Psallm’ e Davidit.
1 O Zot, ndigjo të falunitë t’em, mba-i vesh të lutunit t’em, përgjeq-m’u mbas së vërtetësë s’ate, edhe mbas dreitënisë s’ate.
2 Edhe mos hynë ndë gjyq bashkë me shërbëtorinë tand, se asnji i gjallë s’ka me dalë i dreitë përpara teje.
3 Se anëmiku ndoqi shpirtinë t’em, përvuni jetënë t’eme përdhe, më vuni me ndenjunë ndë vende t’errëtë, si të vdekunitë gjithë monë.
4 Përandai m’u zu fryma përmbrenda meje, zemëra eme m’u përzi.
5 Kuitoj ditt’ e lashta, mendoj gjithë punët’ e tua, shkoj ndë mend të punuemet e duervet tua.
6 Ndej duert’ e mia te ti, shpirti em qahet për tyi, porsi dheu i thatë. Selah.
7 Shpeit ndigjo-më, o Zot, më zihetë fryma, mos këthe mbë-nj’-anë faqenë tande prei meje, qi të mos u shëmbëllej atyne qi sdripinë ndë gropë.
8 Ban-më me ndigjuem përdëlliminë tand ndë mëngjest, se shpëreva mbë tyi; ban-më me ngjofun’ udhënë qi ashtë për të ecunë, se vara shpirtinë t’em te ti.
9 Shpëto-më prei anëmiqvet mi, o Zot, te ti erdha me u mpshtetunë.
10 Mëso-më me bamë dashuniminë tand, se ti je Perëndia em; fryma jote e mira le të më hieki ndë vend të dreitë.
11 Për punë t’emënit t’yt, o Zot, ep-më frymë të gjallë; për dreitëninë tande nxir shpirtinë t’em prei ngushtimit
12 Edhe për përdëlliminë tand prish anëmiqt’ e mi, edhe hup gjith’ ata qi shtrëngojënë shpirtinë t’em, se unë jam shërbëtori yt.