Psallmë kënke për ditën’ e Savvatit.
1 Mirë është për të lavduruarë Zotnë, edhe për të psallurë për emrinë tënt, o i Lartë,
2 për të dhënë zë ndë mëngjest për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde për natë,
3 me psalltir dhietë kordhëzash, bashkë me kënkë e me qitharë.
4 Se më gëzove, o Zot, ndë krijesët tënde, edhe do të gëzonem për punët’ e duaret tua.
5 Sa u madhuanë punët’ e tua, o Zot! Fort thellë hynë mendimet’ e tu.
6 Njieriu i pa-mënt nukë ngjeh, edhe i marri s’kupëton këto,
7 se fajtorëtë mbinjënë posi bari, edhe lulëzonjënë gjithë ata që punonjënë pa udhë, që të vdirenë për gjithë jetën’ e jetësë.
8 Po ti je i lartë për gjithë jetënë, o Zot.
9 Se na arëmiqt’ e tu, o Zot, se na arëmiqt’ e tu ndek do të vdirenë, edhe do të përndahenë gjithë ata që punonjënë pa udhë.
10 Po ti do të lartojsh bririnë tim, posi të bri-vetëmit; unë do të lyhem me vaj të ri,
11 edhe syri im do të shohë (si do) për arëmiqt’ e mi, edhe veshët’ e mi do të ndigjonjënë për të këqijt që janë ngriturë kundrë meje.
12 I drejti do të lulëzonjë posi finik, do të shumonetë posi dëllinjë ndë Livan.
13 Ata që janë mbiellë ndë shtëpit të Zotit, do të lulëzonjënë ndë hoboret të Perëndisë t’ënë,
14 do të shumonenë edhe nd’atë pleqëri të lashtë, edhe do të jenë të majm e të ngjomë,
15 për të dëftyerë, se i drejt’ është Zoti, guri im, edhe nuk’ është paudhëri nd’atë.
Psallmë kanke për ditën’ e Sabbatesë.
1 Mirë ashtë për me lavduruem Zotinë, edhe me psallunë për emëninë tand, o i Naltë.
2 Me dhanë za ndë mëngjest për përdëlliminë tand, edhe për të vërtetënë tande për nate,
3 me psallter dhetë kordhëzash, bashkë me kankë e me qitharë.
4 Se më gëzove, o Zot, ndë krijesët tande, kam me u gëzuem për punët e duarvet tua.
5 Sa u madhuenë punët’e tua, o Zot! Fort thellë hynë mendimet’ e tu.
6 Njeriu i pamend nukë ngjef, edhe i marri s’kupëton këte,
7 se të pa-besëtë bijenë porsi bari, edhe gjith’ ata qi punojënë pa udhë lulëzojënë, për me u vdierrë për gjithë jetënë.
8 Por ti, o Zot, je i naltë për gjithë jetënë.
9 Se qe anëmiqt e tu, o Zot, se qe anëmiqt e tu kanë me u vdierrë, edhe gith’ ata qi punojënë pa udhë kanë me u përdamë.
10 Por ti ke me naltuem brininë t’em, porsi të bri-vetëmit; unë kam me u lyem me voj të ri,
11 edhe syni em ka me pamë si do për anëmiqt e mi, edhe veshët’ e mi kanë me ndëgjuem për të këqijt qi janë ngritunë kundrë meje.
12 I dreiti ka me lulëzuem porsi finik, ka me u shumuem porsi dullenj’ e Libanit.
13 Ata qi janë mbiellë ndë shtëpit të Zotit, kanë me lulëzuem ndë oborret të Perëndisë sonë, kanë me bamë pemë edhe nd’ate pleqëni të lashtë,
14 edhe kanë me qenunë të majm e të ngjomë,
15 për me diftuem, se Zoti, guri em, asht’ i dreitë, edhe nuk’ ashtë pa-udhëni nd’ate.