Punëtorët e vreshtit
1 «Mbretëria e qiejve është si i zoti i shtëpisë që doli në mëngjes herët për të gjetur punëtorë për vreshtin e vet. 2 Pasi u mor vesh me punëtorët që t'i paguante për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet. 3 Kur doli rreth orës nëntë , pa disa të tjerë që po rrinin pa punë te tregu 4 e u tha: “Shkoni edhe ju në vresht e do t'ju jap aq sa është e drejtë”. 5 Dhe ata shkuan. Ai doli përsëri rreth orës dymbëdhjetë e rreth orës tre. 6 Doli edhe rreth orës pesë, gjeti të tjerë që po rrinin e u tha: “Përse rrini kot këtu gjithë ditën?”. 7 Ata i thanë: “Sepse askush nuk na ka marrë në punë”. Ai u tha: “Shkoni edhe ju në vresht ”. 8 Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha nëpunësit të tij: “Thirri punëtorët e jepu shpërblimin, duke filluar nga i fundit e deri te i pari”. 9 Kur erdhën ata që kishte thirrur rreth orës pesë, secili prej tyre mori nga një denar. 10 Kur erdhën të parët, mendonin se do të merrnin më shumë, por edhe secili prej tyre mori nga një denar. 11 Kur e morën, iu ankuan të zotit të shtëpisë 12 e i thanë: “Këta të fundit punuan vetëm një orë dhe i pagove aq sa ne që kemi duruar mundin e ditës e të nxehtin”. 13 Por ai iu përgjigj njërit prej tyre: “Mik, nuk po të bëj padrejtësi. A nuk u morëm vesh për një denar? 14 Merr atë që të takon e shko. Unë do t'i jap këtij të fundit sa ty. 15 A nuk më lejohet mua të bëj ç'të dua me gjënë time? Apo ke zili që jam i mirë?”.
16 Kështu, të fundit do të jenë të parët dhe të parët do të jenë të fundit ».
Paralajmërimi sërish i Pashkës
(Mk 10.32-34Lk 18.31-34)17 Kur po shkonte në Jerusalem, Jezui mori mënjanë dymbëdhjetë dishepujt dhe gjatë rrugës u tha: 18 «Ja, ne po shkojmë në Jerusalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet kryepriftërinjve e shkruesve. Ata do ta dënojnë me vdekje, 19 do t'ua dorëzojnë kombeve që ta tallin, ta fshikullojnë e ta kryqëzojnë, por ditën e tretë ai do të ngjallet».
Mbretërimi si shërbim
(Mk 10.35-45)20 Atëherë erdhi te Jezui nëna e bijve të Zebedeut bashkë me djemtë e saj, i ra në gjunjë dhe i kërkoi diçka. 21 Jezui i tha: «Çfarë dëshiron?». Ajo i tha: «Urdhëro që këta dy djemtë e mi të ulen njëri në të djathtën e tjetri në të majtën tënde, në mbretërinë tënde». 22 Por Jezui iu përgjigj: «Ju nuk dini çfarë kërkoni. A mund ta pini ju kupën që do të pi unë ?». Ata iu përgjigjën: «Mundemi». 23 Jezui u tha: «Kupën time do ta pini , por që të uleni në të djathtën e në të majtën time nuk më takon mua ta vendos, sepse vendet u takojnë atyre që ua ka bërë gati Ati im». 24 Kur e dëgjuan këtë gjë, dhjetë të tjerët u zemëruan me dy vëllezërit. 25 Por Jezui i thirri pranë vetes e u tha: «Ju e dini se krerët e kombeve sundojnë mbi ta dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë pushtet mbi ta. 26 Me ju nuk duhet të ndodhë kështu, por nëse dikush nga ju dëshiron të bëhet i madh, le të bëhet shërbëtori juaj 27 dhe nëse dikush dëshiron të jetë i pari, le të jetë shërbëtori juaj, 28 sikurse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer e për të dhënë jetën e vet si shpengim për shumë njerëz».
Shërimi i dy të verbërve
(Mk 10.46-52Lk 18.35-43)29 Kur po dilnin nga Jerikoja, Jezuin po e ndiqte një turmë e madhe. 30 Dy të verbër që rrinin ulur në anë të rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezui, bërtitën: «Ki mëshirë për ne, o Zot, Biri i Davidit!». 31 Turma i qortoi që të heshtnin, por ata bërtitën edhe më fort: «Ki mëshirë për ne, o Zot, Biri i Davidit!». 32 Jezui ndaloi, i thirri e u tha: «Çfarë doni të bëj për ju?». 33 Ata i thanë: «Zot, duam të na hapen sytë!». 34 Jezui ndjeu dhembshuri për ta e u preku sytë. Atyre iu kthye menjëherë shikimi e shkuan pas tij.
Krie XX.
1 I gjet rregje ría e kjíelvet njeríut zotit špîs, tše dúal me bẽ n dit te mirr me rrôg jurnatiére t te vrešta tîje .
2 E po tše u‐ndrekje me jurnatiére t nje δinâr dite n, i de rgói te vrešta tîje .
3 E dâlje jašt si te e treta ôr, pâ te tiêr nde kjatse t tše rrije n prapt,
4 E θa atire: Étse ni eδé ju te vrešta, e até tše ju ngaft ú ju jap.
5 E atá vân. Dâlje papâ si te e gjašta, e te e né nde ta ôr: be ri eδé aštú.
6 E dâlje si te nje mbe δiéte ta ôr, gjet te tiêr tše rrije n prapt, e i θa: Pe rtšé rrini ktú gjiθ dite n pa bê re gjê ?
7 Θôn atîje : Se mosnjerî na múar me rrôg. Aí θot atire: Étse ni eδé ju te vrešta: e até tše kjofte drékje te , kini.
8 Arδur prana mbré manet θot i zoti vréšte se atîje tše i bẽ́ neje piéste : Θe rrite jurnatiére t, e jipi rroge n, zẽ nur ka te lúrte mit njera tek te pare t.
9 E arδur atá te nje mbe δiéte s ôr, múartin nganjé nje δinâr.
10 Arδur prana te pare t, pantéχe je n se kiš te mírre je n mê šûm: e múartin eδé atá nje δinâr pe r nje .
11 E tue mârr murmuríse je n kunte r zotit špîs,
12 Tue θẽ n: Kta te lúrte mit bẽ́ n nje ôr, e ti i be re gjiθnjé me nê, tše kjeltim ngraχ barre n e dite s, e vape n.
13 E aí pe rgjegjur, θa nje i nde r ta: Mik, ú nẽ ng te bẽ nje nje te štrẽ mbur: nẽ ng u‐ndrekje me mua pe r nje δinâr?
14 Mirre tẽ ndin, e ets: ú dua te jap eδé ke tîje te lúrte mit si tîj.
15 O nẽ ng me jipet mua te bẽ nje tše dua te šurbiset time? o siu it e št i kekje , se ú jam i mîr?
16 Ke štú te lúrte mit kan te jên te pare , e te pare t te lurte m. Se šûm jân te θe rritur, e pak te sgjeδur.
17 E ngjitur Džesúi Džerusalêm, mbióθ dimbe δiét δišípuljit me njân te uδa, e i θa:
18 Njô na ngjítemi Džerusalêm, e i Biri i njeríut vién i δẽ n te dúart kréravet e príftravet, e Skríbravet, e e kundanáre je n te vdês,
19 E e jape n gjínde ve t χúaje , se te kjéše nje n, te butmáre nje n χûnje , e te vẽ̂ n mbe krikje , e te e treta dit kâ te ngre χet.
20 Aχíera ju kjas e je ma te biljvet Dzebeδéut me te biljt e sâje , tue aδorartur, e tue ljipur gjê ka aí.
21 E aí θa asâje : Tše do? Θot atîje : Θúaj t’ uljen kta te biljte tim, nje ka e diaθta jote, e nje ka e mandžinta te rregje ría jote.
22 E pe rgjegjur Džesúi, θa: Nẽ ng dini tše ljipni. Mund pini kjeljkjin, tše kam te pî ú, e te pakzóneni te pakzimi, tže ú pakzonem? Θôn atîje : Múnde mi.
23 E aí θot atire: Kjeljkjin tim ju e pini: e te pakzimi, tse ú pakzonem, pakzóneni, po t’ úljeni ka e diaθta o ka e mandžinta ime nẽ ng e št pe r mua te ju e jap, po e št pe r atá kui kje de rtúar ka Tata im.
24 E po tše e gjékje tin te δiéte te , u‐ndze rráre tin me te di vléze rit.
25 E Džesúi θe rritur atá, i θa: Dini se te pare t e gjínde vet jân te zotrat mbi atá: e te mbe δénje te i mbânje n pe rpóš.
26 Jo ke štú kâ te jêt nde r ju: po aí tše dafte nde r ju te bẽ net i maθ, kjofte šerbe túari îje :
27 E aí tše dafte nde r ju te jêt i pari, kjofte gradzuni îje .
28 Aštú si i Biri njeríut nẽ ng erθ t’ iš i šurbíer, po te šurbênj, e te jâp gjele n e tîje pre te biérit te šûmve.
29 E tue dâlje atá ka Džériku, vate pas atîje šûm gjinde ;
30 E njô di te verbe r uljur pe r úδie, po tše gjékje tin, se škon Džesúi, θe rríte tin, tue θẽ n: Ki ljipisî pe r nê, Zot, biri Daviδit.
31 E gjíndia i ne me réneje se te kjéte šin. E atá mê šûm θe rrísie n, tue θẽ n: Ki ljipisî pe r nê, Zot, biri Daviδit.
32 E kjintrúar Džesúi, i θirri, e θa: Tše doni te ju bẽ nje ?
33 Θôn atîje : Zot, se te na χapen sît.
34 E mundur zé me rie Džesúi, ngau sît e tire. E mbiátu pân sît atire, e atá u‐bẽ̂ n pas atîje .