Mbë të parinë kënkëtuar mbi Shoshanim. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Shpëto-më, o Perëndi, sepse hynë ujëra gjer ndë shpirt t’im.
2 U kredha ndë baltë të thellë, ndek nuk’ është vënd për të qëndruarë; harriva ndë të thellat’ e ujëravet, edhe rriedhëja më mbuloi.
3 U lodha së bërtituri, m’u ngjir gurrmazi, m’u lothnë sytë së prituri Perëndinë t’im.
4 Ata që më kanë mëri pa punë u shumuanë më tepërë se qimet’ e kresë s’ime, u bënë të fortë arëmiqt’ e mi, që më ndiekënë pa udhë, atëhere unë ktheva ç’nukë rrëmbeva.
5 O Perëndi, ti ngjeh marrëzinë t’ime, edhe fajet’ e mi s’janë fshehurë prej teje.
6 Mos u turpërofshinë për punët t’ime ata që të presënë, o Zot Perëndia i fuqivet, as mos u turpërofshinë për punët t’ime ata që të kërkonjënë, o Perëndia i Israillit.
7 Se për punët tënde durova çpërnderim, turpëja më mbuloi faqenë.
8 U bësh far’ e huaj ndë vëllazërit’ e mi, edhe i huaj ndë të bijt’ e ëmësë s’ime.
9 Se zilia e shtëpisë s’ate më hëngri, edhe çpërnderimet’ e atyreve që më çpërnderonjënë ranë mbi mua.
10 Edhe qjava (duke munduarë) shpirtinë t’im me agjërim, po (këjo) m’u bë për çpërnderim.
11 Edhe bëra thesnë petkë, edhe u bëshë përrallëzë ndër ata.
12 Ata që rrinë ndëpër dyert, flisinë kundrë meje, edhe ata që pijnë verë më këndonjinë kënkë.
13 Po unë (dërgonj) të faluritë t’im nde ti, o Zot, kohë pëlqimi është, o Perëndi, për të shumëtit’ e përdëllimit tënt ndigjo-më, për të vërtetën’ e shpëtimit tënt.
14 Shpëto-më nga balta, që të mos kredhem, shpëtofsha prej atyreve që më kanë mëri, edhe nga thellësirat’ e ujëravet.
15 Mos më mbuloftë të rriedhurët’ e ujëravet, as mos më përpiftë thellësira, edhe pusi mos mbylltë grykën’ e ti mbi mua.
16 Ndigjo-më, o Zot, se përdëllimi yt ësht’ i mirë; pas të shumëtit të dhëmburavet tua, hith sytë mbi mua.
17 Edhe mos kthe mbënjanë faqenë tënde prej shërbëtorit tënt, se jam shtrënguarë; ndigjo-më shpejt.
18 Afrohu nde shpirti im, edhe shpërbli atë, për punët të arëmiqet mi ruaj-më.
19 Sepse ti ngjeh përnderiminë t’im, edhe marrëzinë t’ime, edhe turpëjenë t’ime, gjithë ata që më shtrëngonjënë janë përpara teje.
20 Çpërnderimi më theu zëmrënë, edhe jam i mjerë; edhe prita ndonjë të rëkonjë bashkë me mua, po nukë qe, edhe ngushëllimtarë, po nukë gjeta.
21 Edhe më dhanë t’ëmblëth për të ngrënë, edhe më dhanë të pi uthullë ndë etëjet t’ime.
22 Truveza e atyreve u bëftë përpara atyreve për kurth, e për çpagim, e për lak.
23 Syt’ e atyreve u errësofshinë, për të mos parë, edhe kërrus kurriz’ e atyreve për kurdo.
24 Derth mërinë tënde mbi ata, edhe i zëntë zëmërimi i mërisë s’ate.
25 U shkretoftë vëndi të ndënjurit atyreve; edhe mos pastë kush të rrijë ndë tendat t’atyreve.
26 Sepse ata ndoqnë atë që godite ti, edhe flasënë për të dhëmburat e atyreve që plagose.
27 Shto pa-udhëri mbi pa-udhërin’ e atyreve, edhe mos hyfshinë ndë drejtërit tënde.
28 U shofshinë nga vivlia e të gjallëvet, edhe mos u shkrofshinë bashkë me të drejtët.
29 Po unë jam dorë-hollë edhe i hidhëruarë, shpëtimi yt o Perëndi, më harriftë.
30 Do të lavduronj emërin’ e Perëndisë tim me kënkë, edhe do t’e madhonj me lavdurim.
31 Edhe do t’i pëlqenjë Zotit më tepërë, se viç i ri, që ka brirë e thundra.
32 Dorë-hollëtë do të shohënë, e do të gëzonenë, kërkoni Perëndinë, edhe do t’u rronjë zëmëra.
33 Sepse Zoti do të ndigjonjë dorë-hollëtë, edhe nukë heth poshtë të lidhurit’ e ti.
34 Le të lavduronjënë atë qiejtë, edhe dheu, deti edhe gjithë ato që lëvisnjënë nd’atë.
35 Se Perëndia do të shpëtonjë Sionënë, edhe do të ndërtonjë qytetet’ e Judhësë, edhe do të rrinë atie, edhe do të trashëgonjënë atë.
36 Edhe far’ e shërbëtorëvet tu do të trashëgonjënë atë, edhe ata që duanë emërinë tënt do të rrinë nd’atë.