Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Lum ay që shtie sytë mbë dorë-hollinë, ndë ditë të keqe Zoti do ta shpëtonjë.
2 Zoti do t’e ruanjë, edhe do t’i ruanjë jetënë, edhe do të jetë i lumurë mbi dhet, edhe nukë do t’e apë ndë dorë të arëmiqet ati.
3 Zoti do t’i apë fuqi ndë shtrat të sëmundëjesë, do të kthenjç gjithë shtratin’ e ati ndë sëmundëjet të ati.
4 Unë thashë: Përdëlle-më, o Zot, shëro shpirtinë t’im, se fëjeva mbë ty.
5 Arëmiqt’ e mi thonë keq për mua: Kur do të vdesë e të humpnjë emëri i ati?
6 Edhe ndë arthtë ndonjë për të parë, flet kot, zëmër’ e ati mbëleth ndë vetëvetëhenë pa-udhëri, si të dalë jashtë, flet për atë.
7 Gjith arëmiqt e mi pishtëllinjënë bashkë kundrë meje, mendonenë keq kundrë meje,
8 (duke thënë): Gjë e keqe iu ngjit, edhe duke dergjurë, nukë do të ngrihetë më.
9 Sepse edhe ay njieriu i paqtimit t’im, që shpëreva mb’atë, i cili hantej bukënë t’ime, ngriti thundrënë kundrë meje.
10 Po ti, o Zot, përdëlle-më, edhe ngre-më, edhe do t’ua çpaguanj.
11 Nga këjo e di se më do, sepse arëmiku im nukë gëzonetë kundrë meje.
12 Po ti më ndihe për të pakeqenë t’ime, edhe më forcove përpara teje për gjithë jetënë.
13 I bekuarë qoftë Zoti Perëndia i Israillit për gjithë jetën’ e jetësë. U bëftë, u bëftë.
© The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA © Interconfessional Bible Society of Albania © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë