Psallm’ e Asafit.
1 Perëndia i perëndivet, Zoti foli, edhe thirri dhenë, nga të lindurit e diellit, gjer ndë të perënduarit.
2 Perëndia u duk prej Sionësë, (që është) ball’ i bukurisë.
3 Perëndia ynë do të vinjë, edhe nukë do të pushonjë; do të digjetë ziar përpara ati, edhe er’ e fortë qark ati.
4 Do të thërresë qiellë së siprëmi, edhe dhenë, për të gjykuarë llausn’ e ti.
5 Përmbëlithni të drejtët’ e mi, të cilëtë bënë dhiatë me mua mbi kurbane.
6 Edhe qiejtë do t’apënë zë për drejtërin’ e ati, se Perëndia vetë është gjykatës. Sellah.
7 Ndigjo, o llauzi im, se unë do të flas, o Israill, se do të martyris kundrë teje: unë jam Perëndia, Perëndia yt.
8 Nukë do të të qortonj për kurbanet’ e tu, edhe kurbanetë të diegurë gjithë janë përpara meje kurdo.
9 Nukë do të pres prej shtëpisë s’ate viçrë, as sqep prej tufëvet tua.
10 Se gjith’ egërsirat’ e pyllit janë të miatë, edhe bagëtia që janë mbi një mijë male.
11 Ngjoh gjithë shpesët’ e malevet, edhe egërsirat’ e fushësë janë bashkë me mua.
12 Ndë më arthtë u, s’do të them ty, sepse imeja është bota, edhe të mbushurit’ e asaj.
13 Mos do të ha mish demash, a do të pi gjak sqepësh?
14 Bën-i Perëndisë kurban lavdurimi, edhe ep-i të Lartit uratat’ e tua,
15 edhe thirrë-më ndë ditë të shtrëngimit, se do të të dëlir, edhe do të më lavduronjç.
16 Po Perëndia i tha fajtorit: Ç’ke ti, që tregon urdhërimet’ e mi, edhe zë ngojesh dhiatënë t’ime?
17 Edhe ti ke mëri të mësuaritë, edhe hedh prapa teje fjalët’ e mia.
18 Ndë pafsh viedhës, ecën bashkë me atë, edhe piesa jote është bashkë me kurvarët.
19 Goja jote flet shumë keq, edhe gjuha jote gërsheton gënjeshtrë.
20 Rri e flet kundrë t’yt vëllai, edhe vë skandallë kundrë të birit s’at ëme.
21 Këto bëre, edhe pushova, more me mënt, se jam vërtet posi ti; do të të qërtonj, edhe do të nxier gjithë fajetë përpara syvet tu.
22 Viri ndër mënt pra këto, ju që harruatë Perëndinë, se mos u rrëmbej ndonjë herë, edhe s’ka se kush t’u shpëtonjë.
23 Ay që bie kurban lavdurimi, më lavduron, edhe ati që ndreq udhënë, do t’i dëftenj shpëtimn’ e Perëndisë.
Psallm’ e Asafit.
1 Perëndia i perëndinavet, Zoti foli, edhe thirri dhenë, kah të lemit’ e diellit, deri ndë të perënduemit ati.
2 Perëndia u duk kah Siona, qi ashtë balli i bukurisë.
3 Perëndia ynë ka me ardhunë, edhe s’ka me pushuem; ka me u diegunë ziarrm përpara ati, edhe er’ e fortë qark ati.
4 Ka me thërritunë qilltë së siprëmi, edhe dhenë, për me gjykuem popullin’ e vet.
5 Më përmbëllithni të dreitët’ e mi, të cillëtë banë dhiatë me mue mbi kurbane.
6 Edhe qilltë kanë me dhanë za për dreitënin’ e ati, se Perëndia vetë ashtë gjyqtar. Selah.
7 Ndëgjo, o populli em, se kam me folunë, o Israell,se kam me deshmuem kundrë teje: unë jam Perëndia, Perëndia yt.
8 S’kam me të qirtuem për kurbanet’ e tua, edhe kurbanetë gjithë-diegunat’ e tua janë përpara meje kurdo.
9 S’kam me pritunë viç prei shtëpisë s’ate, as sqepë prei tufavet tua.
10 Se gjithë bishat’ e pyllit janë të miatë, edhe bagëtia qi janë mbë nji mijë male.
11 Ngjof gjithë shpendët’ e malevet, edhe bishat’ e fushësë janë bashkë me mue.
12 Ndë më arthtë u, s’kam me të thanë, sepse emeja ashtë bota, edhe të mbushunit’ e asai.
13 Mos kam me ngranë mish mëzetënish, a me pimë gjak sqepësh?
14 Ban-i Perëndisë kurban lavdurimi, edhe ep-i të Naltit uratat’ e tua,
15 edhe thirr-më ndë ditë të shtrëngimit, se kam me të liruem, edhe ke me më lavduem.
16 Por Perëndia i tha të pa-besit: Qish ke ti, qi tregon urdhënimet’ e mi, edhe ze n’gojë dhiatënë t’eme?
17 Edhe ti ke mëni të mësuemitë, edhe hedh mbrapa teje fjalët’ e mia.
18 Ndë pafsh viedhës, ecën bashkë me atë, edhe piesa jote ashtë bashkë me kurvarët.
19 Goja jote flet shumë keq, edhe gjuha jote gërsheton gënjeshtrë.
20 Rri e flet kundrë t’yt vëlla, edhe ve shkandullë kundrë të birit s’at amë.
21 Këto bane, edhe s’pëzaita, more me mend, se jam vërtet porsi ti; kam me të qirtuem, edhe kam me nxierrë gjithë fajetë përpara syvet tu.
22 Veni ndër mend pra këtë, ju qi harruetë Perëndinë, se mos u rrëmbej ndonji herë, edhe s’ka kush me u shpëtuem.
23 Ai qi bije kurban lavdurimi, më lavduron, edhe ati qi ndreq udhënë, kam me i dëftyem shpëtimin’ e Perëndisë.