Mashhil i Davidit: uratë, kur ishte ndë shpellët.
1 Klitha mbë Zotinë me zaninë t’em, iu lutsh Zotit me zaninë t’em.
2 Kam me derdhunë të lutunitë t’em përpara ati, kam me diftuem shtrëngiminë t’em përpara ati.
3 Kur m’u zu fryma, atëherë ti ngjofte udhët’ e mia. Pshefnë kurth për mue, mb’ate udhë qi ecëjem.
4 Vështroishiem mbë të diathtë, e shkoishiem, por s’kishte ndonji të më ndifte; mpshtetëja hupi prei meje, edhe s’kishte ndonji të kërkonte shpirtinë t’em.
5 Thirra te ti, o Zot, e thashë: Ti je shpëresa eme, piesa eme ndë dhe të gjallëvet.
6 Mba-i vesh zanit t’em, se u përvuna fort, shpëto-më prei atyne qi më ndiekinë, se janë më të fortë se unë.
7 Nxir shpirtinë t’em prei burgut, qi të lavduroj emëninë tand; të dreitëtë kanë me më qarkuem, kur të ma shpaguejsh.