Kank’ e shkallëvet.
1 Lum’ kush druen Zotinë, kush ecën nd’udhët t’ati.
2 Se ke me ngranë prei mundimit duervet tua, ke me qenun’ i lumunë, edhe ka me qenunë mirë për tyi.
3 Grueja jote ka me qenunë porsi veshtë plot me pemë, për krahë shtëpisë s’ate; bijt’ e tu, porsi bimëza ullinjsh të rij, rreth truvezësë s’ate.
4 Qe, kështu ka me u bekuem njeriu qi druen Zotinë.
5 Zoti ka me të bekuem kah Siona, edhe ka me pamë të mirën’ e Ierusalemësë gjithë ditt’ e jetësë s’ate,
6 edhe ke me pamë bijt’ e bijvet tu; paqtim mbë Israelinë.