Psallm’ e Davidit, kur ishte ndë shkreti të Iudësë.
1 O Perendi, ti je Perëndia em, çë ndë nadie po të kërkoj, shpirti em ka et për tyi, mishi em ka mall për tyi ndë dhe të shkretë, e të thatë, e të pa-ujë,
2 qi të shof fuqinë tande edhe lavdinë tande, sikurse të pashë ndë vend të shenjtënuem.
3 Se përdëllimi yt ashtë ma i mirë se jeta, buzët’ e mia kanë me të lavduruem.
4 Kështu kam me të bekuem ndë jetët t’eme, mb’emënit tand kam me ngritunë duert’ e mia.
5 Shpirti em ka me u ngimë porsi prei të maimi e prei dhiami, edhe goja eme ka me të lavduruem me buzë gëzimi,
6 kur të kujtoj ndë shtrat t’em, tyi të shkoj ndër mend për gjithë horet’ e natësë .
7 Se m’u bane ndifma eme, përandai kam me u gëzuem ndënë hien’ e fletëvet tua.
8 Shpirti em u ngjit mbas teje, e diathta jote më ndif.
9 Por ata qi kërkojënë shpirtinë t’em, për me e bierrë, kanë me hymë ndë ma të poshtëmet anët’ e dheut,
10 kanë me ranë ndë duert të shpatësë, kanë me qenunë piesë dhelpënash.
11 Por mbëreti ka me u gëzuem mbë Perëndinë, ka me u lavduem kushdo qi ban be mb’atë, se ka me u mbëçelunë goja e atyne qi flasinë rrenë.
1 מִזְמ֥וֹר לְדָוִ֑ד בִּ֝הְיוֹת֗וֹ בְּמִדְבַּ֥ר יְהוּדָֽה׃ 2 אֱלֹהִ֤ים ׀ אֵלִ֥י אַתָּ֗ה אֲֽשַׁחֲ֫רֶ֥ךָּ צָמְאָ֬ה לְךָ֨ ׀ נַפְשִׁ֗י כָּמַ֣הּ לְךָ֣ בְשָׂרִ֑י בְּאֶֽרֶץ־צִיָּ֖ה וְעָיֵ֣ף בְּלִי־מָֽיִם׃ 3 כֵּ֭ן בַּקֹּ֣דֶשׁ חֲזִיתִ֑יךָ לִרְא֥וֹת עֻ֝זְּךָ֗ וּכְבוֹדֶֽךָ׃ 4 כִּי־ט֣וֹב חַ֭סְדְּךָ מֵֽחַיִּ֗ים שְׂפָתַ֥י יְשַׁבְּחֽוּנְךָ׃ 5 כֵּ֣ן אֲבָרֶכְךָ֣ בְחַיָּ֑י בְּ֝שִׁמְךָ אֶשָּׂ֥א כַפָּֽי׃ 6 כְּמ֤וֹ חֵ֣לֶב וָ֭דֶשֶׁן תִּשְׂבַּ֣ע נַפְשִׁ֑י וְשִׂפְתֵ֥י רְ֝נָנ֗וֹת יְהַלֶּל־פִּֽי׃ 7 אִם־זְכַרְתִּ֥יךָ עַל־יְצוּעָ֑י בְּ֝אַשְׁמֻר֗וֹת אֶהְגֶּה־בָּֽךְ׃ 8 כִּֽי־הָיִ֣יתָ עֶזְרָ֣תָה לִּ֑י וּבְצֵ֖ל כְּנָפֶ֣יךָ אֲרַנֵּֽן׃ 9 דָּבְקָ֣ה נַפְשִׁ֣י אַחֲרֶ֑יךָ בִּ֝֗י תָּמְכָ֥ה יְמִינֶֽךָ׃ 10 וְהֵ֗מָּה לְ֭שׁוֹאָה יְבַקְשׁ֣וּ נַפְשִׁ֑י יָ֝בֹ֗אוּ בְּֽתַחְתִּיּ֥וֹת הָאָֽרֶץ׃ 11 יַגִּירֻ֥הוּ עַל־יְדֵי־חָ֑רֶב מְנָ֖ת שֻׁעָלִ֣ים יִהְיֽוּ׃ 12 וְהַמֶּלֶךְ֮ יִשְׂמַ֪ח בֵּאלֹ֫הִ֥ים יִ֭תְהַלֵּל כָּל־הַנִּשְׁבָּ֣ע בּ֑וֹ כִּ֥י יִ֝סָּכֵ֗ר פִּ֣י דֽוֹבְרֵי־שָֽׁקֶר׃