1 Alleluia. Lum ai njeri qi druen Zotinë, i ka anda fort urdhënimet’ e ati.
2 Fara e ati ka me qenun’ e fortë ndë dhet, brezi i të dreitëvet ka me u bekuem.
3 Nder e pasëje kanë me qenunë ndë shtëpi t’ati, edhe dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë.
4 Len dritë nd’errësinë për të dreitët, ashtë përdëllyes, e i dhimpshim, e i dreitë.
5 Njeriu i mirë ban përdëllim e ep hua, guvernon punët’ e veta me gjyq.
6 Andai s’ka me u tundunë kurrë, i dreiti ka me u përmendunë për gjithë jetënë.
7 Prei zanit keq s’ka me pasunë frikë, zemëra e ati ashtë gati për me shpëryem mbë Zotinë.
8 Zemëra e ati asht’ e fortë, s’ka me drashunë, ngjer sa të shofi shpagiminë mbë anëmiqt e vet.
9 Përdau, dha të vobegëvet; dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë, brini i ati ka me u naltuem me lavdi.
10 I pabesi ka me pamë, edhe ka me u zemëruem; ka me ngërcëllyem dhambët’ e vet, edhe ka me u tretunë, dëshërimi i të pabesëvet ka me u vdierrë.
1 הַ֥לְלוּ יָ֨הּ ׀ אַשְׁרֵי־אִ֭ישׁ יָרֵ֣א אֶת־יְהוָ֑ה בְּ֝מִצְוֺתָ֗יו חָפֵ֥ץ מְאֹֽד׃ 2 גִּבּ֣וֹר בָּ֭אָרֶץ יִהְיֶ֣ה זַרְע֑וֹ דּ֭וֹר יְשָׁרִ֣ים יְבֹרָֽךְ׃ 3 הוֹן־וָעֹ֥שֶׁר בְּבֵית֑וֹ וְ֝צִדְקָת֗וֹ עֹמֶ֥דֶת לָעַֽד׃ 4 זָ֘רַ֤ח בַּחֹ֣שֶׁךְ א֖וֹר לַיְשָׁרִ֑ים חַנּ֖וּן וְרַח֣וּם וְצַדִּֽיק׃ 5 טֽוֹב־אִ֭ישׁ חוֹנֵ֣ן וּמַלְוֶ֑ה יְכַלְכֵּ֖ל דְּבָרָ֣יו בְּמִשְׁפָּֽט׃ 6 כִּֽי־לְעוֹלָ֥ם לֹא־יִמּ֑וֹט לְזֵ֥כֶר ע֝וֹלָ֗ם יִהְיֶ֥ה צַדִּֽיק׃ 7 מִשְּׁמוּעָ֣ה רָ֭עָה לֹ֣א יִירָ֑א נָכ֥וֹן לִ֝בּ֗וֹ בָּטֻ֥חַ בַּיהוָֽה׃ 8 סָמ֣וּךְ לִ֭בּוֹ לֹ֣א יִירָ֑א עַ֖ד אֲשֶׁר־יִרְאֶ֣ה בְצָרָֽיו׃ 9 פִּזַּ֤ר ׀ נָ֘תַ֤ן לָאֶבְיוֹנִ֗ים צִ֭דְקָתוֹ עֹמֶ֣דֶת לָעַ֑ד קַ֝רְנ֗וֹ תָּר֥וּם בְּכָבֽוֹד׃ 10 רָ֘שָׁ֤ע יִרְאֶ֨ה ׀ וְכָעָ֗ס שִׁנָּ֣יו יַחֲרֹ֣ק וְנָמָ֑ס תַּאֲוַ֖ת רְשָׁעִ֣ים תֹּאבֵֽד׃