Mbjellësi
(Mk 4.1-9Lk 8.4-8)
1 Po atë ditë Jezui doli nga shtëpia dhe u ul në breg të liqenit . 2 Turma të mëdha u mblodhën pranë tij. Ai hipi në një varkë e u ul, ndërsa e tërë turma qëndronte në breg. 3 Jezui u tregoi shumë gjëra me shëmbëlltyra e u tha: «Një mbjellës doli për të mbjellë. 4 Ndërsa po mbillte, disa fara ranë në rrugë dhe erdhën zogjtë e i hëngrën. 5 Disa fara të tjera ranë në gurishtë, ku nuk kishte shumë dhe. Ato mbinë menjëherë, sepse dheu nuk ishte i thellë, 6 por u vyshkën kur doli dielli e ngaqë nuk kishin rrënjë, u thanë. 7 Disa fara të tjera ranë ndër ferra dhe ferrat u rritën e ua zunë frymën. 8 Fara të tjera ranë në tokë të mirë e dhanë fryt, disa njëqindfish, disa gjashtëdhjetë e disa tridhjetë. 9 Kush ka veshë, le të dëgjojë».
Qëllimi i shëmbëlltyrave
(Mk 4.10-12Lk 8.9-10)
10 Pastaj erdhën dishepujt e i thanë: «Përse u flet me shëmbëlltyra?». 11 Jezui u përgjigj: «Juve ju janë bërë të njohura të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre jo. 12 Atij që ka, do t'i jepet edhe më shumë e do të ketë me tepri, por atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka. 13 Atyre u flas me shëmbëlltyra, sepse megjithëse shikojnë, nuk shohin dhe megjithëse dëgjojnë, nuk marrin vesh e as kuptojnë. 14 Te këta plotësohet profecia e Isaisë që thotë:
do të dëgjoni,
por s'do të kuptoni,
do të shikoni,
por s'do të shihni.
15 Sepse zemra e këtij populli
është mpirë,
veshët e tyre dëgjojnë me vështirësi
dhe sytë i kanë të mbyllur,
që të mos shohin me sy,
të mos dëgjojnë me veshë,
të mos kuptojnë me zemër
dhe që të mos kthehen tek unë
për t'i shëruar.
16 Por lum sytë tuaj, që shohin, e veshët tuaj, që dëgjojnë. 17 Me të vërtetë po ju them se shumë profetë e njerëz të drejtë dëshiruan të shihnin çfarë po shihni ju e nuk panë, të dëgjonin çfarë po dëgjoni ju e nuk dëgjuan».
Shpjegimi i shëmbëlltyrës
(Mk 4.13-20Lk 8.11-15)
18 «Ju e dëgjuat shëmbëlltyrën e mbjellësit. 19 Kur dikush e dëgjon fjalën e mbretërisë dhe nuk e kupton, vjen i ligu e i rrëmben çka është mbjellë në zemrën e tij. Ky është fara që u mboll në rrugë. 20 Ajo që u mboll në gurishtë është ai që e dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë plot gëzim, 21 por nuk ka rrënjë në vetvete dhe është i përkohshëm, kështu që kur vjen mundimi apo përndjekja për shkak të fjalës, bie menjëherë. 22 Ajo që u mboll mes ferrash është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj jete dhe joshja e pasurisë ia zënë frymën fjalës dhe e bëjnë të pafrytshme. 23 Ajo që u mboll në tokë të mirë, është ai që e dëgjon fjalën dhe e kupton. Ai jep fryt e prodhon njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetë e tjetri tridhjetë».
Egjra dhe gruri
24 Pastaj u tregoi një shëmbëlltyrë tjetër: «Mbretëria e qiejve i ngjan një njeriu që mbolli farën e mirë në fushën e vet, 25 por ndërsa njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër në mes të grurit e u largua. 26 Kështu, kur bimët u rritën e dhanë fryt, atëherë u duk edhe egjra. 27 Shërbëtorët e të zotit të shtëpisë erdhën e i thanë: “Zotëri, a nuk mbolle farë të mirë në fushën tënde? Nga na doli egjra?”. 28 Ai u tha: “Këtë e ka bërë armiku”. Shërbëtorët i thanë: “A do që të shkojmë e ta mbledhim?”. 29 Por ai u tha: “Jo, sepse duke mbledhur egjrën, bashkë me të mund të shkulni edhe grurin. 30 Le të rriten të dyja bashkë deri në të korra dhe kur të vijë koha e të korrave, do t'u them korrësve: korrni më parë egjrën, lidheni në tufëza për t'i djegur, ndërsa grurin mblidheni në grunar”».
Fara e sinapit dhe tharmi
(Mk 4.30-32Lk 13.18-21)
31 Pastaj Jezui u tregoi një shëmbëlltyrë tjetër: «Mbretëria e qiejve ngjan me një farë sinapi që një njeri e mori dhe e mbolli në arën e vet. 32 Ajo është më e vogla ndër të gjitha farërat, por pasi rritet, është më e madhja ndër barishtet e bëhet pemë, saqë zogjtë e qiellit vijnë e bëjnë fole në degët e saj».
33 U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër: «Mbretëria e qiejve ngjan me tharmin që e mori një grua dhe e përzjeu me tri masa miell, derisa u mbrujt i gjithë brumi».
Dobia e shëmbëlltyrave
(Mk 4.33-34)
34 Jezui ua tha turmave të gjitha këto gjëra me shëmbëlltyra e nuk u fliste pa shëmbëlltyra, 35 që të përmbushet çfarë është thënë përmes profetit:
do të flas me shëmbëlltyra,
do të tregoj çfarë ishte e fshehur
që nga fillimi i botës.
Shpjegimi i shëmbëlltyrës së egjrës
36 Pastaj Jezui i la turmat e shkoi në një shtëpi. Dishepujt erdhën tek ai e i thanë: «Na e shpjego shëmbëlltyrën e egjrës në arë». 37 Ai u përgjigj: «Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut, 38 ara është bota dhe farat e mira janë bijtë e mbretërisë, ndërsa egjra janë bijtë e të ligut. 39 Armiku që i ka mbjellë është djalli. Të korrat janë fundi i botës, ndërsa korrësit janë engjëjt. 40 Ashtu siç mblidhet e digjet me zjarr egjra, kështu do të ndodhë në fundin e botës. 41 Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e tij dhe ata do të mbledhin e do të hedhin jashtë mbretërisë gjithçka që bëhet pengesë e të gjithë ata që bëjnë paudhësi 42 dhe do t'i hedhë në furrën e zjarrit. Atje do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh. 43 Pastaj të drejtët do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë, le të dëgjojë».
Tri shëmbëlltyra
44 «Mbretëria e qiejve ngjan me një thesar të fshehur në një arë. Një njeri, pasi e gjeti, e mbuloi dhe plot gëzim shkoi e shiti gjithçka që kishte dhe e bleu atë arë.
45 Mbretëria e qiejve ngjan edhe me një tregtar që kërkon margaritarë të bukur, 46 i cili, me të gjetur një margaritar të shtrenjtë, shkoi, shiti gjithçka pati dhe e bleu.
47 Mbretëria e qiejve ngjan edhe me një rrjetë që është hedhur në liqen dhe ka mbledhur peshq të çdo lloji. 48 Kur u mbush plot, e nxorën në breg, u ulën dhe i mblodhën peshqit e mirë në enë dhe të këqijtë i hodhën përjashta. 49 Kështu do të ndodhë në fundin e botës. Engjëjt do të dalin e do të ndajnë të këqijtë nga të drejtët, 50 e do t'i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh».
Thesaret e reja dhe të vjetra
51 «A i kuptuat të gjitha këto?». Ata iu përgjigjën: «Po ». 52 Atëherë ai u tha: «Prandaj çdo shkrues që është bërë dishepull i mbretërisë së qiejve i ngjan të zotit të shtëpisë, i cili nxjerr nga thesari i tij gjëra të reja e të vjetra».
Profeti dhe vendlindja
(Mk 6.1-6Lk 4.16-30)
53 Si mbaroi së treguari këto shëmbëlltyra, Jezui u largua që andej. 54 Kur erdhi në vendlindjen e tij, i mësonte njerëzit nëpër sinagogat e tyre. Ata mrekulloheshin e thoshin: «Nga i vjen gjithë kjo urti e kjo fuqi për të bërë mrekulli? 55 A nuk është ky i biri i zdrukthëtarit? A nuk quhet Mari nëna e tij? A nuk janë vallë Jakobi, Jozefi, Simoni e Juda vëllezërit e tij? 56 Po motrat e tij a nuk janë të gjitha këtu te ne? Nga i vijnë këtij të gjitha këto?». 57 Dhe kjo i pengonte të besonin në të. Por Jezui u tha: «Profeti nuk përçmohet askund përveçse në vendlindjen e në shtëpinë e vet». 58 Aty nuk bëri shumë mrekulli, për shkak të mosbesimit të tyre.
Krie XIII.
1 Nd’ at dit dâlje Džesúi ka špia, uljej rrê ze dêtit.
2 E u‐mbjoθtin mbân atîje gjinde šûm, akj sa pat χipej mbi nje vark t’ uljej: e gjiθ gjíndia kjintrói te zali,
3 E folji atire šûm me pe rralez, tue θ n: Njô dúal aí tše mbíel, se te mbiêl.
4 E nde te št n fare n, tsa râ pe r úδie, e érθe tin zókje te e kjíele s, e e χẽ́nge rtin.
5 Mê ditsá râ mbi gure t, ku n ng kiše n šûm bot, e mbiátu ljeu, se ng kiš te pe rgjîrtur bótie.
6 E si dúal díeli u‐dokje : e pse n ng kiš rr nje, u‐θâ.
7 E mê ditsá râ mbi drizat: e u‐rríte tin drizat, e e pe rpíje tin.
8 Mê ditsá prana râ mbi δéun e mîr: e krapissi, tsa mbe nje kjinte , tsa mbe trezét, tsa mbe triδiét.
9 Kuš kâ veš te gjegjet, é te gjegjet.
10 E kjasur δišípuljit i θân: Pe r tše i fiét atire me pe rralez?
11 E pe rgjegjur aí, i θa: Pse juve ju kje δ n te njiχni misteret e rregje rîs e kjíelvet: e atire n ng i kje δ n.
12 Pse kuš kâ, atîje i jipet, e i mburonet: kuš pra n ng kâ, eδé até e kâ i mirret.
13 Pe r kte ú fiás atire me pe rralez: pse tue vréitur n ng šoχe n, e tue gjegjur n ng marre n veš, ne nde ljgonje n.
14 E be χet mbi atá profidzía Isaîs tše θot: Gjégje ni me veš, e n ng diljgoni: e tue pâr vreni, e n ng šiχni.
15 Pse u‐ndraš zé me ra e ksâje gjíndie, e gjégje tin me ve š te ngure t, e mbe líje tin sît e tire: se te mos síχe je n me sît, e te gjégje je n me vešt, e te ndíeje n me zé me re n, e te priršin, e ú ti še roja.
16 Po ljumt sît tâje se šoχe n, e vešt tâje se gjegjen.
17 Se pe r vertét ju θom, se šûm profetra, e njere z te dréit diše rúan te šíχe je n tše šiχni ju, e n ng e pân: e te gjégje šin até e gjégje ni ju, e n ng e gjégje tin.
18 Mandái ju mírre ni veš pe rráleze n e atîje e mbíel.
19 Nganjé , tše gjegje n fiálje n e rregje rîs, e n ng e de ljgón, vién i ljigu, e rre mbén até e kje mbiêl te zé me ra tîje : ke e št ajó tše u‐mbúal pe r úδie.
20 Ajó prana tše u‐mbúal mbi gure t, kî e št, tše gjegje n fiálje n, e mbiátu e merr me χarê:
21 Po se kâ rrê nje nde té , e ê pak‐moti. E si árθe te χeljmi e te pe rze rit pe r paje t fiálje s, mbiátu skandalidzaret.
22 E ajó tše u‐mbúal te drizat, e št kî, tše gjegje n fiálje n, e kuideša ksâje jétie, e e rrémia δivarit mbíte nje n fiálje n, e n ng krapisse n.
23 Ajó prana tše u‐mbúal mbi δéun e mîr, e št kî tše gjegjet fiálje n, e e nde ljgón: aí pe r ve rtét krapisse n, e b n tsa nje kjinte , tsa trezét, e tsa triδiét.
24 Njate r pe rralez i vû pe rpara atire, tue θ n: Rregje ría e kjíelvet u‐gjâ njeríut, tše mbúal fare n e mîr te petku tîje .
25 E kûr njére zit fié je n, erθ armiku tîje , e mbúal égje r nde mest krapóit, e iku.
26 E kûr štû bari, e krapissi, aχíera u‐duke eδé égje ra.
27 Kjasur prana šerbe tore t e zotit špîs, i θân atîje : Zot, n ng mbole fâr te mîr te δeu it? Prandái si kâ égje re n?
28 E aí θa atire: Njerî armík be ri kte . Šerbe tore t prana i θân: Do tše vatur te mbiéδe mi?
29 E aí θa: Jo: se tue mbiéδur égje re n, te mos te škuljni bašk me té eδé grure t.
30 Ljeni te rriten bašk njera nde te korra, e te moti te kórravet i θoni kórazvet: Mbjiδni pe rpara égje re n, e ljíδnie δomát pe r te dígje ni; krapúan prana mbjíδe nie te katokji im.
31 Njate r pe rralez i vû pe rpara atire tue θ n: Rregje ría e kjíelvet i gjet kokjes sinapit, tše mârr njeríu e mbúal te petku tîje :
32 Ajó pe r ve rtét ê mê e vóge lje se gjiθ farat: kûr prana u‐rríte te , e št mê e maδe nde r gjiθ ljakrat, e b net arvur, akje sa vĩnje n zókje te e kjíels, e b nje n foljê te dege t e tîje .
33 Njate r pe rralez i rre fíeti atire. Rregje ría e kjíelvet i gjet brumit θare t, tše mârr grúaja e pe štíel te trî menza míel, njera te jêt i θare túar gjiθ.
34 Gjiθ kto šurbise rrefíeti Džesúi me pe rralez gjínde vet: e pâ pe rralez n ng fjit atire:
35 Se te be χej e θe na e profetit tše θot: Ú χápe nje me pe rralez golje n time, sbuljonje šurbise te šéχura, tše ka te z nit e jéte se .
36 Aχíera, lje ríer gjinde t, vate te špia Džesúi: e ju kjáse tin δišípuljit e tîje , tue θ n: B n te nde ljgónje mi pe rráleze n e égje re s te petkut.
37 E aí pe rgjegjur θa atire: Aí tše mbíel fare n e mîr, e št i Biri i njeríut.
38 Petku prana, e št jeta. E fara e mîr, kta jân te biljte e rregje rîs. E égje rat, jân te biljte e te ljigut.
39 Armiku prana, tše mbúal kto, e št diáli. E te korrat, e št te furnúarit e jéte se : e kôrzit, jân ẽ́ ngje ljit.
40 Andái si mbjíδen égje rat, e digjen mbe ziárr: ke štú vién nde te ljósurit e ksâje jétie.
41 I Biri i njeríut de rgón aχíera ẽ́ ngje ljit e tîje , e mbjíδe n ka rregje ría e tîje gjiθ skándalet, e gjiθ atá, tše b nje n te ljige n:
42 E i štíen te kamini ziárrit. Atié kâ te jêt te kjâr, e nge rsima δ mbeš.
43 Aχíera te dréitit lamparíse nje n si díeli te rregje ría e Jatit tire. Kuš kâ veš te gjegjet, é te gjegjet.
44 Papâ rregje ría e kjíelvet i gjet te rzúarit fšeχur te petku jašte : tše gjetur njeríu, e fšeχu, e pre χarên e tîje vete, e šet tše dó kâ, e bjên at petke .
45 Papâ rregje ría e kjíelvet i gjet merkantit, tše ke rkón perna te búkura.
46 E gjetur nje perne te štréite, vatur šiti gjiθ até e kiš, e biéiti até .
47 Papâ rregje ría e kjíelvet i gjet rríte se e št n te dêti, e tše mbiéθ piškje gjiθ šórtie.
48 e , kûr u‐mbiúa, po tše e χóljkje tin mbi zalin, e u‐uljtin, sgjóθtin te mire t nde ruganjet, e te ljíkje te i štûn jašte .
49 Ke štú vién nde te ljósurit e jéte se : dalje n ẽ́ ngje ljit, e sgjeδe n te ljíkje te ne mes te dréitvet,
50 E i štíen te kamini ziárrit: atié kâ te jêt te kjâr, e nge rsima δ mbeš.
51 I θot aθire Džesúi: Nde ljgúat ju gjiθ kto šurbise? I θôn atîje : E χ, Zot.
52 E aí θa atire: Pe r kte nga skribe i me súar nde rregje rît e kjíelvet, i gjet njeríut zotit špîs, tše ndzíer ka te rzúari tîje šurbise te rea e te viétra.
53 E kje, se furnúar Džesúi kto pe rralez, u‐nis atêje .
54 E arδur te katundi tîje i me sói te sinagoga e tire, akje sa atá kjintroje n te marmaróst, e θojen: Kâ ktîje kjo urte sî, e kto fukjî?
55 ng e št kî i biri miéštrit? N ng θuχet e je ma tîje Maríe, e vléze rit e tîje , Jápe ke , Sep, Simún, e Jûδe ?
56 E te motrat e tîje , ng jân gjiθ nde r nê? Andái kâ ktîje gjiθ kto šurbise?
57 E skandalidzáre šin tek aí. E Džesúi i θa: N ng e št profete pâ ndêr mosse te katundi tîje , e te špia tîje .
58 E se be ri atié me rákulje šûm, pe r béssien tše atá se kiše n.