Psallm’ e Dhavidhit.
1 Zoti është drita ime edhe shpëtimtari im: kujt do t’i trembem? Zoti është mburonjës i jetësë s’ime: prej kujt do të frikësonem?
2 Kur m’u afruanë të këqijtë, shtrëngimtarët’ edhe arëmiqt’ e mi, për të ngrënë mishnë t’im, vetë ata shkanë edhe ranë.
3 Edhe ndë daltë fushatë kundrë meje, zëmra ime nukë do të frikësonetë; ndë u ngrittë luftë mbi mua, atëhere do të shpërenj.
4 Një gjë lypa prej Zotit, këtë do të lypënj: që të rri ndë shtëpi të Zotit gjithë ditt’ e jetësë s’ime, të shikonj bukurin’ e Zotit, edhe të vështronj kishën’ e ati të shënjtëruarë.
5 Se ndë ditë të këqiavet mia do të më mpshehë ndë tendë të ti, do të më mbulonjë ndë (vënt) të mpshehëtë të tendësë ti, do të më ngrerë lart ndë shkëmp.
6 Edhe tani kryetë t’im do të lartonetë përmbi arëmiqt’ e mi që më qarkonjënë, edhe do të bënj kurban lavdie edhe brohorie ndë tendë t’ati; do t’i këndonj, edhe do t’i psall Zotit.
7 Ndigjo zënë t’im, o Zot, kur thërres, përdëllye-më, edhe ndigjo-më.
8 Zëmra ime tha prej anësë s’ate: Kërkoni faqenë t’ime. Do të kërkonj faqenë tënde, o Zot.
9 Mos kthejsh mbë-nj’-anë faqenë tënde prej meje, mos hethç ndë zëmërim shërbëtornë tënt; bënu ndihmësi im: mos më lësh, edhe mos heqç dorë prej meje, o Perëndi shpëtimtari im.
10 Edhe ndë heqçinë dorë prej meje im atë edhe ëma ime, po Zoti do të më presë.
11 Mëso-më nd’udhët tënde, o Zot, edhe hiq-më ndë rugë të drejtë për punë t’arëmiqet mi.
12 Mos më ep ndë dëshërime t’arëmiqvet mi, se u ngritnë kundrë meje martyrë të rrem, edhe (asish që) çfryenjënë pa-udhëri.
13 (Oj,) ndë mos patëkeshe besuarë të shohnjë të mirat’ e Zotit ndë dhe të gjallëvet!
14 Prit Zotnë: bënu burrë, edhe le të forconetë zëmra jote, edhe prit Zotnë.
Psallm’ e Davidit.
1 Zoti ashtë drita eme edhe shpëtesa eme: cillinë kam me drashunë? Zoti ashtë fuqia e jetësë s’eme: prei kuit do të frikohem?
2 Kur m’u afëruenë të këqijtë, kundrështarët’ edhe anëmiqt’ e mi, për me ngranë mishinë t’em, vetë ata rrëshqitnë edhe ranë.
3 Edhe ndë daltë ushtëri kundrë meje, zemëra eme s’ka me u frikuem; edhe ndë u ngrittë luftë mbi mue, edhe atëherë kam me shpëryem.
4 Nji gja lypa prei Zotit, këte kam me lypunë: për me ndenjunë ndë shtëpi të Zotit gjithë ditt’ e jetësë s’eme, të shikoj bukurin’ e Zotit, edhe të vështroj tempullin’ e ati.
5 Se ndë ditë të keqe ka me më mpëshefunë ndë tendë të vet, ka me më mbuluem ndë vend të mpësheftë të tendësë vet, ka me më ngritunë nalt ndë shkrep.
6 Edhe tashti kryetë t’em ka me u naltuem përmbi anëmiqt e mi qi më qarkojënë, edhe kam me bamë kurban brohorie ndë tendë t’ati; kam me i kënduem, edhe kam me i psallunë Zotit.
7 Ndëgjo zaninë t’em, o Zot, kur thërres, edhe përdëlle-më, edhe ndëgjo-më.
8 Zemëra eme tha prei anësë s’ate: Kërkoni faqenë t’eme. Kam me kërkuem faqenë tande, o Zot.
9 Mos këthejsh mbënjanë faqenë tande prei meje, mos hethsh ndë zemërim shërbëtorinë tand; ti qe ndifma eme: mos më lash, edhe mos heqsh dorë prei meje, o Perëndia i shpëtimit t’em.
10 Edhe ndë heqshinë dorë prei meje em atë e ama eme, por Zoti ka me më pritunë.
11 Mëso-më udhënë tande, o Zot, edhe hiq-më ndë rrugë të dreitë për punë t’anmiqvet mi.
12 Mos më ep ndë dëshërimet t’anëmiqvet mi, se u ngritnë kundrë meje dëshmitarë rrenësë, edhe asish qi shfryjënë pa-udhëni.
13 Mier , ndë mos patëkeshe besuem të shifje të mirat’ e Zotit ndë dhe të gjallëvet?
14 Prit Zotinë: bahu burrë, edhe le të forcohetë zemëra jote, edhe prit Zotinë.