Psallm’ e Davidit.
1 Kam me të lavduruem me gjithë zemërë t’eme, kam me të psallunë përpara engjujvet,
2 kam me lutunë ndë tempullë tand të shenjtënueminë, edhe kam me lavduruem emëninë tand, për përdëlliminë tand, edhe për të vërtetënë tande, se madhënove fjalënë tande ma tepërë, se sa të pat dalë emëni.
3 Ate ditë qi klitha, më ndigjove, i dhe fuqi shpirtit t’em.
4 Kanë me të lavduruem, o Zot, gjithë mbëretënit’ e dheut, kur të ndigjojënë fjalët’ e gojësë s’ate,
5 edhe kanë me kënduem nd’udhët të Zotit, se lavdia e Zotit asht’ e madhe.
6 Se Zoti asht’ i naltë, edhe shtie sytë mbi të poshtëminë, por të naltin’ e ngjef çë së largu.
7 Ndë ecësha ndë miedis të shtrëngimit, ke me dhanë frymë të gjallë, ke me shtrimë dorënë tande kundrë zemërimit anëmiqvet mi, edhe e diathta jote ka me më shpëtuem.
8 Zoti ka me mbaruem ato qi duhenë për mue; o Zot, përdëllimi yt ashtë për gjithë jetënë; mos këthe sytë mbë-nj’-anë prei punëvet duervet tua.