Kank’ e shkallëvet Davidit.
1 Ndë mos ishte Zoti bashkë me ne, le të thotë tashti Israeli;
2 ndë mos ishte Zoti bashkë me ne, kur u ngritnë njerës përmbi ne,
3 atëherë do të na kishinë përpimë të gjallë, kur digjei zemërimi i atyne kundrë nesh;
4 atëherë ujënatë do të na kishinë mbytunë, purroi do të kishte shkuem përsipër shpirtit t’ynë;
5 atëherë ujënatë qi qenë frymë, do të kishinë shkuem përsipër shpirtit t’ynë.
6 Qoftë bekuem Zoti, qi s’na dha porsi gja ndër dhambët t’atyne.
7 Shpirti ynë shpëtoi porsi zok prei lakut gjuatarëvet; laku u këput, e na shpëtuem.
8 Ndifma jonë ashtë mb’emënit të Zotit, qi bani qiellin’ edhe dhenë.