Për shkruesit dhe farisenjtë
(Mk 12.38-40Lk 11.37-52Lk 20.45-47)
1 Atëherë Jezui u tha turmave e dishepujve: 2 «Shkruesit e farisenjtë janë ulur në katerdrën e Moisiut. 3 Bëni e zbatoni gjithçka që ju thonë ata, por mos veproni sipas veprave të tyre, se nuk veprojnë siç thonë. 4 Lidhin barrë të rënda që mbahen me vështirësi e ua vënë njerëzve mbi shpatulla, por vetë nuk duan t'i lëvizin as me gisht. 5 Të gjitha veprat i bëjnë për t'u dukur para njerëzve. Thekët i mbajnë të gjera e cepat e petkut të gjata. 6 U pëlqen të kenë vendin e nderit nëpër festa dhe vendet e para nëpër sinagoga. 7 Duan që njerëzit t'i përshëndesin nëpër sheshe e t'i thërrasin “mësues” .
8 Por ju mos lejoni t'ju thërrasin mësues, sepse një është mësuesi juaj dhe ju jeni të gjithë vëllezër. 9 Mos quani askënd mbi tokë atë, se Ati juaj është një: ai që është në qiell. 10 Mos lejoni t'ju thërrasin prijës, se e keni një prijës, Krishtin. 11 Kush është më i madhi ndër ju, të jetë shërbëtori juaj. 12 Kush lartëson veten, përulet dhe kush përul veten, lartësohet».
13-14 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë, që u mbyllni njerëzve mbretërinë e qiellit! As vetë nuk hyni brenda e as lejoni të hyjnë ata që duan ».
15 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë, që përshkoni detin e tokën për të kthyer një njeri në besim dhe më pas e bëni bir të Gehenës dy herë më shumë se veten tuaj!».
16 «Mjerë ju, o udhërrëfyes të verbër, që thoni: “Nëse dikush betohet për tempullin, s'ka gjë, por nëse betohet për arin e tempullit, është i detyruar ta mbajë betimin”. 17 Të marrë e të verbër! Çfarë është më i rëndësishëm, ari apo tempulli që e shenjtëron arin? 18 Ju thoni: “Nëse dikush betohet për altarin, s'ka gjë, por nëse betohet për dhuratën që gjendet mbi altar, është i detyruar të mbajë betimin”. 19 Të verbër ! Çfarë është më e rëndësishme, dhurata apo altari që e shenjtëron dhuratën? 20 Sepse kush betohet për altarin, betohet për të dhe për gjithçka që gjendet mbi altar. 21 Kush betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon në tempull. 22 Kush betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që rri ulur mbi fron».
23 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë! Ju i kushtoni Perëndisë një të dhjetën e mendrës, të koprës e të kuminit, por lini pas dore gjërat më me peshë të ligjit: drejtësinë, mëshirën e besnikërinë. Këto duhet të zbatoni, pa lënë pas dore të tjerat. 24 Udhërrëfyes të verbër! Ju kulloni pijen për të hequr mushkonjën, por gëlltitni devenë!».
25 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë! Ju pastroni anën e jashtme të kupës e të pjatës, por brenda ato janë plot me vjedhje e shfrenim. 26 Farise i verbër, pastro më parë anën e brendshme të kupës e të pjatës, që të jetë e pastër edhe ana e jashtme».
27 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë! Ju ngjani me varre të zbardhura që duken të bukura nga jashtë, por brenda janë plot me eshtra të vdekurish e gjithfarë ndyrësish. 28 Kështu, nga jashtë ju shfaqeni para njerëzve si të drejtë, por përbrenda jeni plot hipokrizi e paudhësi».
Mjerë ju
29 «Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë, se ndërtoni varret e profetëve e stolisni përmendoret e të drejtëve! 30 Ju thoni: “Po të kishim jetuar ne në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim marrë pjesë në derdhjen e gjakut të profetëve”. 31 Kështu dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bij të atyre që vranë profetët. 32 Çojeni deri në fund veprën e nisur nga etërit tuaj. 33 Gjarpërinj e pjellë nepërkash, si do t'i shmangeni dënimit të Gehenës? 34 Prandaj unë po ju dërgoj juve profetë, të urtë dhe shkrues. Disa prej tyre do t'i vrisni e do t'i kryqëzoni, të tjerë do t'i rrihni në sinagogat tuaja e do t'i përndiqni nga qyteti në qytet 35 dhe kështu do të bjerë mbi ju tërë gjaku i drejtë i derdhur mbi tokë, që nga gjaku i Abelit të drejtë, deri te gjaku i Zakarisë, birit të Barakut, që e vratë mes shenjtërores e altarit. 36 Me të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brezni».
Vajtimi për Jerusalemin
(Lk 13.34-35)
37 «Jerusalem, Jerusalem, ti që vret profetët e që me gurë i vret të dërguarit e Perëndisë! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu, siç mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! 38 Ja, shtëpia juaj do të mbetet e shkretë. 39 Unë po ju them se nuk do të më shihni më, derisa të thoni:
bekuar qoftë
ai që vjen në emër të Zotit! ».
Krie XXIII.
1 Aχíera Džesúi folji gjínde vet, e δišípulje vet e tîje ,
2 Tue θ n: Mbi θronin e Moiséut u‐úlje tin Skribrat, e Fariserat.
3 Gjiθ ató pra tše ju θe fšin te rúani, rúani e b ni: po si te b nat e atire mos b ni: se θôn, e n ng b nje n.
4 Pse ljíδe nje n bárre te r nda, e tse se mund kjelen, e i vẽ̂ n mbi kraχe t e njére zvet: e me gjištin e tire n ng dúan ti túnde nje n.
5 Gjiθ pra te b nat e tire i b nje n se te jên pâr ka njére zit: andái sgjeronje n filattériet e tire, e b nje n mê te mbe δâ poδêt e te véšurvet e tire.
6 Dúan eδé te parin vende te tríesat, e te pare t θrone te sinagogat,
7 E te faljat nde r kjatse t, e te jên θe rritur ka njére zit Rabbi, Rabbi.
8 Ju prana mos u‐θe rritni Rabbi: Pse nje e št Δáskalji îje , Krišti, e gjiθ ju jini vleze r.
9 E Tat pe r ju mos θe rritni njerî mbi δê: pse nje e št Tata îje , tše ê nde r kjíele t.
10 Ne θe rríteni δáskalje : pse nje ê Δáskalji îje , Krišti.
11 E mê i maδi nde r ju, ê šerbe túari îje .
12 E kuš ngré itit vetχên, kâ te jêt i úlje tur: e kuš úlje tit vetχên, kâ te jêt i ngré itur.
13 Mierezî juve, Skribra e Farisera ipókritra: se mbulini rregje rîn e kjíelvet pe rpara njére zvet. Pse ju n ng χini, e n ng lj ni te χĩnje n atá tše e n pe r te χĩnje n.
14 Mierezî juve, Skribra e Farisera ipókritra: se χani špît e véavet, e tue θ n parkaljésme te gjata: pre ke té kin te kini juδikúame mê te maδe.
15 Mierezî juve, Skribra e Farisera ipókritra: se škoni dêtin e δéun, se te b ni nje šok: e kûr te bê šit, b ni até bîr písie dîše mê se ju.
16 Mierezî juve, mještra te verbe r, tše θoni: Aí tše be fte bê mbi kjište , n ng e št gjê : aí prana tše be fte bê mbi are t e kjíše se , kâ de tîre .
17 Te lavur, e te verbe r: pse tše ê mê i maθ, are t, o kjiša, tše še itrón are t?
18 Eδé aí tše be fte bê mbi autarin, n ng ê gjê : aí prana tše be fte bê mbi rrigalin, tše e št atié sipe r, kâ de tîre .
19 Te lavur, e te verbe r: pse tše ê mê i maθ, rrigali, o autari, tše še itrón rrigalin?
20 Prandái aí tše b n bê mbi autarin, b n bê mbi até , e mbi gjiθ šurbiset, tše jân sipe r atîje .
21 E aí tše b n bê mbi kjiše n, b n bê mbi até , e mbi até , tše rrî atié.
22 E aí tše b n bê mbi kjíele t, b n bê mbi θronin e Tinzoti, e mbi até , tše uljet sipe r.
23 Mierezî juve, Skribra e Farisera ipókritra: tše pagúani te δiéte te n piés e mẽ́ ndre ze s, e anitit, e kjiminit, e lj ni mê te r ndat e ljedže s, juδikúamen, ljipisîn, e besse n. Kto kiš te be χšin, e ató se kiš te lje χšin.
24 Mještra te verbe r, tše kuloni tsampane n, e pe r tsilni kamelin.
25 Mierezî juve, Skribra e Farisera ipókritra, se b ni paste r pe rjašta kjeljkjit e taljurit: e mbr nda jân piót te viéδuraš, e te štré mburaš.
26 Farisê i verbe r, pastró pe rpara mbr nda kjeljkjin e taljurin, se te b net eδé pe rjašta pastra e tire.
27 Mierezî juve, Skribra e Farisera ipókritra: pse gjíteni várrevet te sbarδur, tše pe rjašta duken te bukur njére zvet, e mbr nda jân piót eštra te vdékuriš, e gjiθ lanjuzî.
28 Ke štú eδé ju pe rjašta dúkeni te dréite njére zvet: e mbr nda jini piót te šéχuraš e te ljigaš.
29 Mierezî juve, Skribra e Farisera ipókritra, pse stisni varret e profétravet, e stoljisni kuje timet e te dréite vet,
30 E θoni: Nde kiše m kj n nde r díte te e príndravet tân, n ng kiše m kj n šoke t’ e tire te gjaku i profétravet.
31 Ke štú b ni martrî mbi ju, se jini bilje atire, tše vrân profetrat.
32 E ju mbiúat metre n e príndravet tâje .
33 Gje rp nje , rratsîm anapr mteš, si pe štoni ka juδikúamit e píse se ?
34 Pre kte njô ú ju de rgonje profetra, e t’ urte , e skribra, e nde r ta kin te vrini, e te v ni mbe krikje , e nde r ta kin te vrini χûnje te sinagogat túaje , e kin ti pe rze ni χôr pe r χôr:
35 Sa te vĩnje mbi ju gjiθ gjaku i dréit derδur mbi δéun, tše ka gjaku i Abelit te dréitit njera te gjaku Dzakarîse te birit Baraχjîse , tše vrât nde meste kjiše s e autarit.
36 Pe r ve rtét ju θom, vĩnje n gjiθ kto šurbise mbi ke t rratse .
37 Džerusalêm, Džerusalêm, tše vret profetrat, e zê me gûr atá, tše kjên de rgúar tek ti, sâ χêr diša te mbjíδia biljte t nte , si pulja mbiéθ zókje te e sâje pe rpóš kráχe vet, e ti n ng diše?
38 E ši ju lje χet špia júaje e vême.
39 Andái ju θom, n ng me šiχni tše naní, njera kûr te θe fši: Bekúar aí, tše vién nd’ é me rit Tinzoti.