Lavduri e Dhavidhit.
1 Do të të lartonj, o Perëndia im, Mbëreti im, edhe do të bekonj emrinë tënt për gjithë jetën’ e jetësë.
2 Për ditë do të të bekonj, edhe do të lavduronj emrinë tënt për gjithë jetën’ e jetësë.
3 Zoti ësht’ i math, e fort i lavduruarshim, edhe madhërisë ati s’i gjëndetë funt.
4 Brezi brezit do të lavduronjë punët’ e tua, edhe do të tregonjë fuqinë tënde.
5 Do të flas për madhërin’ e lavdisë shënjtërisë s’ate, edhe për punët’ e tua të maniçimetë;
6 edhe do të flasënë për fuqin’ e punëvet t’ua të frikçimetë, edhe do të tregonj madhërinë tënde.
7 Do të bienë ndër mënt të shumëtit’ e të mirit t’at, edhe do të gëzonenë për drejtërinë tënde.
8 I dhëmpshurë edhe i përdëllyeshim është Zoti, zëmërë-gjerë edhe përdëllim-math.
9 Zoti ësht’ i mirë mbë të gjithë, edhe përdëllimet’ e ati mbi gjithë punët’ e ati.
10 Gjithë punët’ e tua, o Zot, do të të lavduronjënë, edhe të drejtët’ e tu do të të bekonjënë.
11 Do të thonë për lavdin’ e mbëretërisë s’ate, edhe do të flasënë për madhërinë tënde,
12 që të bënjënë të diturë ndë të bijt’ e njierëzet madhërin’ e ati, edhe lavdin’ e madhërisë mbëretërisë ati.
13 Mbëretëria jote është mbëretëri e gjithë jetëvet, edhe zotërimi yt është mbë gjithë brezat.
14 Zoti ngre gjithë ata që bijenë, edhe drejton gjithë ata që janë të kurrusurë.
15 Syt’ e gjithëve shpërenjënë mbë ty, edhe ti u ep ushqimnë mbë kohë.
16 Hap dorënë tënde, edhe mbush me të mira ç’do gjë të gjallë.
17 Zoti ësht’ i drejtë mbë gjithë udhët e tia, edhe i mirë mbë gjithë punët e tia.
18 Zoti është ndaj gjithë atyre që thërresënë mb’atë, ndaj gjithë atyre që thërresënë mb’atë me të vërtetë.
19 Bën dashurimn’ e atyreve që i kanë frikë, edhe ndigjon lutëjen’ e atyreve, edhe i shpëton.
20 Zoti ruan gjithë ata që e duanë, edhe do të prishnjë gjithë fajtorëtë.
21 Goja ime do të flasë lavdurin’ e Zotit, edhe ç’do mish le të bekonjë të shënjtëruarin’ emërin’ e ati për gjithë jetën’ e jetësë.
Lavduria e Davidit.
1 Kam me të naltuem, o Perëndia em, Mbëret, edhe kam me bekuem emëninë tand për gjithë jetënë, edhe për gjithë jetënë.
2 Përditë kam me të bekuem, edhe kam me lavduem emëninë tand për gjithë jetënë, edhe për gjithë jetënë.
3 Zoti asht’ i math, e fort i lavdurueshim, edhe madhënis’ ati s’i gjindetë fund.
4 Brezi brezit ka me lavduruem punët’ e tua, edhe ka me treguem fuqinë tande.
5 Kam me folë për madhënin’ e lavdisë shenjtënisë s’ate, edhe për punët e tua të mërekullueshimetë;
6 edhe kanë me folë për fuqin’ e punëvet tua të frikshimevet, edhe kam me treguem madhëninë tande.
7 Kanë me prumë ndër mend të shumën’ e së mirësë s’ate, edhe kanë me u gëzuem për dreitëninë tande.
8 Zoti asht’ i dhimpshim edhe i përdëllyeshim, zemërë-gjanë edhe përdëllim-math;
9 Zoti asht’ i mirë mbë të gjithë, edhe përdëllimet’ e ati janë mbi gjithë punët e ati.
10 Gjithë punët’ e tua, o Zot, kanë me të lavduruem, edhe të dreitët’ e tu kanë me të bekuem.
11 Kanë me thanë për lavdin’ e mbëretënisë s’ate, edhe kanë me folë për madhëninë tande.
12 Për me bamë të ditunë te të bijt’ e njerëzëvet madhënin’ e ati, edhe lavdin’ e madhënisë mbëretënis’ ati.
13 Mbëretënia jote ashtë nji mbëretëni e gjithë jetëvet, edhe pushteti yt ashtë mbë gjithë brezat.
14 Zoti ngre gjith’ ata qi bienë, edhe dreiton gjith’ ata qi janë të kurrusunë.
15 Syt’ e të gjithëve shpërejënë mbë tyi, edhe ti u ep ushqiminë me kohë.
16 Hap dorënë tande, edhe mbush me të mira çdo gja të gjallë.
17 Zoti asht’ i dreitë mbë gjith’ udhët e veta, edhe i mirë mbë gjithë punët e veta.
18 Zoti ashtë ndaj gjith’ ata qi thërresinë mb’ate, ndaj gjith ata qi thërresinë mb’ate me të vërtetë.
19 Ban dëshërimin’ e atyne qi e druejënë, edhe ndigjon të bërtitunit’ e atyne, edhe i shpëton.
20 Zoti ruen gjith’ ata qi e duenë, edhe ka me prishunë gjithë të pa-besëtë.
21 Goja eme ka me folë lavdurimin’ e Zotit, edhe çdo mish le të bekojë të shenjtënuemin’ emënin’ e ati për gjithë jetënë, edhe për gjithë jetënë.