Të ftuarit në dasmë
(Lk 14.15-24)1 Jezui filloi t'u fliste përsëri me shëmbëlltyra: 2 «Mbretëria e qiejve i ngjan mbretit që bëri dasmë për të birin. 3 Ai dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur ata që ishin ftuar në dasmë, por këta nuk donin të vinin. 4 Përsëri dërgoi shërbëtorë të tjerë e u tha: “U thoni të ftuarve se gostia është gati. Demat e bagëtitë e majme i kam therur dhe gjithçka është përgatitur. Ejani në dasmë”. 5 Por këta nuk u vunë vesh e shkuan kush në arën e vet e kush për punët e veta, 6 ndërsa të ftuarit e tjerë i kapën shërbëtorët, i rrahën dhe i vranë. 7 Mbreti u zemërua dhe dërgoi ushtarët e vet, që i vranë ata vrasës dhe i vunë zjarrin qytetit të tyre. 8 Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: “Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë, 9 prandaj dilni nëpër udhëkryqe e ftoni në dasmë këdo që të gjeni”. 10 Shërbëtorët dolën nëpër rrugë dhe mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij e të mirë. Kështu dhoma e dasmës u mbush plot. 11 Por, kur hyri për të parë të ftuarit, mbreti pa një njeri që nuk ishte i veshur si për dasmë 12 e i tha: “Mik, si ke hyrë këtu pa rrobën e dasmës?”. Ai nuk e hapi gojën. 13 Pastaj mbreti u tha shërbëtorëve: “Lidheni këmbë e duar e hidheni përjashta në errësirë. Atje do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh”.
14 Shumë janë të thirrur, por pak të zgjedhur».
Taksa e Cezarit
(Mk 12.13-17Lk 20.20-26)15 Pastaj farisenjtë shkuan e u këshilluan si ta zinin Jezuin në kurth për ndonjë fjalë. 16 Kështu dërguan te Jezui dishepujt e tyre dhe disa herodianë që i thanë: «Mësues, e dimë se je i vërtetë dhe se u mëson të tjerëve me vërtetësi udhën e Perëndisë, pa pyetur për njeri e pa u ndikuar nga askush. 17 Na thuaj, pra, çfarë mendon, a është e lejueshme t'i paguhen taksat Cezarit, apo jo?». 18 Por Jezui, duke e njohur ligësinë e tyre, u tha: «Përse më vini në provë, o hipokritë? 19 Ma tregoni monedhën e taksës». Ata i sollën një monedhë. 20 Jezui u tha: «E kujt është kjo figurë e ky mbishkrim?». 21 Ata i thanë: «Të Cezarit». Atëherë Jezui u tha: «Jepini, pra, Cezarit ç'është e Cezarit dhe Perëndisë ç'është e Perëndisë». 22 Kur e dëgjuan këtë, ata u mrekulluan. Pastaj e lanë Jezuin dhe ikën që andej.
Diskutimi për ngjalljen
(Mk 12.18-27Lk 20.27-40)23 Po atë ditë erdhën te Jezui disa saducenj. Këta thonë se nuk ka ngjallje, prandaj e pyetën: 24 «Mësues, Moisiu ka thënë: nëse një njeri vdes pa lënë fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t'i dhënë trashëgimtarë të vëllait. 25 Na ishin shtatë vëllezër. I pari u martua, vdiq pa lënë fëmijë dhe i la të venë vëllait të vet. 26 Kështu ndodhi me të dytin, të tretin, e deri te i shtati. 27 Pas të gjithëve vdiq edhe gruaja. 28 Pas ngjalljes, gruaja e cilit prej të shtatëve do të jetë ajo, meqenëse të gjithë e patën për grua?». 29 Por Jezui u përgjigj: «Gaboheni, se nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Perëndisë. 30 Pas ngjalljes njerëzit as nuk do të martohen, as nuk do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell. 31 Për sa i përket ngjalljes së të vdekurve, a nuk e keni lexuar çfarë ju ka thënë Perëndia: 32 unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut e Perëndia i Jakobit. Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve».
33 Dhe turmat mahniteshin kur dëgjonin mësimin e tij.
Urdhërimi i madh
(Mk 12.28-34Lk 10.25-28)34 Kur dëgjuan se Jezui ua kishte mbyllur gojën saducenjve, farisenjtë u mblodhën 35 dhe njëri prej tyre, një mësues i ligjit, e pyeti për ta zënë në kurth: 36 «Mësues, cili është urdhërimi më i madh i ligjit?». 37 Jezui i tha: «Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde. 38 Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari. 39 Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: duaje të afërtin si veten. 40 Nga këto dy urdhërime varen tërë ligji dhe profetët».
Biri i Davidit
(Mk 12.35-37Lk 20.41-44)41 Ndërsa farisenjtë ishin të mbledhur së bashku, Jezui i pyeti: 42 «Çfarë mendoni për Krishtin? Biri i kujt është?». Ata i thanë: «Biri i Davidit». 43 Jezui u tha: «Si vallë, Davidi përmes Shpirtit e quan atë Zot kur thotë:
44 i tha Zoti Zotit tim:
ulu në të djathtën time
derisa t'i vë armiqtë e tu
nën këmbët e tua.
45 Nëse Davidi e quan Krishtin Zot, si mund të jetë ai Biri i Davidit?». 46 Askush nuk mundi t'i përgjigjej qoftë edhe me një fjalë. Që nga ajo ditë askush nuk guxoi ta pyeste më.
Krie XXII.
1 E t𝑒 p𝑒rgjégjurit Dz̆esúi, i foli pameta nd𝑒 parábuγa, tue θ𝑒n𝑒:
2 U‐glâ mbret𝑒ría e kjíeγiavet njeríut𝑒 mbreti, ts̆𝑒 buri dasm𝑒 t𝑒 bírit𝑒 tîγj𝑒.
3 E d𝑒rgói kopíj𝑒t’ e tîγj𝑒 t𝑒 θrísi𝑒n atá ts̆𝑒 klen𝑒 γ𝑒rízur𝑒 te dásm𝑒t𝑒, e ng𝑒 déij𝑒n t𝑒 vîj𝑒n.
4 Pameta d𝑒rgói tjer𝑒 kopij𝑒, tue θ𝑒n𝑒: T’ i θoni t𝑒 γ𝑒rízurvet: Ši se tríez𝑒n time e d𝑒rtova, têr𝑒t𝑒 tim𝑒 e animéj𝑒t𝑒 ts̆𝑒 kam𝑒 máj𝑒tur𝑒 jan𝑒 θêrtur𝑒, e gjiθkjis̆𝑒 gati gati: éjani te dásm𝑒t𝑒.
5 E atá t𝑒 pakuidesm𝑒 u‐nis𝑒n: e van𝑒, kus̆ te δeu i tîγj𝑒, e kus̆ p𝑒r ndrek𝑒 t𝑒 tîγj𝑒:
6 E t𝑒 tjér𝑒t𝑒 rr𝑒mbíerit kopíj𝑒t’ e tîγj𝑒, i s̆áitin, eδé i koγokjis𝑒n.
7 E mbreti kur e gjegji, u‐t𝑒rbúa: e t𝑒 d𝑒rgúarit ús̆t𝑒rat’ e tîγj𝑒, vrau atá ts̆𝑒 i vrân kopíj𝑒t𝑒, e χor𝑒n e tire e p𝑒rs𝑒γói.
8 Aχiérna θot𝑒 kopíj𝑒vet tîγj𝑒: Dasm𝑒t𝑒 jan𝑒 gatúar𝑒, po atá ts̆𝑒 klen𝑒 γ𝑒rízur𝑒, ng𝑒 is̆𝑒n t𝑒 mir𝑒.
9 Prandái jéts𝑒ni te krérat’ e rrúg𝑒vet, e sâ t𝑒 gjeni, θrín𝑒ji te dásm𝑒t𝑒.
10 E t𝑒 dal𝑒t kopíj𝑒t’ e tîγj𝑒 n𝑒 mess𝑒 t𝑒 rrúg𝑒vet, mbjoδ𝑒n gjiθ𝑒 sâ gjet𝑒n, t𝑒 likj𝑒 e t𝑒 mir𝑒: e dasma u‐mblua me atá ts̆𝑒 rrîj𝑒n újur𝑒 sât𝑒 χáij𝑒n.
11 E si χiri mbreti t𝑒 v𝑒rêγj𝑒 atá ts̆𝑒 rrîj𝑒n te tríeza, pâ atjé nj𝑒 njerî pavés̆ur𝑒 me petka dásm𝑒s̆𝑒.
12 E θot atîγj𝑒: Šok𝑒, si χire k𝑒tú pa pássur𝑒 t𝑒 vés̆ur𝑒n dásmie? E aí mb𝑒γîti goj𝑒n.
13 Aχiérna θa mbreti s̆𝑒rb𝑒tór𝑒vet: Si t’ i líδ𝑒ni ké mb𝑒t’ e dúart𝑒, ngrénie e s̆tiénie te m𝑒térr𝑒tit ts̆’ ê p𝑒rjas̆ta: atjé kat𝑒 jêt𝑒 t𝑒 klâr𝑒, e t𝑒 gríj𝑒tur𝑒 δé mb𝑒s̆𝑒.
14 Se s̆um𝑒 jan𝑒 t𝑒 θrítur𝑒, e pak𝑒 t𝑒 sgléδur𝑒.
15 Aχiérra t𝑒 váturit Farisénj𝑒t𝑒 mbáitin kundzij𝑒, si kis̆ e mírri𝑒n m𝑒 gluχ𝑒.
16 E d𝑒rgúan dis̆ípuj𝑒t’ e tire me Eroδián𝑒t𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Mjés̆tr𝑒, dîm𝑒 se jê i ftét𝑒, e δromin e Per𝑒ndîs𝑒 nd𝑒 t𝑒 ftet𝑒 ti e mpson𝑒, e ng𝑒 kê kuides𝑒 p𝑒r mosnjerî: se ng𝑒 v𝑒rrên𝑒 nd𝑒 fakje njérzis̆𝑒:
17 Θúana prandái si e γojas𝑒 ti, nget t’ i jípet𝑒 ts̆ensi Ts̆ésarit𝑒, ô jo?
18 E Dz̆esúi ts̆𝑒 njoχu t𝑒 lig𝑒n e tir𝑒, θa: P𝑒rts̆é m𝑒 ksevál𝑒ni, ipókritra?
19 D𝑒ftóm𝑒ni χarom𝑒n e ts̆énsit𝑒. E atá i ftúan nj𝑒 dinâr.
20 E θot atire Dz̆esúi: Kúiγj𝑒 is̆t𝑒 kjô fidz̆𝑒, eδé e s̆krúamja ts̆𝑒 ê sipr𝑒?
21 Θon atîγj𝑒: E Ts̆ésarit𝑒. Aχiérna i θot atire: Andái jíp𝑒nia Ts̆ésarit𝑒, até ts̆’ is̆t𝑒 Ts̆ésarit𝑒: eδé Per𝑒ndîs𝑒, até ts̆’ is̆t𝑒 Per𝑒ndîs𝑒.
22 E si e gjegj𝑒n u‐θavmas𝑒n, e t𝑒 l𝑒net até u‐ndrekj𝑒n.
23 At𝑒 dit𝑒 u‐kjas𝑒n Saduts̆énj𝑒t𝑒, ts̆𝑒 θon𝑒 se n𝑒ng’ is̆t𝑒 t𝑒 ngjaχtur: e i píeitin,
24 Tue θ𝑒n𝑒: Mjes̆tr𝑒, Moiséu θa: N𝑒 ndonjerî vdess𝑒 pa pássur𝑒 bij𝑒, t𝑒 s̆okjen 𝑒 tîγj𝑒 kat’ e márr𝑒nj𝑒 p𝑒r grua i vγai i tîγj𝑒, e ka bunj𝑒 t𝑒 léχet𝑒 seri t𝑒 vγáit𝑒 tîγj𝑒.
25 Is̆𝑒n prâ ka‐k𝑒 na s̆tat𝑒 vγez𝑒r: e i pari, t𝑒 vun𝑒t kuror𝑒, vdikj𝑒: e se ng𝑒 kis̆ ser𝑒, la t𝑒 s̆okjen t𝑒 vγáut’ e tîγj𝑒.
26 K𝑒s̆tú i dîti, eδé i treti njera tek’ i s̆tát𝑒ti.
27 E pas gjiθve vdikj𝑒 eδé grúaja.
28 Te anastía prân e ts̆ílit𝑒 ka t𝑒 s̆tát𝑒t𝑒 ka jêt𝑒 s̆okje? posa e pat𝑒n gjiθ𝑒.
29 E si u‐p𝑒rgjekj𝑒 Dz̆esúi, θa atire: G𝑒njéniχj𝑒, se ng𝑒 dini t𝑒 Škrúamet𝑒, e miδé fukjîn e Per𝑒ndîs𝑒.
30 Se te anastía ng𝑒 martoj𝑒n, e ng𝑒 martónen𝑒: jan𝑒 po si é ngj𝑒j𝑒t’ e Per𝑒ndîs𝑒 te kjíeγia.
31 E mbi t𝑒 ngjáχturit e t𝑒 vdékurvet ng𝑒 kini sgléδur’ até ts̆𝑒 kle θ𝑒n𝑒 juve ka Per𝑒ndía ts̆𝑒 θot𝑒:
32 Ú jam𝑒 Per𝑒ndía i Abrámit𝑒, e Per𝑒ndía i Dz̆akóbit𝑒, e Per𝑒ndía i Isákut𝑒? Ng’ ê Per𝑒ndía i t𝑒 vdékuris̆𝑒, se po t𝑒 gjáγ𝑒s̆𝑒.
33 E gjíndet𝑒 si e gjégjes̆in, θavmáses̆in mbi t𝑒 mpsúamit e tîγj𝑒.
34 E Farisénj𝑒t𝑒 kur e gjegj𝑒n se mb𝑒γîti goj𝑒n Saduts̆énj𝑒vet, u‐p𝑒rzíeitin bas̆k𝑒:
35 E njeri tek’ atá burr𝑒 lígjie, ts̆𝑒 dêγj𝑒 t’ e planesj𝑒, píeiti, tue θ𝑒n𝑒:
36 Mjes̆tr𝑒, ts̆ili is̆t𝑒 urδurimi i maθ𝑒 te ligja?
37 Θa atire Dz̆esúi: T𝑒 dúas̆ mir𝑒 T𝑒nzon𝑒 Per𝑒ndîn t𝑒nt𝑒 me gjiθ𝑒 z𝑒mr𝑒n t𝑒nde, e me gjiθ𝑒 s̆pirtin t𝑒nt𝑒, e me gjiθ𝑒 trût𝑒 tat𝑒.
38 Kî is̆t i pari, e i maδi urδurim𝑒.
39 E i dîti ê si kî: Kat𝑒 dúas̆ mir𝑒 gjitonin t𝑒nt𝑒 si vet𝑒χên t𝑒nde.
40 Te kta dî urδurime víret𝑒 gjiθ𝑒 ligja, eδé profétrat𝑒.
41 E kur u‐mbjoδ𝑒n Farisénj𝑒t𝑒, Dz̆esúi i píej𝑒ti, tue θ𝑒n𝑒:
42 Ts̆𝑒 ju dúket𝑒 juve p𝑒r Kris̆tin? kúiγj’ is̆t𝑒 bîr? Θon atîγj𝑒: I Dáviδit𝑒.
43 Θot atire: As̆tú Dáviδi si nd𝑒 s̆pîrt’ e θret Zot, tue θ𝑒n𝑒:
44 Θa i Zoti Zótit𝑒 tim𝑒: Uju te dora e dréj𝑒ta ime, njera t𝑒 vû armíkj𝑒t𝑒 tat𝑒 n𝑒n𝑒 ké mb𝑒vet tote?
45 Prandái n𝑒 Dáviδi e θret Zot, si is̆t i biri i tîγj𝑒?
46 E mosnjerî s’ mund’ i p𝑒rgjegjej nj𝑒 fjal𝑒: e ng𝑒 i δa zé m𝑒ra njeríu ts̆𝑒 at𝑒 dit𝑒 t’ i píeij𝑒n mê gjê .