Kank’ e shkallëvet Davidit.
1 U gëzueshë, kur më thanë: Le të vemi ndë shtëpi të Zotit.
2 Kambëtë t’ona kanë me qindruem ndër duert e tua, o Ierusalemë.
3 Ierusalema ashtë ndërtuem si qytet i përmbëledhunë bashkë.
4 Atie hipinë faratë, farat’ e Zotit, mbas deshmimit Israelit, për me lavduruem emënin’ e Zotit.
5 Se atie u vunë shkembe për gjyq, shkembet’ e shtëpisë Davidit.
6 Kërkoni paqtimin’ e Ierusalemësë; le t’u vejë mbarë atyne qi të duenë.
7 Le të jetë paqtim ndë muret e tu, edhe mbarësi ndë pallatet e tu.
8 Për punë të vëllazënavet mi, edhe t’afërëvet mi, kam me thanë tashti: Paqtim mbë tyi!
9 Për punë të shtëpisë Zotit Perëndisë t’onë, kam me kërkuem të mirënë tande.