Mbë të parinë kënkëtuar mbi Sheminith. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Shpëto-më, o Zot, se s’mbet i drejtë, se u pakësuanë të vërtetatë prej të bijet njierëzet.
2 Gjithë-se-cili flet të kota tek i afërmi ti; me buzë gënjeshtare ndë zëmërë edhe ndë zëmërë flasënë dy keq.
3 Zoti thaftë gjithë buzëtë gënjeshtare, edhe gjuhënë që flet fjalë të mëdha.
4 Të cilëtë thanë: Do të madhëroimë gjuhënë t’ënë, buzëtë t’ona janë me ne; kush është zot mbi ne?
5 Për punë të vuajturit e dorë-hollëvet, edhe për psherëtimën’ e të nevojëshimet, tashi do të ngrihem, thotë Zoti, do ta vë ndë shpëtim, do të qëndronj përpara ati.
6 Fjalët’ e Zotit janë fjalë të këthiellëta, ergjënt i provuarë, treturë ndë enë balte, kulluarë shtatë herë.
7 Ti, o Zot, na ruajtish, edhe na mbajtish prej këti brezi gjithë jetënë.
8 Të pa-besëtë ecënjënë përqark, kur lartonenë më të këqijt’ e të bijet njierëzet.