1 Mos neve, o Zot, mos neve, por emërit tënt ep lavdi për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde.
2 Se mos thonë ndonjë herë kombetë: Ky është pra Perëndia i atyreve?
3 Po Perëndia ynë është ndë qiell, bëri gjithë sa deshi.
4 Idhullat’ e atyreve janë ergjënt edhe ar, punë duarsh njierëze.
5 Gojë kanë, e nukë flasënë, sy kanë, e nukë shohënë,
6 veshë kanë, e nukë ndigjonjënë, hundë kanë, e nukë marrënë erë,
7 duar kanë, e nukë përkasënë, këmbë kanë, e nuk’ ecënjënë, as nukë nxierrënjë zë me gurmazin’ e tyre.
8 Posi ato u bëfshinë ata që bënjënë ato, edhe gjithë sa vënë shpëresënë mbë ato.
9 Shtëpi’ e Israillit shpëreu mbë Zonë; ay është ndihmës, edhe mburonjës i atyreve.
10 Shtëpi’ e Aaronit shpëreu mbë Zonë, ay është ndihmës edhe mburonjës i atyreve.
11 Ata që i kanë frikë Zotit shpëryenë mbë Zonë, ay është ndihmës edhe mburonjës i atyreve.
12 Zoti na kujtoj, e do të na bekonjë, do të bekonjë shtëpin’ e Israillit,
13 do të bekonjë shtëpin’ e Aaronit.
14 Do të bekonjë ata që i kanë frikë Zotit, të vogjëlitë bashkë me të mëdhenjt.
15 Zoti do të shtonjë juve, edhe bijt tuaj.
16 Ju ini të bekuarët’ e Zotit, që bëri qiellë edhe dhenë.
17 Të vdekuritë nukë do të lavduronjënë, o Zot, as gjithë ata që cbresënë ndë vënt të pushimit.
18 Po na të gjallëtë do të bekojmë Zonë, që tani e për gjithë jetënë. Allilluja.
1 Mos neve, o Zot, mos neve, por emënit t’yt ep-i lavdi, për përdëlliminë tand, edhe për të vërtetënë tande.
2 Se mos thonë ndonjiherë kombetë: Ku ashtë pra Perëndia i atyneve?
3 Por Perëndia yn’ ashtë ndë qiell, bani gjithë sa deshi.
4 Idhujt’ e atyneve janë argjand e ar, punë duersh njerëzish;
5 gojë kanë, e nukë flasinë, sy kanë, e nukë shofinë;
6 veshë kanë, e nukë gjegjenë, hundë kanë, e nukë marrin’ erë;
7 duer kanë, e nukë përkasinë, kambë kanë, e nuk’ ecinë, as nukë nxierrinë za prei gurmazit vet.
8 Porsi ato u bafshin’ ata qi bajën’ ato, edhe gjithë sa venë shpëresënë mb’ato.
9 Israeli shpëreu mbë Zotinë, ai ashtë ndifmës edhe mburonja e atyneve.
10 Shtëpia e Aaronit shpëreu mbë Zotinë, ai ashtë ndifmës edhe mburonja e atyneve.
11 Ata qi druejënë Zotinë, shpëryenë mbë Zotinë, ai ashtë ndifmës edhe mburonja e atyneve.
12 Zoti na kujtoi, e ka me na bekuem, ka me bekuem shtëpin’ e Israelit, ka me bekuem shtëpin’ e Aaronit.
13 Ka me bekuem ata qi druejënë Zotinë, të vogjëlitë bashkë me të mëdhejt.
14 Zoti ka me shtuemtë miratë mbë ju, edhe mbë bijt tuei.
15 Ju jeni të bekuemit’ e Zotit, qi bani qiellin’ edhe dhenë.
16 Qielli i qiellit asht’ i Zotit, edhe dhen’ ua dha të bijvet njerëzëvet.
17 Të vdekunitë s’kanë me lavduruem Zotinë, as gjith’ ata qi sdripinë ndë vend të pushimit,
18 por na kemi me bekuem Zotinë çë tashti e për gjithë jetënë. Alleluia.