1 Këndoni Zotit kankë të re, këndoni Zotit, gjithë dheu.
2 Këndoni Zotit, bekoni emënin’ e ati, epni za ditë për ditë për shpëtimin’ e ati.
3 Diftoni kombevet lavdin’ e ati,edhe gjithë popujvet mërekullit’ e ati.
4 Se Zoti asht’ i math, edhe i vëjefshim për me u lavduruem, asht’ i frikshim përmbi gjithë perëndinat.
5 Se gjithë perëndinat’ e kombevet janë idhuj, por Zoti bani qijetë.
6 Lavdi e madhëni ashtë përpara ati, fuqi e bukuri ashtë ndë shenjtënoret t’ati.
7 Epni Zotit, o ateniat’ e popujvet, epni Zotit lavdi e fuqi.
8 Epni Zotit lavdin’ e emënit ati, merrni dhunëtia, edhe hyni ndë oborret t’ati.
9 Lutni Zotinë ndë të bukurënë shenjtënoren’ e ati , kini frikë prei faqes’ ati, gjithë dheu.
10 Thoni ndër kombet, se Zoti mbëretënon, sepse bota ka me qenun’ e forcueme, qi të mos tundetë, ai ka me gjukuem popujtë me dreitëni.
11 Le të gëzohenë qijetë edhe le të gazmohetë dheu, le të gjimojë deti, edhe të mbushunit’ e ati.
12 Le të gëzohenë fushate, edhe gjithë qish janë nd’ato, ate-herë kanë me u gazmuem gjithë drut’ e pyllit, prei faqesë Zotit,
13 se vien, se vien me gjukuem dhenë; ka me gjukuem botënë me dreitëni, edhe popujtë me të vërtetën’ e vet.
1 שִׁ֣ירוּ לַ֭יהוָה שִׁ֣יר חָדָ֑שׁ שִׁ֥ירוּ לַ֝יהוָ֗ה כָּל־הָאָֽרֶץ׃ 2 שִׁ֣ירוּ לַ֭יהוָה בָּרֲכ֣וּ שְׁמ֑וֹ בַּשְּׂר֥וּ מִיּֽוֹם־לְ֝י֗וֹם יְשׁוּעָתֽוֹ׃ 3 סַפְּר֣וּ בַגּוֹיִ֣ם כְּבוֹד֑וֹ בְּכָל־הָֽ֝עַמִּ֗ים נִפְלְאוֹתָֽיו׃ 4 כִּ֥י גָ֘ד֤וֹל יְהוָ֣ה וּמְהֻלָּ֣ל מְאֹ֑ד נוֹרָ֥א ה֝֗וּא עַל־כָּל־אֱלֹהִֽים׃ 5 כִּ֤י ׀ כָּל־אֱלֹהֵ֣י הָעַמִּ֣ים אֱלִילִ֑ים וַֽ֝יהוָ֗ה שָׁמַ֥יִם עָשָֽׂה׃ 6 הוֹד־וְהָדָ֥ר לְפָנָ֑יו עֹ֥ז וְ֝תִפְאֶ֗רֶת בְּמִקְדָּשֹֽׁו׃ 7 הָב֣וּ לַ֭יהוָה מִשְׁפְּח֣וֹת עַמִּ֑ים הָב֥וּ לַ֝יהוָ֗ה כָּב֥וֹד וָעֹֽז׃ 8 הָב֣וּ לַ֭יהוָה כְּב֣וֹד שְׁמ֑וֹ שְׂאֽוּ־מִ֝נְחָ֗ה וּבֹ֥אוּ לְחַצְרוֹתָֽיו׃ 9 הִשְׁתַּחֲו֣וּ לַ֭יהוָה בְּהַדְרַת־קֹ֑דֶשׁ חִ֥ילוּ מִ֝פָּנָ֗יו כָּל־הָאָֽרֶץ׃ 10 אִמְר֤וּ בַגּוֹיִ֨ם ׀ יְה֘וָ֤ה מָלָ֗ךְ אַף־תִּכּ֣וֹן תֵּ֭בֵל בַּל־תִּמּ֑וֹט יָדִ֥ין עַ֝מִּ֗ים בְּמֵישָׁרִֽים׃ 11 יִשְׂמְח֣וּ הַ֭שָּׁמַיִם וְתָגֵ֣ל הָאָ֑רֶץ יִֽרְעַ֥ם הַ֝יָּ֗ם וּמְלֹאֽוֹ׃ 12 יַעֲלֹ֣ז שָׂ֭דַי וְכָל־אֲשֶׁר־בּ֑וֹ אָ֥ז יְ֝רַנְּנ֗וּ כָּל־עֲצֵי־יָֽעַר׃ 13 לִפְנֵ֤י יְהוָ֨ה ׀ כִּ֬י בָ֗א כִּ֥י בָא֮ לִשְׁפֹּ֪ט הָ֫אָ֥רֶץ יִשְׁפֹּֽט־תֵּבֵ֥ל בְּצֶ֑דֶק וְ֝עַמִּ֗ים בֶּאֱמוּנָתֽוֹ׃