Tundimi i Jezuit
(Mk 1.12-13Lk 4.1-13)1 Pastaj, i shtyrë nga Shpirti, Jezui shkoi në shkretëtirë që të tundohej nga djalli. 2 Pasi agjëroi për dyzet ditë e dyzet net, Jezuin e mori uria. 3 Atëherë erdhi tunduesi tek ai e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë». 4 Por Jezui iu përgjigj: «Është shkruar:
njeriu nuk jeton
vetëm me bukë,
por me çdo fjalë
që del nga goja e Perëndisë ».
5 Pastaj djalli e çoi në qytetin e shenjtë, e vuri në pikën më të lartë të tempullit 6 e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar:
do t'i urdhërojë engjëjt e tij
të të ruajnë
dhe ata do të të mbajnë
në duart e tyre,
që mos të të ndeshë këmba në gur ».
7 Jezui i tha: «Është shkruar:
mos e tundo Zotin,
Perëndinë tënd ».
8 Djalli e çoi sërish në një mal shumë të lartë e i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre. 9 Dhe i tha Jezuit: «Do të t'i jap të gjitha këto nëse bie në gjunjë e më adhuron». 10 Atëherë Jezui i tha: «Shporru, Satan, sepse është shkruar:
adhuro Zotin, Perëndinë tënd,
dhe shërbeji vetëm atij ».
11 Atëherë djalli u largua nga Jezui dhe, ja, erdhën engjëjt e i shërbenin.
Shërbesa në Galile
(Mk 1.14-15Lk 4.14-15)12 Kur Jezui dëgjoi se Gjonin e kishin burgosur, u largua për në Galile. 13 Nuk qëndroi në Nazaret, por shkoi për të jetuar në Kafarnaum, qytet pranë liqenit , në tokën e Zabulonit e të Neftalimit, 14 që të përmbushej çfarë kishte thënë profeti Isai:
15 tokë e Zabulonit
dhe tokë e Neftalimit,
në rrugën drejt detit, përtej Jordanit,
Galile e kombeve!
16 Populli që ishte në errësirë
pa një dritë të madhe
dhe për ata që ishin
në vendin e hijes së vdekjes
zbardhi drita.
17 Që atëherë Jezui filloi të predikonte e të thoshte: «Pendohuni, se mbretëria e qiejve është afër».
Thirrja e katër peshkatarëve
(Mk 1.16-20Lk 5.1-11)18 Ndërsa po ecte bregut të liqenit të Galilesë, Jezui pa dy vëllezër, Simonin që quhej Pjetër dhe Andrean, vëllanë e tij, që po hidhnin rrjetat në liqen. Ata ishin peshkatarë. 19 Jezui u tha: «Ejani pas meje dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish». 20 Ata lanë menjëherë rrjetat e shkuan pas tij. 21 Pak më tutje Jezui pa dy vëllezër të tjerë, Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, të vëllanë, që ishin në një varkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke arnuar rrjetat dhe i thirri. 22 Ata lanë menjëherë varkën dhe të atin e shkuan pas tij.
Jezui predikon dhe shëron
(Lk 6.17-19)23 Jezui shkonte nëpër Galile duke mësuar njerëzit në sinagoga, duke shpallur ungjillin e mbretërisë e duke shëruar çdo sëmundje e lëngatë në popull. 24 Kështu, për të u hap fjala në gjithë Sirinë. Atëherë i sollën të gjithë të sëmurët, njerëz të prekur nga sëmundje e dhimbje të ndryshme, të pushtuar nga djalli, me sëmundjen e tokës e të paralizuar, dhe ai i shëroi. 25 Turma të mëdha njerëzish nga Galilea e Dekapoja, nga Jerusalemi, Judeja e përtej Jordanit, shkonin pas tij.
Krie IV.
1 Aχiérra Dz̆esúi kle kjéχtur𝑒 ka Špirti te diserti, sâ t’ is̆ kseválur𝑒 ka diâγi.
2 E posa ts̆𝑒 argj𝑒rói dizeditt𝑒, e dizet𝑒 natt𝑒, prâ ndíeiti ûr.
3 E si u‐kjas aí ts̆𝑒 kseval𝑒, θa atîγj𝑒: N𝑒 ti jê bîr i Perindîs𝑒, θúaχj sâ kta gur𝑒 t𝑒 búnen𝑒 buk𝑒.
4 E aí u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa: Kle s̆krúar𝑒: Jo me buk𝑒 vet𝑒m njeríu kâ t𝑒 rronj𝑒, se po me ngâ fjal𝑒, ts̆𝑒 del ka goja e Per𝑒ndîs.
5 Aχiérna diâγi e mori e e kjeγi te χora s̆éite, e e vuri mbi p𝑒s̆trimin e klís̆𝑒s𝑒,
6 E θa atîγj𝑒: N𝑒 jê bîr i Per𝑒ndîs𝑒, s̆tieu pos̆t𝑒. P𝑒rts̆é kle s̆krúar𝑒: Se kat’ urδuronj𝑒 é ngj𝑒j𝑒vet atîγj𝑒 p𝑒r tîj, e atá kat𝑒 t𝑒 márrj𝑒n𝑒 mb𝑒 dúar𝑒, sât𝑒 mos piékks̆𝑒 kûrr𝑒 k𝑒mb𝑒n t𝑒nde mb𝑒 gûr.
7 I θa atîγj𝑒 Dz̆esúi: Pameta kle s̆krúar𝑒: Ng𝑒 kat𝑒 ksevals̆𝑒 T𝑒nzon𝑒 Per𝑒ndîn t𝑒nt𝑒.
8 Pameta diâγi mori e kjeγi até te nj𝑒 mal i lart𝑒 s̆um𝑒: e i d𝑒ftói gjiθ𝑒 mbretrît’ e jét𝑒s𝑒, e ndêr𝑒n e tire,
9 E i θa atîγj𝑒: T𝑒 jap𝑒 γjiθ𝑒 k𝑒tó s̆𝑒rbise, n𝑒 ti râr𝑒 m𝑒 proskjinis𝑒s̆.
10 Aχiérra i θot𝑒 Dz̆esúi atîγj𝑒: Ndrekju, Satanás: se kle s̆krúar𝑒: Kat𝑒 proskjinis𝑒s̆ T𝑒nzon𝑒 Per𝑒ndîn t𝑒nt𝑒, e até vet𝑒m kat𝑒 s̆erbés̆.
11 Aχiérra e lê diâγi: e s̆i é ngj𝑒j𝑒t’ i u‐kjas𝑒n, e e s̆erbéij𝑒n.
12 Si gjegji prân Dz̆esúi se Dz̆uáni kle z𝑒nn𝑒, u‐prúar𝑒 nd𝑒 Galilê:
13 E si la Nádzaret, jerδi, e mbeti nd𝑒 Kapernaúm, ts̆𝑒 is̆t afr𝑒 déitit𝑒, te gjitonía e Dzabulónit𝑒, e Neftalímit𝑒:
14 Sât𝑒 b𝑒nej plot𝑒 e θ𝑒na e Isaîs𝑒 profétit𝑒, ts̆𝑒 θot𝑒:
15 Δeu i Dzabulónit𝑒, e δeu i Neftalímit𝑒, δrom𝑒 déiti mbatan𝑒 Dz̆urdánit𝑒, Galiléa e gjíndevet,
16 Pópuγi ts̆𝑒 ujej nd’ err𝑒sî, pâ nj𝑒 drit𝑒 e maδe: e atíreve ts̆𝑒 rrîj𝑒n újur𝑒 nd𝑒 χor𝑒 eδé nd𝑒 χjê mórtie, i leu drita.
17 Ts̆𝑒 aχiérra zû Dz̆esúi t𝑒 ligj𝑒roγj𝑒, e t𝑒 θos̆𝑒: Buni pendes𝑒: se u‐kjas𝑒 mbretría e kjíeγiavet.
18 Dz̆esúi prân si vêγj𝑒 tue jétsur𝑒 r𝑒z𝑒 déj𝑒tit𝑒 Galilês, pâ dî vγez𝑒r, Simunin, ts̆𝑒 θritej Piétr𝑒, e Ndrits𝑒n t𝑒 vγáin e tîγj𝑒, ts̆𝑒 s̆tîj𝑒n rrit𝑒n te déj𝑒ti (se is̆𝑒n piskatur𝑒),
19 E i θot atíreve: Éjani pas meje, e kat𝑒 ju b𝑒nj𝑒 t𝑒 búniχj𝑒 piskatur𝑒 njérzis̆𝑒.
20 E atá njize njize, t𝑒 l𝑒n𝑒t rrít𝑒t𝑒, van𝑒 pas atîγj𝑒.
21 E si vêγj𝑒 mê atéi, pâ njatr𝑒 dî vγez𝑒r, Jáp𝑒kun e Dzebeδéut𝑒, e Dz̆uánin t𝑒 vγáin e tîγj𝑒, te karava me Dzebeδéun t𝑒 jatin e tire, ts̆𝑒 arnóij𝑒n rrít𝑒t’ e tire: e i θriti.
22 E atá njize njize, lan𝑒 karav𝑒n e t𝑒 jatin e tire, e van𝑒 pas atîγj𝑒.
23 E rráχ𝑒j𝑒 Dz̆esúi gjiθ𝑒 Galiléen, tuk’ e mpsúar𝑒 te sinagóg𝑒t’ e tire, e tue ligj𝑒rúar𝑒 vangjejin e mbretrîs, e tue s̆𝑒rúar𝑒 gjiθ𝑒 s𝑒múnd𝑒t𝑒, e gjiθ𝑒 kurrúsm𝑒t𝑒 te gjíndia.
24 E vate ém𝑒ri i tîγj𝑒 te gjiθ𝑒 Síria, e i prûn atîγj𝑒 gjiθ atá ts̆𝑒 is̆𝑒n kekj𝑒, eδé vasanísur𝑒 me s𝑒munda disâ γojês̆𝑒, e atá ts̆𝑒 kis̆𝑒n t𝑒 maχkúamit𝑒, e atá ts̆𝑒 i zê γj𝑒 χ𝑒na, e t𝑒 njómurit𝑒, e i s̆𝑒rói:
25 E véij𝑒n pas atîγj𝑒 njérzit𝑒 goδ𝑒 goδ𝑒 ka Galiléa, ka Dekápoli, ka Dz̆erusalemmi, ka Dz̆uδéa, eδé ka mbatan𝑒 Dz̆urdánit𝑒.