Mbë të parinë kënkëtuar, për Jedhuthunë. Psallm’ e Asafit.
1 Zëri im është ndë Perëndia, edhe klitha: zëri im është ndë Perëndia, edhe ma vuri veshnë.
2 Ndë ditë të shtrëngimit tim kërkova Zonë; ndënë duart’ e mia natënë, edhe s’pushonje; shpirti im s’dontej të ngushëllonej.
3 Kujtova Perëndinë, edhe u përzieshë; u menduashë, edhe m’u fik fryma. Sellah.
4 Mbajta syt’ e mi pa gjumë, u përzieshë, edhe nukë muntnjë të flisnje.
5 Mendova ditt’ e lashta, edhe viet e moçim.
6 Bie ndër mënt kënkënë timë; natënë mendonem bashkë me zëmrënë time, edhe fryma ime kërkon.
7 Mos më ka për të hedhurë tej Zoti gjithë jetënë, edhe s’do të më pëlqenjë më?
8 A po mbeti për kurdo përdëllim’ i ati? Pushoj fjala e ati bres pas brezi?
9 Vallë mos harroi Perëndia të përdëllenjë? A po do të mbyllnjë përdëllimet’ e ti ndë zëmërimt’ të ti? Sellah.
10 Atëhere thashë: Këjo është dobësia ime, ndërrim i së diathtësë të Lartit.
11 Do të kujtonj punët’ e Zotit, po, do të kujtonj punët’ e tua të maniçimetë që ndë krye të herësë.
12 Edhe do të shkonj ndër mënt gjithë punërat’ e tua, edhe do të mendonem për të punuarat’ e tua.
13 O Perëndi, udha jote është ndë (vënt) të shënjtëruarë; cili Perëndi është’ i math, si Perëndia ynë?
14 Ti je Perëndia që bën punëra të maniçime, dëfteve fuqinë tënde ndër llauzet.
15 Çpërbleve me krahët tënt llausnë tënt, të bijt’ e Jakovit edhe të Josifit. Sellah.
16 Të panë ujëratë, o Perëndi, të panë ujëratë, edhe u frikësuanë, u drothnë edhe avyssatë.
17 Retë derthnë ujëra, qiejtë dhanë zë, edhe shigjetat’ e tua shkuanë.
18 Zëri i bubullimëse s’ate ishtej ndë rrotullët, vetëtimat’ e tua ndritnë në botët, u tunt e u droth dheu.
19 Udha jote është ndëpër det, edhe rrugat’ e tua janë ndë shumë ujëra, edhe gjurmët’ e tua nukë ngjihenë.
20 I hoqe udhënë llauzit tënt, posi dhëntë, me dorë të Mojsiut edhe të Aaronit.
© The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA © Interconfessional Bible Society of Albania © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë