Mbë të parinë kënkëtuar, për Jedhuthunë. Psallm’ e Asafit.
1 Zëri im është ndë Perëndia, edhe klitha: zëri im është ndë Perëndia, edhe ma vuri veshnë.
2 Ndë ditë të shtrëngimit tim kërkova Zonë; ndënë duart’ e mia natënë, edhe s’pushonje; shpirti im s’dontej të ngushëllonej.
3 Kujtova Perëndinë, edhe u përzieshë; u menduashë, edhe m’u fik fryma. Sellah.
4 Mbajta syt’ e mi pa gjumë, u përzieshë, edhe nukë muntnjë të flisnje.
5 Mendova ditt’ e lashta, edhe viet e moçim.
6 Bie ndër mënt kënkënë timë; natënë mendonem bashkë me zëmrënë time, edhe fryma ime kërkon.
7 Mos më ka për të hedhurë tej Zoti gjithë jetënë, edhe s’do të më pëlqenjë më?
8 A po mbeti për kurdo përdëllim’ i ati? Pushoj fjala e ati bres pas brezi?
9 Vallë mos harroi Perëndia të përdëllenjë? A po do të mbyllnjë përdëllimet’ e ti ndë zëmërimt’ të ti? Sellah.
10 Atëhere thashë: Këjo është dobësia ime, ndërrim i së diathtësë të Lartit.
11 Do të kujtonj punët’ e Zotit, po, do të kujtonj punët’ e tua të maniçimetë që ndë krye të herësë.
12 Edhe do të shkonj ndër mënt gjithë punërat’ e tua, edhe do të mendonem për të punuarat’ e tua.
13 O Perëndi, udha jote është ndë (vënt) të shënjtëruarë; cili Perëndi është’ i math, si Perëndia ynë?
14 Ti je Perëndia që bën punëra të maniçime, dëfteve fuqinë tënde ndër llauzet.
15 Çpërbleve me krahët tënt llausnë tënt, të bijt’ e Jakovit edhe të Josifit. Sellah.
16 Të panë ujëratë, o Perëndi, të panë ujëratë, edhe u frikësuanë, u drothnë edhe avyssatë.
17 Retë derthnë ujëra, qiejtë dhanë zë, edhe shigjetat’ e tua shkuanë.
18 Zëri i bubullimëse s’ate ishtej ndë rrotullët, vetëtimat’ e tua ndritnë në botët, u tunt e u droth dheu.
19 Udha jote është ndëpër det, edhe rrugat’ e tua janë ndë shumë ujëra, edhe gjurmët’ e tua nukë ngjihenë.
20 I hoqe udhënë llauzit tënt, posi dhëntë, me dorë të Mojsiut edhe të Aaronit.
Mbë të parinë kankatuer, për Iedhuthunë. Psallm’ e Asafit.
1 Zani em ashtë t e Perëndia, edhe klitha: zani em ashtë te Perëndia, edhe ma vuni veshinë.
2 Ndë ditë të shtrëngimit t’em kërkova Zotinë, shtrijshem duert’ e mia natenë, edhe s’pushoishem, shpirti em s’donte me u ngushulluem.
3 Kuitova Perëndinë, edhe u përzieshë, u mendueshë, edhe m’ u fik fryma. Selah.
4 Mbaita syt’ e mi pa gjumë, u përzieshë, edhe s’mundesh me folunë.
5 Mendova ditt’ e herëshime, edhe viet e moçim.
6 Bie ndër mend kankënë t’eme, natenë mendohem bashkë me zemrënë t’eme, edhe fryma eme kërkon.
7 Mos ka me hedhunë tej Zoti për gjithë jetënë, edhe s’do të më pëlqejë ma?
8 A por mbeti për kurdo përdëllimi i ati? Pushoi fjala e ati bres mbas brezi?
9 Vallë mos harroi Perëndia me përdëllyem? Mos ka me mbyllunë përdëllimet’ e vet ndë zemërim të vet ? Selah.
10 Ateherë thashë: Këjo ashtë dobësina eme: ndërrimi i së diathtësë të Naltit?
11 Kam me përmendunë punët’ e Zotit, po, kam me përmendunë mërekullit’ e tua çë ndë krye të herësë.
12 Edhe kam me shkuem ndër mend gjithë vepërat’ e tua, edhe kam me u menduem për të punuemet’ e tua.
13 O Perëndi, udha jote ashtë ndë vend të shenjtënuem, cilli perëndi asht’ i math, si Perëndia ynë ?
14 Ti je Perëndia qi ban mërekulli, diftove fuqinë tande ndër kombet.
15 Shpërbleve me krahinë tand popullinë tand, të bijt’ e Iakobit edhe të Iosefit. Selah.
16 Të panë ujënate, o Perëndi, të panë ujënate, edhe u frikuenë, edhe u drothnë abyssate.
17 Retë derthnë ujëna, qijetë dhanë za, edhe shigjetat’ e tua shkuenë.
18 Zan’ i bubullimësë s’ate ishte ndë rrotullët, vetimate ndritnë botënë, u tund e u droth dheu.
19 Udha jote ashtë ndëpër dhet, edhe rrugat’ e tua janë ndë shumë ujëna, edhe gjurmat’ e tua nukë ngjifenë.
20 I hoqe udhënë popullit t’yt, porsi dhen, me dorë të Moiseut edhe të Aaronit.