Mbë të parinë kënkëtuar, për të bijt’ e Koreut: kënkë mbi Allamoth.
1 Perëndia është mpshtetëja jonë, edhe fuqia, ndihmë fort e gatije ndë shtrëngimet.
2 Përandaj nuk do të kemi frikë, kur të tundetë dheu, edhe të ndërronjënë vënt maletë ndë kërthizë të detëravet;
3 gjëmonjënë e përzihenë ujërat’ e atyreve, tundenë maletë prej lartësisë ati. Sellah.
4 Rrëket’ e lumit kanë për të gëzuarë qytetn’ e Perëndisë, të shënjtëruarinë (vëndin’) e tendavet të Lartit.
5 Perëndia është në mes t’ati, edhe nukë do të tundetë; Perëndia do t’i ndihnjë që shpejt ndë mëngjes.
6 U përzienë kombe, u tuntnë mbëretëri, dha zën’ e ti i Larti, u tret dheu.
7 Zoti i fuqivet është bashkë me ne, Perëndia i Jakovit është ndihmëtari ynë. Sellah.
8 Ejani, e shihni punët’ e Zotit: ç’farë punë të maniçime bëri ndë dhet.
9 Pushon luftëtë gjer ndë anët’ të dheut, copëton hark, edhe thyen armë, edhe diek qerre ndë ziar.
10 Pushoni, e ngjihni, se unë jam Perëndia, do të lartonem ndër kombet, do të lartonem ndë dhet.
11 Zoti i fuqivet është bashkë me ne, Perëndia i Jakovit është ndihmëtari ynë. Sellah.
Mbë të parinë kankatuer, për të bijt’ e Koreut: kankë mbi Alamoth.
1 Perëndia ashtë mpshtetëja jonë, edhe fuqia, ndifmë fort e gatishime ndë shtrëngimet.
2 Përandai s’kemi me pasunë frikë, edhe ndë u lëkundtë dheu, edhe të ndërrojënë vend maletë ndë kërthizë të detënavet;
3 gjimojënë e përzihen’ ujënat’ e atyne, edhe lëkundenë maletë prei naltësinës’ atyne. Selah.
4 Lumi, edhe rrëket’ e ati kanë me gëzuem qytetin’ e Perëndisë, të shenjtënueminë vendin’ e tendavet të Naltit.
5 Perëndia ashtë ndë miedis t’ati, edhe s’ka me u lëkundunë; Perëndia ka me i ndifunë çë prei së sbardhëmesë dritësë.
6 Sfuturinë kombetë, u tuntnë mbëretënitë, dha zanin’ e vet, u tret dheu.
7 Zoti i fuqivet ashtë bashkë me ne, Perëndia i Iakobit ashtë mpshtetëje e naltë për ne. Selah.
8 Eni, e shifni punët’ e Zotit: ç’shkretime bani ndë dhet.
9 Pushon luftënatë deri ndë anët të dheut, thyen hark, e copëton shtizë, diek qerre ndë ziarrm.
10 Pushoni, e ngjifni, se unë jam Perëndia, kam me u naltuem ndër kombet, kam me u naltuem ndë dhet.
11 Zoti i fuqivet ashtë bashkë me ne, Perëndia i Iakobit ashtë mpshtetëje e naltë për ne. Selah.