Psallm’ e Dhavidhit, kur ndërroi faqen’ e ti përpara Avimellehut, edhe kyj e lëshoj, e iku.
1 Do të bekonj Zonë mbë çdo kohë, lavdim’ i ati do të jetë kurdo ndë gojët t’ime.
2 Shpirti im do të mburretë mbë Zotnë, të butëtë do të ndigjonjënë, edhe do të gëzonenë.
3 Madhoni Zonë bashkë me mua, edhe le të lartojmë bashkë emrin’ e ati.
4 Kërkova Zonë, edhe më ndigjoi, edhe më shpëtoj nga gjithë shtrëngimet’ e mi.
5 U afruanë ndek ay, edhe u ndritnë, edhe faqet’ e atyreve nuk’ u turpëruanë.
6 Ky dorë-holli thërriti, edhe Zoti e ndigjoj, edhe e shpëtoj prej gjithë shtrëgimevet ati.
7 Engjëll’ i Zotit vë fushatënë rreth atyreve që i kanë frikë, edhe i ruan.
8 Viri ndë gojë edhe shihni, se Zoti ësht’ i mirë. Lum ay njieri që shpëren mb’atë.
9 Kini frikë Zotit, gjithë shënjtorët’ e ati, se nuk’ u shteretë gjë atyreve që i kanë frikë.
10 Të pasuritë u varfëruanë edhe i mori uria, po ata që kërkonjënë Zotnë, nuk’ do t’u shteretë ndonjë e mirë.
11 Ejani, o dielm, më ndigjoni: do t’u mësonj frikën’ e Zotit.
12 Ç’ ësht’ ay njieri që kërkon jetë, do të shohë ditt të mira?
13 Ruaj gjuhënë tënde prej së keqesë, edhe buzët’ e tua të mos flasënë gënjeshtrë.
14 Hiqu prej së keqesë, edhe bën mirë, lyp paqtim, edhe ndiq atë.
15 Syt’ e Zotit janë mbi të drejtët, edhe veshët’ e ati mbi lutëjen’ e atyreve.
16 Po faqeja e Zotit është kundrë atyreve që bënjënë keq, që të humpnjë kujtimn’ e atyreve prej dheut.
17 Të drejtëtë thërritnë, edhe Zoti i ndigjoi, edhe i shpëtoi nga gjithë shtrëngimet’ e atyreve.
18 Zoti është ngjat atyreve që kanë zëmrë të thyerë, edhe shpëton të përgjunjuritë ndë shpirt.
19 Shtrëngimet’ e të drejtëvet janë shumë, po Zoti do t’i shpëtonjë prej gjithë atyreve.
20 Zoti ruan gjithë eshtërat’ e atyreve, as një prej këtyre nukë do të thyhetë.
21 E keqeja do të vrasë fajtorëtë, edhe ata që kanë mëri të drejtinë, do të bënenë fajtorë.
22 Zoti shpëton shpirtin’ e shërbëtorëvet ti, edhe gjithë ata që shpërenjënë mb’atë nukë do të bënenë fajtorë.
© The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA © Interconfessional Bible Society of Albania © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë