje tše rrîje ulje t.
8 E pâr δišípuljit e tîje , u‐ndze rrartin, tue θẽ n: Pe rtšé kta te biêrre ?
9 Pse kta valj mund šitej šûm, e ti jipej te né murvet.
10 E nde ljgúar kte Džesúi, θa atire: Pe rtšé ljóδe ni ke t grua? pse be ri nje šurbés te mîr mbi mua.
11 Pse ngaχêr te né murit i kini me ju: e mua nẽ ng me kini ngaχêr.
12 Pse ke jó tše štû kta valj mbi kurmin tim, e be ri pe r te me vê r nde várre te .
13 Pe r ve rtét ju θom, ku do kjofte preδikúar kî Vangjélje te gjiθ jeta, vién e θe χet eδé tše be ri ke jó pe r kuitím te sâje .
14 Aχíerna vatur nje nde r dimbe δiéte te , i θẽ n Juδa Skarióti, te krerat e príftravet,
15 Θa: Tše dúani te me jipni, e ú ju jap nde r dúar até ? E atá i tákse tin triδiét te re gjẽ nda.
16 E tše aχíera ke rkói χere n se te traδírneje .
17 E tek e para e te paθartit u‐kjáse tin δišípuljit Džesúit, tue θẽ n atîje : Ku do te de rtónje mi tîj te χâš Paške n?
18 E aí θa: Étse ni nde χore t te aktsilji, e i θoni: Δáskalji θot: Χera ime e št afe r, ú bẽ nje Paške n tek ti me δišípuljit e mî.
19 E bẽ n δišípuljit si kumandói Džesúi, e ndrékje tin Paške n.
20 E arδur mbré manet, u‐úlje mbe tríes me te dimbe δiéte te .
21 E si atá χaje n, θa: Pe r ve rtét ju θom, se nje nde r ju me traδire n.
22 E te χeljmúar šûm, zûn e i θân nganjé nde r ta: Mos jam ú, Zot?
23 E aí pe rgjegjur, θa: Kuš ngjíeje ti me mua dore n te taljuri, kî me traδire n.
24 I Biri i njeríut vete, si kje škrúar pe r té : po mierezî atîje njeríu, pe r ke i Biri i njeríut vién i traδirtur: iš mîr pe r té , nde s’ u‐kiš ljêr aí njerî.
25 E pe rgjegjur Juδa, tše e traδirti, θa: Mos jam ú, Rabbi? Θot atîje : Ti e θê.
26 E si atá χaje n, Džesúi mârr buke n, e po tše e bekói, e tšáiti, e ja δa δišípulje vet, e θa: Mírre ni, e χani: kî e št kurmi im.
27 E mârr kjeljkjin, po tše ringratsiárti, ja δa atire, tue θẽ n: Pini ka kî gjiθ.
28 Pse kî ê gjaku im, aí i δiáte se rê, tše pe r šûm kâ te derδet pe r nde ljemen e me katvet.
29 Ju θom prana, se ú nẽ ng pî tše naní ke tîje fruti δrîše njera tek ajó dit, kûr te pî me ju te rî te rregje ría e Tate s tim.
30 E po tše ke ndúan Tinzoti, vân te malji i Ulínje vet.
31 Aχíerna i θot atire Džesúi: Gjiθ ju vini e skandalidzáreni pe r mua, te ke jó nat. Pse u‐škrua: I bie pekurarit, e sparrangjisen deljet e kafše s.
32 E pas te ngjálturit tim, ú vete pe rpara juš Galilê.
33 Pe rgjegjur prana Piétri, i θa: Nde eδé gjiθ u‐skandalidzaršin pe r tîj, ú jo nje χêr skandalidzarem.
34 Θa atîje Džesúi: Pe r ve rtét te θom, se nde kte nat, pâr se te ke ndônje gjelji, trî χêr θua se ẽ ng me njeχ.
35 Θot atîje Piétri: Eδé nde duχet se te vdes me tîj, ẽ ng θom se se te njoχ. E ke stú θân gjiθ δišípuljit.
36 Aχíerθin vete Džesúi bašk me ta te nje χore z e θẽ n Džete seman, e θot δišípulje vet tîje : Ulji ke tú sa ú vatur ke tié te parkaljése nje .
37 E mârr Piétrin, e di te bilje t e Dzebeδéut, zû te χeljmonej e te χumbej χeljmi.
38 Aχíera θot atire: Špirti im ê i χeljmúar akj sâ pe r morte : kjindroni ktu, e rrini sgjúar me mua.
39 E etsur ditsáθ, râ me fakjet pe rmiste , tue parkaljesur, e tue θẽ n: Tata im, nde mund jêt, lje te škônj largu meje kî kjeljkje ; nde mós jo si dua ú, po si do ti.
40 E vete te δišípuljit e tîje , e i gjẽ n tše fiẽ̂ n, e i θot Piétrit: Ke stú nẽ ng múnde tit te rrije t nje ôr sgjúar me mua?
41 Rrini sgjúar, e parkaljése ni te mos χíje ši nde tantatsiúne . Špirti ê i akse m, po kurmi ê i viljakosur.
42 Papâ tek e dîta χêr vatur, parkaljesi, tue θẽ n: Tata im, nde kî kjeljkje se mund škônje largu ka ú moss’ e pîša, u‐be fte ve ljema jote.
43 E vatur, gjẽ n papâ atá tše fié je n: se iše n sît e tire te me šúam.
44 E po tše lja atá, vatur papâ, parkaljesi te trete n χêr, tue θẽ n eδé ató fiâlje .
45 Aχíerna vién te δišípuljit e tîje , e i θot: Fiẽ ni ngjumu, e pre χi: njô u‐kjas χera, tše i Biri njeríut e št i δẽ n nde dúar me katrúamvet.
46 Ngré χeni, e vemi: njô e rrû aí tše me traδíre n.
47 E si aí fólje neje eδé, njô erθ Juδa nje nde r dimbe δiéte te , e bašk me té gjinde šûm me maχjere e χûnje , de rgúar ka krerat e príftravet, e piékje t e gjíndies.
48 E aí tše e traδirti, δa atire nje sinjâl, tue θẽ n: Aí tše ú te púθe nje , aí e št, mbánie.
49 E mbiátu kjasur Džesúit, θa: Te faljem, Rabbi. E e puθi.
50 E Džesúi θa atîje : Mik, pe rtšé erδe? Aχíerθin kjasur atá, štûn dúart mbi Džesúin, e e zûn.
51 E njô nje ka atá, tše iše n me Džesúin, ndé itur dore n, škulji špate n e tîje , e tse nói šerbe túarin e kréit priftravet, e i ndzúar vešin.
52 Aχíerna θot atîje Džesúi: Prîr špate n tẽ nde te vendi i sâje . Pse gjiθ atá, tše marre n špate n, me špat biren.
53 O te fiantase n, se ú nẽ ng mund parkaljése nje Tate n tim, e me vê mbân mê se dimbe δiét lêge ẽ́ ngje ljiš?
54 Si andái kân te be χen te Škrúamet, pse ke štú kâ te jêt?
55 Nd’ at χêr θa Džesúi gjínde vet: Si pe r nje latrún dúaltit me maχjere e drunje te me zé je te : nga dita ú úlje ša ndân juve te kjiša tue me súar, e nẽ ng me zûte .
56 E gjiθ kî šurbés kje, se te bé χšin te Škrúamet e profétravet. Aχíerna gjiθ δišípuljit, ljẽ n até , iktin.
57 Atá prana po tše zûn Džesúin, e kjeltin te Kaifasi krei príftravet, ku u‐mbióθtin Skribrat e piékje te .
58 E Piétri vêje pas atîje pre se largu, njera te valji kréit príftravet. E χíje tur mbre nda, u‐ulje me šerbe toret, te šiχ te fe rnúarit.
59 E krerat e príftravet, e piékje te , e gjiθ sinedri ke rkoje n martrî te rreme kunte r Džesúit, se te vrísie n:
60 E ẽ ng e gjéte tin; e si u‐bẽ̂ n pe rpara šûm martrî te rrêm, nẽ ng e gjéte tin. E prana arδur di martrî te rrêm,
61 Θân: Kî θa: Ú mund šuljáre nje kjiše n e Tinzoti, e nde trî dit te stíse nje .
62 E ngré itur krei príftravet, θa atîje : Mosgjê se pe rgjegje? Tše martrî bẽ nje n kta kunte r tîj?
63 E Džesúi rrîje kjet. E pe rgjegjur krei príftravet, i θa: Te vê me bê pe r Te nzót te gjâl, te na θúaš nde ti jê Krišti, i biri Tinzoti.
64 I θot atîje Džesúi: Ti e θê: Mbe gjíθ ju θom, tše naní e pare t šiχni te Birin e njeríut uljur kâ e diáθta te fukjîs, e tše vién mbi rêt e kjíele s.
65 Aχíerθin krei príftravet škjúar te véšurat e tîje , tue θẽ n: Malkói: tše ti dúami martrît? e ši nje mént gjékje tit malkimin e tîje :
66 Tše ju duket juve? E atá pe rgjegjur θân: I nget mórtia.
67 Aχíerna i pe štíje tin nde fakjet, e e zûn me grušte, e te tiêre i ndẽ́ nde tin mbalambersa,
68 Tue θẽ n: Ge dzáre na, Krišt, kuš e št aí tše te tse nói.
69 E Piétri rrîje ulje t jašt te valji: e u‐kjas atîje nje kopilje, tue θẽ n: Eδé ti iše me Džesúin Galiléun.
70 E aí negói pe rpara gjiθve, tue θẽ n: Ẽ ng dî tše θua.
71 E si dúal aí jašta dere s, e pâ njate r kopilje, e θa atire, tše iše n atié: Eδé kî iš me Džesúin Nadzarenin.
72 E papâ negói me bê: Se ú nẽ ng njoχa njeríun.
73 E pas nje tšik kjasur atá tše ndóδe šin atié, θân Piétrit: Ve rtét se eδé ti jê nde r ta: se eδé te folje t tẽ nte te buθtón.
74 Aχíerna zû te né me je , e te bẽ́ neje bê se ẽ ng njiχ njeríun. E mbiátu ke ndói gjelji.
75 E Piétri u‐kuitúa te fiálje s Džesúit, tše i kiš θẽ n: Se me pâr se te ke ndônje gjelji, trî χêr ti me negón. E dâlje jašt; kjáiti farme koste .