Psallm’ e Dhavidhit.
1 I bekuarë qoftë Zoti, shkëmbi im, ay që mëson duart’ e mia për të zënë, gishtrit’ e mi për luftë,
2 përdëllimi im edhe kasteli em, e larta mpshtetëja ime, edhe dëlirësi im, mburonja ime; shpëreva mbë atë që vë ndënë mua llausnë t’im.
3 O Zot, ç’është njieriu, që ta ngjohç! A i biri i njieriut, që ta mendojsh!
4 Njieriu i gjan së kotësë, ditt’ e ati shkonjënë posi hije.
5 O Zot, ul qiellt’ e tu, edhe cbrit; përkit maletë, edhe do të nxierrënë tym.
6 Vetëti vetëtimë, edhe do t’i përndajsh; hith shigjetat’ e tua, edhe do t’i përziejsh.
7 Ngjat duart’ e tua së larti, shpëto-më edhe ruaj-më prej ujëravet shuma, prej dorësë bijet huaj,
8 të cilëvet goja flet të kotë, edhe e diathta e atyreve ësht’ e diathtë gënjeshtre.
9 O Perëndi, do të këndonj për ty kënkë të re; me psalltir dhietë kordhëzash do të psall për ty,
10 që ep shpëtim mbëretrëvet, që dëlir Dhavidhë shërbëtorinë tënt prej shpatësë keqe.
11 Shpëto-më edhe ruaj-më prej dorësë bijet huaj, të cilëvet goja flet të kotë, dhe e diatht’ e atyreve ësht’ e diathtë gënjeshtre,
12 që të jenë bijtë t’anë posi bimëra të ra, që rritenë, kur janë të rinj, bijatë t’ona posi gurë të gdhëndurë, që virenë ndë çipt të murit pallatit;
13 qilaretë t’anë janë plot, e nxierrënë ç’do farë gjëje; dhëntë t’ona shumonenë me mijëra e me dhietë mijëra ndë fushat t’ona,
14 qetë tanë janë të fortë për të mbarturë barrë; mos qoftë as të ryrë as të dalë, as të bërtiturë ndë rugat’ tona.
15 Lum ay llaus që gjëndetë kështu! Lum ay llaus, të cilit Zoti është Perëndia i ati!
Psallm’ e Davidit.
1 I bekuem qoftë Zoti, shkambi em, ai qi mëson duert’ e mia për të zanë, gishtënit’ e mi për luftë.
2 Përdëllimi em edhe kasteli em, e nalta mpshtetëja eme, edhe liruesi em, mburonja eme, shpëreva mb’ate, qi ve ndënë mue popullinë t’em.
3 O Zot, qish ashtë njeriu, qi ta ngjofish! A i bir’ i njeriut, qi ta mendojsh!
4 Njeriu i gjan së kotësë, ditt’ e ati shkojënë porsi hie.
5 O Zot, ul qijet’ e tu, edhe sdrip; përkit maletë, edhe kanë me nxierrë tym.
6 Vetëtij vetimë, edhe ke me i përdamë; hith shigjetat’ e tua, edhe ke më i përziemë.
7 Ngjat duert’ e tua prei së naltit, shpëto-më edhe liro-më prei ujënavet shuma, prei dorësë të bijvet huej.
8 Të cillëvet goja flet të kotë, edhe e diathta e atyne asht’ e diathtë rrene.
9 O Perëndi, kam me të kënduem kankë të re, kam me të psallunë me psallter dhetë-kordhëzash,
10 tyi qi ep shpëtim mbëretënavet, qi liron Davidinë shërbëtorinë tand prei shpatësë keqe.
11 Shpëto-më edhe liro-më prei dorësë të bijvet huej, të cillëvet goja flet të kotë, edhe e diathta e atyne asht’ e diathtë rrene,
12 qi të jenë bijtë t’anë, porsi bima të ra, qi rritenë, kur janë të rij; bijatë t’ona, porsi gurë të latuem, qi vihenë ndë ballë të murit pallatit;
13 qilitë t’ona janë plot, e nxierrinë çdo farë gjaje ; dhentë t’anë shumohenë me mijëna e me dhetë mijëna ndë fushat t’ona;
14 qetë t’anë janë të fortë për me bartunë barrë; mos qoftë as të hymë, as të dalë, as të bërtitunë ndër rrugat t’ona.
15 Lum ai popull, qi gjindetë kështu! Lum ai popull, të cillit Zoti ashtë Perëndia i ati!