Lëmosha
1 «Ruhuni të mos i bëni veprat e mira në sy të njerëzve për t'u dukur para tyre, se kështu nuk do të keni shpërblim tek Ati juaj që është në qiej. 2 Kur të japësh lëmoshë, mos trumbeto me të madhe për të tërhequr vëmendjen, siç bëjnë hipokritët nëpër sinagoga e nëpër rrugë, që të marrin lëvdata nga njerëzit. Me të vërtetë po ju them: ata e kanë marrë tashmë shpërblimin e tyre. 3 Por kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta, 4 në mënyrë që lëmosha jote të mbetet e fshehtë dhe Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të ta shpërblejë».
Ati ynë
(Lk 11.2-4)
5 «Kur të luteni, mos u bëni si hipokritët, të cilëve u pëlqen të luten më këmbë nëpër sinagoga e udhëkryqe, për t'u dukur para njerëzve. Me të vërtetë po ju them se ata e kanë marrë shpërblimin e tyre. 6 Por kur ti të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle derën e lutju Atit tënd që është aty në fshehtësi, e Ati yt që sheh në fshehtësi do të ta shpërblejë. 7 Kur të luteni, mos thoni fjalë të shumta si popujt e kombeve. Ata mendojnë se duke folur shumë, do të dëgjohen. 8 Mos bëni si ata, se Ati juaj e di mirë për çfarë keni nevojë përpara se t'ia kërkoni. 9 Prandaj ju lutuni kështu:
Ati ynë që je në qiej,
u shenjtëroftë emri yt,
10 ardhtë mbretëria jote,
u bëftë vullneti yt,
si në qiell, edhe në tokë.
11 Bukën tonë të përditshme
na e jep sot.
12 Na i fal detyrimet tona,
siç edhe ne ua falëm detyruesve tanë .
13 E mos na vër në sprovë ,
por na çliro nga i ligu.
14 Nëse ua falni njerëzve paudhësitë, atëherë edhe Ati juaj qiellor do t'jua falë juve, 15 por nëse ju nuk do t'ua falni njerëzve paudhësitë, atëherë as Ati juaj nuk do t'jua falë juve ato».
Agjërimi
16 «Kur të agjëroni, mos merrni hije të rëndë, siç bëjnë hipokritët. Ata e shtrembërojnë fytyrën për t'u treguar njerëzve se po agjërojnë. Me të vërtetë po ju them se ata e kanë marrë shpërblimin e tyre. 17 Ndërsa ti, kur të agjërosh, lyeje kokën me erë të mirë e laje fytyrën, 18 që agjërimi yt të mos duket para njerëzve, por të duket para Atit tënd që është në fshehtësi. E Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të ta shpërblejë ».
Thesari në qiell
(Lk 12.33-34)
19 «Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit thyejnë shtëpinë e plaçkitin. 20 Prandaj, mblidhni thesare në qiell! Atje nuk ka as tenjë e as krimb që t'i brejë, nuk ka as vjedhës, që plaçkitin e vjedhin. 21 Sepse atje ku është thesari yt, atje do të jetë edhe zemra jote».
Drita e trupit
(Lk 11.34-36)
22 «Syri është drita e trupit. Nëse syri yt është i fortë, tërë trupi yt do të jetë i ndriçuar. 23 Por, nëse syri yt është i sëmurë, tërë trupi yt do të jetë në errësirë. Nëse drita që është në ty është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira!».
Perëndia dhe Mamoni
(Lk 16.13)
24 «Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve. Ai ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të jepet pas njërit e do të lërë pas dore tjetrin. Nuk mund t'i shërbeni edhe Perëndisë, edhe parasë».
Kujdesi dhe ankthi
(Lk 12.22-34)
25 «Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani e çfarë do të pini, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni. A nuk vlen jeta më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja? 26 Shikoni zogjtë e qiellit! Ata as mbjellin, as korrin, as mbledhin në grunarë e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë? 27 Kush nga ju, me gjithë përkujdesjen për veten, do të mund ta zgjaste qoftë edhe pak jetën e vet? 28 Po për veshjet, përse shqetësoheni? Shikoni si rriten zambakët e fushave. Ata as nuk lodhen e as nuk endin, 29 por unë po ju them se as vetë Solomoni, në gjithë madhështinë e tij, nuk ishte veshur si ndonjë prej tyre. 30 Nëse Perëndia vesh kështu barin e fushës, që sot është e nesër hidhet në furrë, a nuk do të kujdeset shumë më tepër për ju, o besimpakë? 31 Mos u shqetësoni, pra, e mos thoni: “Çfarë do të hamë?”, “Çfarë do të pimë?” apo “Me se do të vishemi?”. 32 Janë kombet ato që i kërkojnë të gjitha këto gjëra, ndërsa Ati juaj qiellor e di se ju keni nevojë për të gjitha këto. 33 Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra. 34 Prandaj mos u shqetësoni për të nesërmen. E nesërmja ka shqetësimet e veta. Çdo dite i mjafton pikëllimi i vet».
Krie VI.
1 Jipni mâj𝑒 t𝑒 mos b𝑒ni t𝑒 mir𝑒n tê j𝑒 p𝑒rpara njérz𝑒vet, sât𝑒 jini pâr𝑒 ka atá: se as̆tú rrog𝑒 ng𝑒 kini p𝑒rpara Tát𝑒s𝑒 tê j𝑒, ts̆𝑒 is̆t𝑒 te kjíeγiat𝑒.
2 Kur𝑒 prandái t𝑒 b𝑒s̆ limosn𝑒, mos i bíes̆ trumb𝑒s p𝑒rpara tîj, si b𝑒nj𝑒n ipókritrat𝑒 te sinagóg𝑒t𝑒, e te rrúg𝑒t𝑒, sât𝑒 jên𝑒 v𝑒ldúar𝑒 ka njérzit𝑒: me ftet𝑒 ju θom𝑒, e pat𝑒n rrog𝑒n e tire.
3 Po kur𝑒 ti b𝑒n𝑒 limosn𝑒, mos dîs̆it e s̆tré m𝑒ra jote até ts̆𝑒 b𝑒n e dréj𝑒ta jote:
4 Sât𝑒 jêt𝑒 limosna jote mb𝑒 t𝑒 fs̆eχur, e it’ At𝑒, ts̆𝑒 s̆eχ nd𝑒 t𝑒 fs̆eχur, kat𝑒 t’ e jáp𝑒nj𝑒 nd𝑒 t𝑒 sblúar.
5 E kur𝑒 t𝑒 parkalés𝑒ni, mos jini si ipókritrat𝑒: se kan𝑒 dzakón t𝑒 rrîn𝑒 tue parkalésur𝑒 te sinagóg𝑒t𝑒 e te angón𝑒t’ e kjáts𝑒vet, sât𝑒 ftónen𝑒 njérz𝑒vet: me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒, e pat𝑒n rrog𝑒n e tire.
6 Ti prâ, kur𝑒 kat𝑒 parkales𝑒s̆, χir𝑒 te s̆pîza jote, e k𝑒lkjósur𝑒 dera, parkales𝑒 t𝑒t’ At𝑒 fs̆éχuriθ: e it’ At𝑒 ts̆𝑒 s̆eχ nd𝑒 t𝑒 fs̆eχur, kat𝑒 t’ e jáp𝑒nj𝑒 nd𝑒 t𝑒 sblúar.
7 E kur𝑒 parkalés𝑒ni, mos gj𝑒koni s̆um𝑒, si dz̆intíj𝑒t𝑒. P𝑒rts̆é i dúket𝑒 se me t𝑒 fol𝑒t s̆um𝑒 kat𝑒 jên𝑒 marr𝑒 ves̆.
8 P𝑒randái mos glítiχj𝑒 me atá. Se Tata jîj𝑒 dî, ts𝑒 ju lípset𝑒, mê para se jû t’ ia lipni.
9 K𝑒s̆tú prandái jû kat𝑒 parkalés𝑒ni: Tata jin𝑒, ts̆𝑒 jê te kjíeγiat𝑒: kloft𝑒 s̆eitúar emri jit𝑒.
10 Járθ𝑒t𝑒 mbretría jote. U‐b𝑒ft𝑒 vulema jote, as̆tú si nd𝑒 kjíeγ𝑒, eδé mbi δê.
11 Buk𝑒n t𝑒n𝑒 t𝑒 p𝑒rdíts̆𝑒men ê na neve sot.
12 Eδé nd𝑒jena detír𝑒t𝑒 tona, si eδé na nd𝑒jéj𝑒m’ atá ts̆𝑒 na kan𝑒 d𝑒túar𝑒 neve.
13 E mos na bíes̆ nd𝑒 t𝑒 ksevalur. Po s̆p𝑒tona ka i ligu. P𝑒r se jótia is̆t𝑒 mbretría, fukjía, eδé l𝑒vdía p𝑒r gjiθ𝑒 jét𝑒t𝑒. As̆tú kloft𝑒.
14 Se n𝑒 jû i nd𝑒jéfs̆it𝑒 njérz𝑒vet ftésat’ e tire: kat𝑒 nd𝑒jênj𝑒 eδé juve Tata jîj𝑒 i kjíeγi𝑒s ftésat𝑒 túaj𝑒.
15 E mos ng𝑒 ia nd𝑒jeni njérz𝑒vet ftésat’ e tire: n𝑒ng𝑒 ju i nd𝑒jén Tata jîj𝑒 ftésat𝑒 túaj𝑒.
16 E kur argj𝑒roni, mos bé niχj𝑒 si ipókritrat𝑒 t𝑒 lipism𝑒. Se tsaposj𝑒n fákjet’ e tire, t𝑒 d𝑒ftónj𝑒n𝑒 njérz𝑒vet se jan e argj𝑒ronj𝑒n. Me ftet𝑒 ju θom𝑒, se e pat𝑒n rrog𝑒n e tire.
17 Ti, kur argj𝑒rón, líeχj kríet tat𝑒, e lâχj fakjen t𝑒nde,
18 T𝑒 mos i ftos̆ njérz𝑒vet se jê e argj𝑒rón, e po tit’ Eti, ts̆𝑒 rrî fs̆éχur𝑒: e it’ At𝑒, ts̆𝑒 s̆eχ nd𝑒 t𝑒 fs̆éχura, kat𝑒 t’ e jáp𝑒nj𝑒 nd𝑒 t𝑒 sblúara.
19 Mos ngr𝑒ni p𝑒r jû t𝑒rsore mbi δê: ku kopitsa, eδé ndris̆ku i gris: e ku kusár𝑒t𝑒 s̆ponj𝑒n, e vjeδj𝑒n.
20 Po ngr𝑒ni t𝑒rsore nd𝑒 kjíeγ𝑒j𝑒: ku jo kopits𝑒, e jo ndris̆k i gris, e teku kusar𝑒 ng𝑒 s̆ponj𝑒n, e ng𝑒 vjeδj𝑒n.
21 P𝑒rts̆é ku is̆t t𝑒rsori jit𝑒, atjé is̆t𝑒 eδé z𝑒mra jote.
22 Χ𝑒rnari i kúrmit’ ê siu jit𝑒. N𝑒 siu jit𝑒 prandái is̆t i fjéγ𝑒t𝑒: γjiθ𝑒 kurmi jit𝑒 kat𝑒 jêt𝑒 i s̆k𝑒lkjíem𝑒.
23 N𝑒 prâ siu jit𝑒 kloft’ i kekj𝑒: gjiθ𝑒 kurmi jit𝑒 kat𝑒 jêt’ i érr𝑒t𝑒. Andái n𝑒 drita, ts̆𝑒 ê te‐k𝑒 ti, ê m𝑒 t’ érr𝑒t𝑒: t𝑒 m𝑒térr𝑒tit sâ ka jêt𝑒?
24 Mosnjerî s’ mund𝑒 s̆𝑒rbenj𝑒 dî zót𝑒ra: p𝑒rts̆é o njérit𝑒 kat’ i mbê mbrî, e t𝑒 jatrin kat’ e dêt𝑒 mir𝑒: o njerin kat’ e mbânj𝑒 mb𝑒 dúar𝑒, e t𝑒 jatrin kat’ e χjiδís𝑒nj𝑒. Ng𝑒 mund𝑒 s̆𝑒rbeni Per𝑒ndîn, eδé mammunin.
25 Andái ju θome, mos t𝑒 mírr𝑒ni kuides𝑒 te gjeγa júaj𝑒 si kat𝑒 χani, e si kat𝑒 pini, e si kat𝑒 vis̆ni kurmin tê j𝑒. Gjeγa ts̆𝑒 ng𝑒 is̆t𝑒 mê s̆um𝑒 se kjevarría: e kurmi se t𝑒 vés̆urit?
26 V𝑒rreni zógat’ e kjieγi𝑒s𝑒, se ng𝑒 mbjéγ𝑒j𝑒n, ng𝑒 kúarj𝑒n, e ng𝑒 mbjeδj𝑒n nd𝑒 χambar𝑒: e Tata jîj𝑒 i kjíeγi𝑒s i kjevarrís. Jû ts̆𝑒 ng𝑒 v𝑒jeni mê s̆um𝑒 se ató?
27 E ts̆ili ka‐k𝑒 jû, i kuidesm𝑒 sâ t𝑒 jêt𝑒, mund’ i s̆tonj𝑒 sâ nj𝑒 b𝑒rrul𝑒 mbi gjeγ𝑒n e tîγj𝑒?
28 P𝑒r t𝑒 vés̆ur𝑒n prâ p𝑒rts̆é mírr𝑒ni akjé kuides𝑒? Γojás𝑒ni si rríten𝑒 dz̆íj𝑒rat𝑒 p𝑒rjas̆ta: ng𝑒 s𝑒rbenj𝑒n, e ng𝑒 tíerj𝑒n.
29 E ú ju θom𝑒, se eδé Salomuni te gjiθ𝑒 ndēría e tîγi𝑒 ng’ u‐stolis𝑒 si nj𝑒 ka k𝑒tá.
30 E nai barin e p𝑒rjás̆t𝑒s𝑒, ts̆𝑒 sot’ is̆t𝑒, e nestr𝑒 s̆tíχet𝑒 te furri, Per𝑒ndía e ves̆ as̆tú: sâ mê s̆um𝑒 juve njerz𝑒 me pak𝑒 bess𝑒?
31 Andái mos po t𝑒 mbrazni trût𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Ts̆𝑒 ka χâm𝑒, ts̆𝑒 ka pîm𝑒, e si ka vís̆emi?
32 Se k𝑒tó s̆𝑒rbise gjiθ𝑒 gjíndet𝑒 i k𝑒rkonj𝑒n. E dî prandái Tata jîj𝑒, se p𝑒r jû dúχen𝑒 gjiθ𝑒 k𝑒tó s̆𝑒rbise.
33 K𝑒rkoni mê para mbretrîn e Per𝑒ndîs e t𝑒 dréj𝑒t𝑒n e tîγj𝑒: e gjiθ𝑒 k𝑒tó s̆𝑒rbise kat𝑒 ju s̆tónen𝑒 juve.
34 P𝑒randái mos mírr𝑒ni ndutu kuides𝑒 p𝑒r t𝑒 nesmen. Se e nésmia kat𝑒 márr𝑒nj𝑒 kuidesin e sâγj𝑒. I arréen dit𝑒s e liga e sâγj𝑒.