Çështja e divorcit
(Mk 10.1-12)
1 Pasi mbaroi së treguari këto gjëra, Jezui u largua nga Galilea dhe shkoi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit. 2 Atje e ndoqën turma të mëdha dhe ai i shëroi të sëmurët. 3 Disa farisenj shkuan tek ai dhe u munduan ta zinin në kurth duke e pyetur: «A është e lejueshme ta ndash gruan për çfarëdolloj shkaku?». 4 Jezui u përgjigj: «A nuk e keni lexuar se ai që i ka krijuar që nga fillimi i bëri mashkull e femër? ». 5 Dhe tha: «Prandaj burri do ta lërë të atin e të ëmën, për t'u bashkuar me gruan e vet e të dy do të bëhen një trup i vetëm. 6 Kështu, ata nuk janë më dy, por një trup i vetëm. Prandaj, atë që ka bashkuar Perëndia, njeriu të mos e ndajë!». 7 Ata i thanë: «Atëherë, përse urdhëroi Moisiu t'i jepet gruas fletëndarja e të lihet ». 8 Jezui u tha: «Moisiu ju lejoi të ndaheni prej grave tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu. 9 Unë po ju them se kushdo që e ndan gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një grua tjetër, bën tradhti bashkëshortore ». 10 Dishepujt i thanë: «Nëse ndodh kështu me një burrë e një grua, atëherë është më mirë të mos martohet njeri». 11 Por ai u tha: «Jo të gjithë mund t'i kuptojnë këto fjalë, por vetëm ata, të cilëve u është dhënë. 12 Ka eunukë që nga lindja dhe ka eunukë të bërë nga njerëzit, por ka edhe eunukë që janë bërë të tillë për shkak të mbretërisë së qiejve. Kush mund të kuptojë, të kuptojë».
Bekimi i fëmijëve
(Mk 10.13-16Lk 18.15-17)
13 Pastaj i sollën disa fëmijë, që të vinte duart mbi ta e të lutej, por dishepujt i qortuan. 14 Atëherë Jezui u tha: «Lërini fëmijët të vijnë tek unë e mos i pengoni, sepse mbretëria e qiejve u përket atyre që janë si ata». 15 Pastaj vuri duart mbi ta dhe u largua që andej.
Djaloshi i pasur
(Mk 10.17-31Lk 18.18-30)
16 Dikush erdhi te Jezui e i tha: «Mësues, ç'të mirë duhet të bëj që të kem jetën e amshuar?». 17 Jezui i tha: «Përse më pyet për të mirën ? Vetëm njëri është i mirë. Nëse dëshiron të hysh në jetën e amshuar, zbato urdhërimet». 18 Ai i tha: «Cilat?». Jezui iu përgjigj: «Mos vrit, mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme, 19 ndero atin tënd e nënën tënde dhe duaje të afërtin si veten !». 20 Djaloshi i tha: «Të gjitha këto i kam bërë . Ç'më mungon ende?». 21 Jezui i tha: «Nëse dëshiron të jesh i përsosur, shko, shit çfarë ke, jepua të varfërve e do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja e më ndiq!». 22 Kur e dëgjoi këtë gjë, djaloshi u largua i trishtuar, se kishte shumë pasuri. 23 Jezui u tha dishepujve të vet: «Me të vërtetë po ju them se i pasuri do ta ketë të vështirë të hyjë në mbretërinë e qiejve. 24 Po ju them edhe se është më e lehtë të kalojë një deve nëpër vrimën e gjilpërës, sesa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë». 25 Kur e dëgjuan këtë gjë, dishepujt mbetën shumë të habitur e thanë: «Po atëherë, kush do të mund të shpëtohet?». 26 Jezui i vështroi e u tha: «Kjo është e pamundur për njerëzit, por për Perëndinë gjithçka është e mundur».
27 Atëherë Pjetri i tha: «Ja, ne lamë gjithçka dhe erdhëm pas teje. Po me ne ç'do të bëhet?». 28 Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e tij të lavdishëm, ju që keni ardhur pas meje do të uleni në dymbëdhjetë frone për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit. 29 Dhe kushdo që ka lënë shtëpi, vëllezër a motra, atë a nënë, fëmijë ose ara për hir të emrit tim, do t'i marrë njëqindfish e do të trashëgojë jetën e amshuar. 30 Por shumë nga ata që janë të parët do të jenë të fundit dhe të fundit do të jenë të parët».
Krie XIX.
1 E kje, se kûr fe rnói Džesúi kto te folja, u‐nis ka Galiléa, e vate te anat e Juδês mbatân Džurdanin,
2 E u‐níse tin pas atîje gjinde šûm, e i še rói atié.
3 E ju‐kjáse tin Fariserat tue tantúar, e tue θ n atîje : Nd’ e št i δ n njeríut te lje rênje grúan e tîje , pe r tše dó šurbés?
4 Aí pe rgjegjur, θa atire: N ng δiavastit, se aí tše be ri atá tše te pare n χêr, i be ri maškul e feme r?
5 E θa: Pe r ke t šurbés njeríu kâ te lje rênje te jatin, e t’ je me n, e kâ te i ngjitet grúas tîje , e kan te jên di vet nde nje miš.
6 Prandái n ng jân mê di, po nje miš. Pre kte até e pe rzíeiti Inzót, njeríu te mos e ndânje .
7 Θôn atîje : Pe rtšé pra Moiséu kumandói te jipej ljibreti te ndáiturit, e te lje reχej ajó?
8 Θot atire: Pse Moiséu pe r zé me re n e ngure t tê je ju lja te lje reje t šokjet túaje : po tše te pare n χêr n ng iš keštú.
9 Ú pra ju θom, se aí tše lje refte grúan e tîje , mosse pe r te turpe rúame, e márre te pe r nusse njate r, b n aδultêre : e aí tše márre te pe r grúa nje te lje ríer, b n aδultêre .
10 I θôn δišípuljit e tîje : Nde keštú e št fani i njeríut me te šokjen, ng ê mîr te martúarit.
11 E aí θa atire: Jo gjiθ rre mbenje n ke t fiâlje , po atá kui kje δ n.
12 Pse jân te še rúam, tše ka barku se je me s ljên ke štú: e jân te še rúam, tše kjên še rúar ka njére zit: e jân te še rúam, tše še rúan atá vetχên pe r rregje rîn e kjíelvet. Kuš mund e nde ljgônje é te nde ljgônje .
13 Aχíera i kjên siêl pe rpara tsa diálje raz, se te vê je dúart sipe r atire, e te parkaljésneje . E δišípuljit i ne me reje n.
14 Po Džesúi θa atire: Ljeni diálje razit, e mos i rre jirni te vĩnje n tek ú: pse e tíria ê rregje ría e kjíelvet.
15 E po tše vû dúart sipe r atire, u‐nis atêje .
16 E njô, kjasur nje , θa atîje : Δáskalje i mîr, tše te mîr ú kam te b nje se te kêm gjele n pa‐fe rnúam?
17 E aí i θa: Pe rtšé me θua te mîr? Mosnjerî e št i mîr, mosse nje , Inzót: Nde prana do te χĩnje š te gjela, b n ató tše kjên kumandúar.
18 Θot atîje : Tsiljat? E Džesúi θa: Te mos vratš: Te mos be š aδultére: Te mos kalóš: Te mos be š martrîn rrê:
19 Nderó te t’ at, e te t’ ê me , e dúaš mîr gjitonin t nte si vetχên.
20 Θot atîje trimθi: Gjiθ kto šurbise i rúaje ta tše ka te rît tim; tše me ljipset mê ?
21 Θa atîje Džesúi: Nde do te jêš i tê r i mîr, ets, šite petkat, e jípia te né murvet, e kê nje te rzúar nde kjíel: nga, e ve ju pas meje.
22 E gjegjur trimθi te folje t, u‐nis i χeljmúar: pse kiš petka šûm.
23 Džesúi prana θa δišípulje vet e tíje : Pe r ve rtét ju θom, se jo tšíesu i be gati mund χĩnje te rregje ría e kjíelvet.
24 E papâ ju θom: E št mê ljê te škônje nje kamêl pe r bíθe ze n e gje ljpe re s, se i be gati te χĩnje te rregje ría e Tinzoti.
25 E po tše e gjékje tin, δišípuljit e tîje , u‐mērúan šûm, tue θ n: Kuš keštú mund salvonet?
26 E vréitur atá Džesúi, i θa: Pas njére zvet kî se mund jêt: po pas Tinzoti mund jên gjiθséi.
27 Aχíera pe rgjegjur Piétri, θa atîje : Šiχ se na ljâm gjiθséi, e érθe tim pas tîj: tše kat jêt andái pe r nê?
28 E Džesúi θa atire: Pe r ve rtét ju θom, se ju, tše érθe tit pas meje, nde gjele t e rê kûr t’ uljet i Biri i njeríut mbi θrôn e δoks tîje , eδé ju vini e úljeni mbi dimbe δiét θrone, tue juδikúar dimbe δiét piéste e Israélit.
29 E nganjé , tše lja špîn, o vléze rit, o motrat, o jatin, o je me n, o šokjen, o biljte , o δerat pe r paje t é me rit tim, kâ te mârr pre nje kjint, e kâ te trašigônje gjele n e gjiθ‐motit.
30 E šûm te pare kan jên te lurte m, e te lurte m te pare .