Psallm’ e Dhavidhit.
1 Gjyko, o Zot, ata që më bënjënë keq, lufto ata që më luftonjënë.
2 Rrok armë edh mburonjë, edhe ngreu të më ndihç.
3 Edhe kap shtijëzënë, edhe zër’ udhën’ e atyreve që me ndiekinë; thuaj shpirtit t’im: Unë jam shpëtimi yt.
4 U turpërofshinë e u marrofshinë ata që kërkonjënë shpirtinë t’im; u kthefshinë për së prapi, edhe u turpërofshinë ata që mendonjënë të keqe për mua.
5 U bëfshinë posi byk ndër sy të erësë, edhe engjëll’ i Zotit i ndiektë.
6 U bëftë udh’ e atyreve errëcirë e shkitë, edhe ëngjëll’ i Zotit i ndiektë.
7 Sepse pa ndonjë farë pune fshehnë kurthin’ e tyre (ndë) gropë për mua, pa ndonjë farë pune e mihnë atë për shpirtinë t’im.
8 Arthtë prishëje mbi atë, pa mos diturë atë, edhe kurthi që fshehu, zëntë atë, edhe raftë nd’ atë për humbëje.
9 Po shpirti im do të gëzonetë për Zotnë, edhe do të ngazëllonetë për shpëtimin’ e ati.
10 Gjithë eshtërat’ e mia do të thonë: Zot, cili të gjan ty, që shpëton dorë-hollinë prej dorësë më të fortit, edhe dorë-hollinë edhe të nevojëshiminë prej ati që e rrëmben?
11 U ngritnë martyrë të pa-udhë, më pyetinë për punë që unë nukë dije.
12 Më bënë të keqe ndë vënt të së mirësë, edhe rrëmbullë ndë shpirt t’im.
13 Po unë visheshe me thes, kur ishinë ata ndë shtrëngim, edhe përgjunjnje shpirtinë tem ndë agjërim, edhe të faluritë t’im kthenej ndë gji t’im.
14 Silleshe posi mbë mik, posi mbë vëllanë t’im, kërruseshe duke prishurë fytyrënë, posi ay që mban zi për t’ëmënë.
15 Po ata u gëzuanë për të keqenë t’ime, edhe u mbëlothnë; u mbëlothnë kundrë meje të poshtërë, e unë nukë dije, (më) çqyeninë, edhe s’pushoninë.
16 Kërcëllininë dhëmbëtë kundrë meje bashkë me përqeshës dy faqesh ndë gostirra.
17 Kur do të shohç, o Zot? Dëlir shpirtinë t’im prej prishëjes’ atyreve, të vetëmen t’ime prej leonëvet.
18 Do të të lavdonj ndë mbëledhëje të madhe, ndë shumë llaus do të të nderonj.
19 Mos u gëzofshinë për mua ata që kanë arëmiqësi me mua pa udhë, edhe mos bëfshinë me sy ata që më kanë mëri pa ndonjë fare pune.
20 Se nukë flisinë paqtim ndek unë, po shtijnë ndër mënt gënjeshtra kundrë atyreve që rrijnë urtë mbi dhet.
21 Cgjeroninë gojën’ e tyre kundrë meje, thoshinë: Të lumtë, të lumtë! Panë sytë tanë!
22 Pe, o Zot, mos pushojsh, o Zot, mos mërgonesh prej meje.
23 Ngreu, o Zot, e vështro gjyqnë t’im, o Perëndia im edhe Zoti em, del-i zot punësë s’ime.
24 Gjyko-më, o Zot Perëndia im, pas drejtërisë s’ate, edhe mos u gëzofshinë për mua.
25 Mos thënçinë ndë zëmrat të tyre: I lumtë shpirtit t’ënë! As mos thënçinë: E përpimë atë.
26 U turpërofshinë e u marrofshinë bashkë, ata që gëzonenë për të keqenë t’ime; u veshçinë me marrëzi e me turp ata që mbahenë mbë të math kundrë meje.
27 U gëzofshinë e u ngazëllofshinë ata që duanë drejtërinë t’ime, edhe thënçinë përherë: U madhoftë Zoti që do paqtimin’ e shërbëtorit ti.
28 Edhe gjuha ime do të flasë për drejtërinë tënde, (edhe) për lavdurimnë tënt gjithë ditënë.
Psallm’ e Davidit.
1 Gjuko, o Zot, ata qi gjukohenë me mue, lufto ata qi më luftojënë.
2 Rrok armë e mburonjë, edhe ngreu të më ndimojsh.
3 Edhe kap shtizënë, edhe zen’ udhën’ e atyneve qi më ndiekinë; thuei shpirtit t’em: Unë jam shpëtimi yt.
4 U turpënofshin’ e u marrofshin’ ata qi kërkojënë shpirtinë t’em; u këthefshinë mbrapazë, edhe u turpënofshin’ ata qi mendojënë keq për mue.
5 U bafshinë porsi byk ndë sy të erësë, edhe engjulli i Zotit i ndiektë.
6 U baftë udha e atyne errësinë e rrëshqitë, edhe engjulli i Zotit i ndiektë.
7 Sepse pa ndonji farë pune mpëshefnë kurthin’ e vetndë gropë për mue, pa ndonji farë pune mihnë atë për shpirtinë t’em.
8 Arthtë prishëje mb’atë, pa mos ditun’ atë, edhe kurthi qi mpëshefi, zantë atë, edhe raftë nd’ atë për prishëje.
9 Por shpirti em ka me u gëzuem për Zotinë, edhe ka me u gazmuem për shpëtimin’ e ati.
10 Gjith’ eshtënat’ e mia kanë me thanë: Zot, cilli të gjan tyi, qi shpëton të vobegunë prei dorësë ma të fortit, edhe të vobegun’ edhe të nevojëshiminë prei ati qi e rrëmben?
11 U ngritnë deshmitarë të paudhë e më pyetshinë për punë qi unë s’dishiem.
12 Më banë të keqe ndë vend të së mirësë, edhe të shterunë ndë shpirt t’em.
13 Por unë vishesh me thes, kur ishin’ ata ndë shtrëngim, përvuna shpirtinë tem ndë agjinim, edhe të falunitë t’em këthehei ndë gji t’em.
14 Sillesh porsi mbë mik, porsi mbë vëllanë t’em, kurrusesh tue prishunë fytyrënë, porsi ai qi mban zi për t’amënë.
15 Por ata u gëzuenë për të keqenë t’eme, edhe u mbëlothnë; u mbëlothnë kundrë meje të poshtëmë, e unë s’dishiem, shqyeishinë, edhe s’pushoishinë.
16 Kërcëlloishinë dhambëtë kundrë meje bashkë me përqeshësa dy faqesh ndë gostia.
17 Kurë do të shofish, o Zot? Liro shpirtinë t’em prei prishëjes’ atyne, të vetëminë t’em prei leonëvet.
18 Kam me të lavduem ndë përmbëledhëje të madhe, ndërmiet shumë populli kam me të nderuem.
19 Mos u gëzofshinë për mue ata qi kanë anëmiqësi me mue pa-udhë, edhe mos bafshinë me sy ata qi më kanë mëni pa ndonji fare pune.
20 Se nukë flitshinë paqtim, por shtijshinë ndër mend gënjeshtra kundrë atyne qi rrinë urtë mbi dhet.
21 Edhe sgjanoishinë gojën’ e vet kundrë meje, tue thanë: Të lumtë, të lumtë! Pa syni ynë!
22 Pe, o Zot, mos pushojsh, o Zot, mos mërgohesh prei meje.
23 Ngreu edhe çohu për gjyqinë t’em, o Perëndia em edhe Zoti em, del-i zot punësë s’eme.
24 Gjuko-më, o Zot Perëndia em, mbas dreitënisë s’ate, edhe mos u gëzofshinë për mue.
25 Mos thanshinë ndë zemërat të veta: I lumtë shpirtit tynë! As mos thanshinë: E përpimë atë.
26 U turpënofshin’ e u marrofshinë bashkë, ata qi gëzohenë për të keqenë t’eme; u veshshinë me marre e me turp ata qi mbahenë mbë të math kundrë meje.
27 U gëzofshin’ e u gazmofshin’ ata qi duenë dreitëninë t’eme, edhe thanshinë përherë: U madhoftë Zoti qi do paqtimin’ e shërbëtorëvet vet.
28 Edhe gjuha eme ka me folë për dreitëninë tande, edhe për lavduriminë tand gjithë ditënë.