Kënkë psallmë e Asafit.
1 O Perëndi, mos u resht, mos hesht, edhe mos pusho, o Perëndi.
2 Sepse shih arëmiqt’ e tu ndek bënjënë gjam, edhe ata që të kanë mëri ngritnë krye.
3 Bënë këshillë të keqe kundrë llauzit tënt, edhe këshilluanë kundrë shënjtorëvet tu.
4 Thanë: Ejani, e le të shuajmë ata nga kombi, edhe emër’ i Israillit le të mos kujtonetë më.
5 Se bënë këshillë me një mëndëje bashkë, lithnë fjalë kundrë teje.
6 Tendat’ e Edhomit, edhe Ismailitëtë, Moavi edhe Agarianëtë,
7 Gevalli edhe Amonni, edhe Amalliku, Filistenjtë bashkë me ata që rrinë ndë Tyrë.
8 Po edhe Assuri u bashkua me ata, ndihnë të bijet Llotit. Sellah.
9 Bënu-a si Madhianitet, si Sisarajt, si Jakovit ndë përrua të Kishonit,
10 (të cilëtë) humpnë ndë En-dhor, u bënë si plehe ndë dhet.
11 Bën urdhëratësit’ e atyre posi Orivë, e Zivë, e Zeveenë, e Sallmananë, gjithë të parët’ e atyre,
12 të cilëtë thanë: Le të trashëgojmë për vete shënjtëroren’ e Perëndisë.
13 O Perëndia im, bën-i ata posi rotovillë, posi kashtë përpara erësë.
14 Posi ziar që diek pyllë, edhe posi flakë që përcëllon maletë.
15 Kështu përzër-i me erë të fortë, edhe përzie-i me zëmërimnë tënt.
16 Mbush-u faqetë me çpërnderim, edhe kanë për të kërkuarë emrinë tënt, o Zot.
17 U turpërofshin’ e u përziefshinë ndë jetë të jetësë, edhe u turpërofshin’ e humpshinë.
18 Edhe le të ngjohënë, se ti e ke emrinë Zot, ti vetëmë je i lartë mbë gjithë dhenë.
© The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA © Interconfessional Bible Society of Albania © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë