Mbë të parinë kënkëtuar, ndë Neginoth mbi Sheminith. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Mbë të thirrët tim, më ndigjove, o Perëndia i drejtërisë s’ime; ndë ngushtim më cgjerove; përdëllye-më, edhe ndigjo të faluritë t’im.
2 O bij njierëzish, gjer kur (ktheni) lavdinë t’ime ndë turpëje, përse doni kotësirë, edhe kërkoni gënjeshtrë? Sellah.
3 Po merrni vesh, se Zoti cgjodhi të drejtin’ e ti; Zoti do të më ndigjonjë, kur të thërres tek ay.
4 Zëmërohuni, e mos fëjeni, sa flitni ndër zëmrat tuaja mbi shtratnë tuaj, e prëhuni. Sellah.
5 Bëni kurban drejtërie, edhe shpëreni mbë Zonë.
6 Shumë vetë thonë: Kush do të na dëftenjë të miratë? Ngre lart mbi ne dritën’ e faqesë s’ate, o Zot.
7 Dhe gëzim ndë zëmërët t’ime, më tepërë se kur shumonetë grur’ i atyre edhe ver’ e atyre.
8 Ndë paqtim edhe do të bije, edhe do të fle, se ti vetëm’, o Zot, më bën të rri mbë shpëresë.
Mbë të parinë kankatuer, mbë Neginoth. Psallm’ e Davidit.
1 Kur thërres, ndëgjo-më, o Perëndia i dreitënisë s’eme; më sgjanove ndë ngushtim, përdëlle-më, edhe ndëgjo të falunitë t’em.
2 O bij njerëzish, nder kurë këtheni lavdinë t’eme ndë turpëni, përse doni kotësinë, edhe kërkoni rrenë? Selah.
3 Por merrni vesh, se Zoti sgjodhi të dreitin’ e vet; Zoti ka me më ndëgjuem, kur të thërres tek ai.
4 Zemërohi, e mos fëjeni, flitni ndër zemërat tueja mbi shtratinë tuei, e prahi. Selah.
5 Bani kurbane dreitënie, edhe shpëreni mbë Zotinë.
6 Shumë vetë thonë: Kush ka me na diftuem të mirënë? Ngre nalt mbi ne dritën’ e faqesë s’ate, o Zot.
7 Dhe gëzim ndë zemëret t’eme, ma tepërë se kur shumohetë gruni i atyneve edhe ven’ e atyneve.
8 Ndë paqtim edhe kam me ranë, edhe kam me fjetunë, sepse ti vetëmë, o Zot, më ban të rri ndë siguri.