Jezui dhe e shtuna
(Mk 2.23-28Lk 6.1-5)
1 Një të shtunë Jezui po ecte përmes një fushe me grurë. Dishepujt e tij ishin të uritur e filluan të këpusnin kallinj gruri e të hanin. 2 Por, kur farisenjtë e panë këtë gjë, i thanë Jezuit: «Ja, dishepujt e tu po bëjnë çka nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën». 3 Jezui u tha: «A nuk e keni lexuar çfarë bëri Davidi kur e mori uria, atë dhe ata që ishin me të? 4 Sesi hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e kushtimit që nuk lejohej t'i hante as ai e as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë? 5 Apo, nuk e keni lexuar në ligj sesi priftërinjtë ditën e shtunë e thyejnë ligjin e së shtunës në tempull dhe janë të pafajshëm? 6 Por unë po ju them se këtu është dikush më i madh se tempulli. 7 Dhe po ta kishit ditur se çfarë do të thotë: dëshiroj mëshirën e jo flijimin, nuk do të kishit dënuar të pafajshmit. 8 Biri i njeriut është Zot i të shtunës».
Njeriu me dorë të tharë
(Mk 3.1-6Lk 6.6-11)
9 Jezui u largua që andej dhe hyri në sinagogën e tyre. 10 Aty gjendej një njeri që e kishte dorën të tharë. Atëherë, që të mund ta padisnin, ata e pyetën: «A është e lejueshme të shërosh të shtunave?». 11 Por Jezui u tha: «Kush nga ju, po t'i binte në gropë një dele ditën e shtunë, nuk do ta kapte e ta nxirrte? 12 Sa herë më shumë vlen një njeri se një dele? Prandaj është e lejueshme të bësh mirë të shtunën». 13 Pastaj i tha atij njeriu: «Shtrije dorën!». Ai e shtriu dhe ajo u shërua tërësisht si tjetra. 14 Atëherë farisenjtë dolën përjashta dhe u këshilluan me njëri-tjetrin që ta vrisnin.
Shërbëtori i zgjedhur
15 Kur e mori vesh këtë gjë, Jezui u largua që andej. Turma të mëdha e ndoqën pas e ai i shëroi të gjithë të sëmurët 16 dhe i urdhëroi rreptësisht që të mos u tregonin të tjerëve për të. 17 Kjo ndodhi që të përmbushej çfarë qe thënë përmes profetit Isai:
18 ja shërbëtori që unë kam zgjedhur,
i dashuri im,
me të cilin shpirti im është i kënaqur.
Tek ai do të vë Shpirtin tim
dhe ai do t'u shpallë drejtësinë kombeve.
19 Nuk do të ankohet,
as do të bërtasë.
Askush nuk do ta dëgjojë në rrugë
zërin e tij.
20 Nuk do ta thyejë
kallamin e shkelur
e as do ta shuajë
flakëzën që nxjerr tym,
derisa të ngadhënjejë e drejta.
21 E në emrin e tij
do të shpresojnë kombet.
Jezui dhe Beelzebuli
(Mk 3.20-30Lk 11.14-23Lk 12.10)
22 Pastaj i sollën një shurdhmemec të verbër, të pushtuar nga djalli. Jezui e shëroi dhe ai filloi të fliste e të shikonte. 23 Të gjithë njerëzit u mahnitën e thanë: «A mos është ky Biri i Davidit?». 24 Por kur e dëgjuan këtë gjë, farisenjtë thanë: «Ky i dëbon djajtë vetëm me fuqinë e Beelzebulit, kryetarit të djajve». 25 Jezui, që i njihte mendimet e tyre, u tha: «Çdo mbretëri e përçarë shkretohet dhe asnjë qytet a shtëpi që është e përçarë nuk mund të qëndrojë në këmbë. 26 Nëse Satani dëbon Satanin, do të thotë se është i përçarë. E si mund të qëndrojë, atëherë, mbretëria e tij? 27 Nëse unë i dëboj djajtë me fuqinë e Beelzebulit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj këta do të jenë gjykatësit tuaj. 28 Por, nëse unë i dëboj djajtë me fuqinë e Shpirtit të Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur te ju. 29 Si mund të hyjë dikush në shtëpinë e një njeriu të fortë e ta plaçkitë, pa e lidhur më parë të fortin? Vetëm atëherë mund t'ia plaçkitë shtëpinë.
30 Kush nuk është me mua, është kundër meje. Kush nuk mbledh me mua, shpërndan. 31 Prandaj po ju them se njerëzve do t'u falet çdo mëkat e fyerje ndaj Perëndisë, por nuk do t'u falet fyerja ndaj Shpirtit. 32 Kushdo që thotë një fjalë kundër Birit të njeriut, do të falet, por ai që flet kundër Shpirtit të shenjtë, nuk do të falet as në këtë jetë e as në jetën që vjen».
Pema njihet nga frytet
(Lk 6.43-45)
33 «Po të jetë pema e mirë, do të merrni fryte të mira. Po të jetë pema e kalbur, do të merrni fryte të këqija, sepse pema njihet nga frytet që jep. 34 Pjellë nepërkash! E si mund të flisni mirë nëse jeni të këqij? Ç'ka zemra, nxjerr goja. 35 Njeriu i mirë nxjerr të mira nga thesari i tij i mirë dhe njeriu i keq nxjerr të këqija nga thesari i tij i keq. 36 Unë po ju them se në ditën e gjykimit njerëzit do të përgjigjen për çdo fjalë të kotë që do të thonë, 37 se nga fjalët tuaja do të bëheni të drejtë e nga fjalët tuaja do të dënoheni».
Një shenjë
(Mk 8.11-12Lk 11.29-32)
38 Pastaj disa shkrues e farisenj i thanë: «Mësues, duam të shohim një shenjë prej teje». 39 Por ai u përgjigj: «Kjo brezni e ligë dhe e pafe kërkon shenjë, por asaj nuk do t'i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së profetit Jona. 40 Ashtu si Jonai ndenji tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu do të rrijë edhe Biri i njeriut tri ditë e tri net në zemër të tokës. 41 Banorët e Ninivës do të ngjallen në ditën e gjykimit bashkë me këtë brezni e do ta dënojnë atë, sepse ata u penduan pas predikimit të Jonait. Dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jonai. 42 Mbretëresha e Jugut do të ngjallet në ditën e gjykimit bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojë atë, se ajo erdhi nga fundi i dheut për të dëgjuar urtinë e Solomonit. Dhe ja, këtu është dikush më i madh se Solomoni».
Kthimi i shpirtit të ndyrë
(Lk 11.24-26)
43 «Kur del nga njeriu, shpirti i ndyrë endet nëpër vende pa ujë duke kërkuar prehje, por nuk gjen. 44 Atëherë thotë: “Do të kthehem te shtëpia ime, prej nga dola”. Kur vjen, e gjen shtëpinë të zbrazët, të pastruar e të zbukuruar. 45 Pastaj shkon e sjell me vete shtatë shpirtra të tjerë më të këqij se vetja dhe hyjnë e banojnë aty. Kështu, gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e mëparshmja. Kështu do t'i ndodhë edhe kësaj breznie të ligë».
E ëma dhe vëllezërit
(Mk 3.31-35Lk 8.19-21)
46 Ndërsa Jezui po u fliste ende turmave, përjashta prisnin e ëma dhe vëllezërit e tij që kërkonin të flisnin me të. 47 Dikush i tha: «Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta e duan të flasin me ty». 48 Por Jezui iu përgjigj: «Kush është nëna ime e kush janë vëllezërit e mi?». 49 Pastaj shtriu dorën drejt dishepujve e tha: «Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi. 50 Kushdo që bën vullnetin e Atit tim, që është në qiej, është vëllai im, motra ime e nëna ime».
Krie XII.
1 Nd’ at mot vate Dšesúi njé i te štúnie nde més te mbiéljavet: e δišípuljit e tîje kiše n û, e zûn te χíljkje je n kalinje , e te χaje n.
2 E Fariserat pâr kte , i θân atîje : Ši δišípuljit t nte b nje n tše se mund be net nde te štune t.
3 E aí θa atire: N ng δiavastit tše be ri Daviδi, kûr pat û, e atá tše e n me té :
4 Se χiri aí te špia e Tinzoti, e χ nge r bukte e autarit, tše n ng i ngit atîje te χâje , ne atire, tše e n me té , mosse príftravet vete m?
5 O ng δiavastit te ljedža se nde te štunat priftrat te kjiša ke púte nje n te štune n, e jân pa‐ftesur?
6 Ju θom prana, se ktu e št nje mé i maθ se kjiša.
7 E nde kiše t njoχur, tše e št: Ljipisî dua, e jo sagrifitse : n ng kiše t kundanartur te pa‐ftesmit:
8 Pse i Biri njeríut e št i zoti eδé te štune s.
9 E nisur atêje , vate te sinagoga e tire.
10 E njô nje burr tše kiš dore n e θât, e e píejtin, tue θ n: Nde jipet nde te štunat te še rônje ? se t’ e ngaljésie n.
11 E aí θa atire: Tsilji e št nde r ju, tše kâ nje delje te vetme, e nde ke jó tek e štúnia i rafte nde nje grop, n ng e rre mbén, e e ngrê n?
12 Po sâ njeríu e št mê i mîr se nje delje? Prandái nde r te štunat mund b nje mîr.
13 Aχíera i θot njeríut: Ndê j dore n t nde. E e ndé iti, e u‐prúar e tê r si jatra.
14 Fariserat prana tše dúaltin atêje , múartin kundzilje kunte r atîje , si te birje n.
15 E Džesúi tše e dîje iku atêje : e vân pas atîje gjinde šûm, e še rói gjiθ atá:
16 E kumandói atire te mos e kalzoje n.
17 Sa te be χej tše u‐θa ka Isaía proféti, tše θot:
18 Njô dialji im, tše ú sgjoδa, i dášuri mîr i im, tek u‐nd nde zé me ra ime. Ú vê špirtin tim mbi até , e aí rre fíen džuδidzin gjínde vet.
19 N ng b n tsîlje , n ng θe rrét, e mosnjerî gjegje n kjátse vet vudže n e tîje :
20 N ng tšân kálme rin e piást, e mitšin tšé b n kamnúa n ng šúan, njera tše te múnde nje ljedža:
21 E nd’ é me rit tîje gjinde t pantéχe nje n.
22 Aχíera u‐bê pe rpara atîje nje i z n ka špirti χúaje , i verbe r eδé mung, e e še rói sa i vérbe ri e mungu fjit, e šiχ.
23 E kjindroje n me grik χapte gjinde t, e θoje n: Mos e št kî i biri Daviδit?
24 Fariserat prana gjegjur kte , θân: Kî n ng ndzíer δimonte mosse me Beldzebubin kréin e δimonvet.
25 E pâr Džesúi trût e tire, i θa: Nga rregje rî e ndáitur nde vetχên, b net e škret: e nga χôr, o špî e ndáitur nde vetχên, n ng rre jiret.
26 E nde satanassi ndzíer satanassin, u‐ndâ mbe vetχên: si kâ te rrie štúara rregje ría e tîje ?
27 E nd’ ú pe r Beldzebubin ndzíer špirtrat e χúaje , biljte tâje pe r ke i ndziére n? Pe r kte atá kân te jên júδe e rat tâje .
28 Nd’ ú prana pe r Špirtin e Tinzoti ndzíer špirtrat e χúaje , mandái erθ mê pâr mbi ju rregje ría e Tinzoti.
29 O si mund χĩnje njeríu te špia e te fortit, e ti kalônje mbroljat e tîje , nde mos ljiθte pe rpara te fortin? e aχíera mund i džéše nje špîn e tîje .
30 Aí tše n ng e št me mua, e št kunte r meje: e aí tš’ ng mbiéθ me mua, špriše n.
31 Pe r kte ju θom: Nga ftesme , e malkím i nde ljenet njére zvet, po malkimi i Špirtit n ng i nde ljenet.
32 E kuš θe fte nje fiâlje kunte r Birit njeríut, i nde ljenet atîje : kuš prana e θe fte kunte r Špirtit šé it, n ng i nde ljenet jo te kjo jet, jo te ajó tše kâ te vĩnje .
33 O b ni árvurin te mîr, e frutin e tîje e b ni te mîr: o b ni árvurin te ljik, e frutin e tîje e b ni te ljik: pse ka fruti njiχet árvuri.
34 Rratsîm anapre mteš, si mund fólje ni šurbise te mira, po tše jini te ljikje ? pse ka te mburúarit e zé me re s golja fiét.
35 Njeríu i mîr ka te rzúari mîr i zé me re s ndzíer te mirat: e njeríu ljik ka te rzúari ljik ndzíer te ljigat.
36 Eδé ju θom, se nga fiâlje e mbraze t, tše θe fšin njére zit, pe r até kan jape n kunt te dita e džuδidzit.
37 Pse ka fiálje t t nde ke te kêš δ n ljikj, e ka fiálje t t nde ke te jêš i kundanartur.
38 Aχíera u‐pergjékje tin ditsá nde r Skribrat e Fariserat, tue θ n: Δáskalje , dúami te šomi ka ti nje sinjâl.
39 E aí pe rgjegjur θa atire: Dženeratsiûn e ljîge , e e škatarrúar ke rkón sinjâl: e sinjâl n ng i jipet ašâje , mosse sinjali Džone s profétit.
40 Pse si Džona kje te barku balene s trî dit, e trî nat, ke štú kâ te rrie i Biri njeríut te zé me ra e δéut trî dit, e trî nat.
41 Burrat Ninivitra ngre χen te džuδidzi me ke t dženeratsiúne , e e kundanáre nje n: se atá bẽ̂ n peniténdzie nde te preδikárturit e Džone s. E njô ktu e št nje mê i maθ se Džona.
42 Rregje reša e miesdíte se ngre χet te džuδidzi me ke t dženeratsiúne , e e kundanare n: pse erθ ka s’ ê mê δê se te gjegjet urte sîn e Salamunit, e ši ktu nje mê i maθ se Salamuni.
43 Kûr pra špirti i pe rgúar daljte ka njeríu, štiχet pe r vende pa‐úje , tue ke rkúar te pré itur, e n ng e gj n.
44 Aχíera θot: Prírem te špia ime, ka dola. E arδur e gjet mbraze t, šîje tur, e stoljisur.
45 Aχíera vete, e merr me té njete r štat špírte ra mê te ljikje se aí, e χíje tur rrîn atié: e te práse met dit te atîje njeríu be χen mê te ljiga se te parat. Ke štú i vién eδé ke sái dženeratsiúnie te kekje.
46 Si aí fjit gjínde vet, njô e je ma, e te vléze rit e tîje rrije n jašt, tše ke rkoje n ti fjíse je n.
47 E nje i θa: Ši se jat’ ê m, e tû vleze r rrîn jašt, tše ke rkonje n te te fiáse n.
48 E aí pe rgjegjur, θa atîje e i fóljneje : Kuš e št me ma ime, e kuš jân vléze rit tim?
49 E ndé itur dore n mbi δišípuljit e tîje , θa: Njô me ma ime, e vléze rit e mî.
50 Pse kušdó te b nje ve ljeme n e Tate s tim, tše e št nde r kjíele t: aí e št vlau im, e mote r, e mê me .