Për shkatërrimin e tempullit
(Mk 13.1-2Lk 21.5-6)1 Kur Jezui doli nga tempulli e po largohej, erdhën dishepujt e i treguan ndërtesat e tempullit. 2 Jezui u tha: «I shikoni të gjitha këto? Me të vërtetë po ju them se nuk do të mbesë gur mbi gur pa u rrëzuar».
Fillimi i fundit
(Mk 13.3-13Lk 21.7-19)3 Kur Jezui po rrinte në malin e Ullinjve, erdhën dishepujt e i thanë veçmas: «Na thuaj, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e fundit të botës?». 4 Jezui u tha: «Hapni sytë se mos ju mashtron njeri, 5 se do të vijnë shumë veta në emrin tim e do të thonë: “Unë jam Krishti” e do të mashtrojnë shumë njerëz. 6 Do të dëgjoni për luftra e lajme luftrash, por mos u tronditni. Këto duhet të ndodhin, por ky nuk do të jetë ende fundi.
7 Një komb do të ngrihet kundër një kombi e një mbretëri kundër një mbretërie. Do të ketë zi buke e tërmete në disa vende, 8 por ky do të jetë fillimi i dhimbjeve të lindjes. 9 Do t'ju dorëzojnë në mundime e do t'ju vrasin dhe të gjitha kombet do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim. 10 Do të ketë nga ata që do të rrëzohen, do të tradhtojnë e do të urrejnë njëri-tjetrin. 11 Do të dalin shumë profetë të rremë e do të mashtrojnë shumë njerëz. 12 Meqë do të përhapet paudhësia, do të ftohet dashuria e shumë vetëve. 13 Por kush qëndron deri në fund, do të shpëtohet. 14 Ky ungjill i mbretërisë do të shpallet në të gjithë botën si dëshmi për të gjitha kombet dhe atëherë do të vijë fundi».
Shkretimi i madh
(Mk 13.14-23Lk 21.20-24)15 «Kur të shihni tmerrin e shkretimit në vendin e shenjtë, për të cilin ka folur profeti Daniel, “kush lexon le ta kuptojë”, 16 atëherë ata që janë në Jude le të arratisen maleve. 17 Ai që do të ndodhet mbi çati, të mos zbresë e të mos hyjë brenda për të marrë gjë nga shtëpia e tij! 18 Ai që do të jetë në arë, të mos kthehet prapa për të marrë gunën! 19 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëkojnë fëmijë në ato ditë!
20 Lutuni që arratia juaj të mos ndodhë në dimër apo të shtunën. 21 Atëherë do të bjerë një mjerim aq i madh, sa nuk është parë nga fillimi i botës e deri tani dhe të tillë mjerim nuk do të ketë më kurrë. 22 Po të mos shkurtoheshin ato ditë, nuk do të shpëtonte asnjeri, por për hir të të zgjedhurve ato ditë do të shkurtohen.
23 Nëse dikush ju thotë: “Ja ku është Krishti!” ose: “Ja, është këtu!”, mos i besoni. 24 Do të dalin krishtë të rremë e profetë të rremë, që do të bëjnë shenja të mëdha e mrekulli, që mundësisht të mashtrojnë edhe të zgjedhurit, 25 por, ja, unë ju paralajmërova. 26 Prandaj, nëse ju thonë: “Ja, është në shkretëtirë!”, mos shkoni atje. Po të thonë: “Ja, është fshehur në qilar!”, mos u besoni. 27 Biri i njeriut do të vijë si vetëtima që vetëtin nga lindja në perëndim. 28 Ku është kërma, mblidhen edhe skifterët».
Ardhja e Birit të njeriut
(Mk 13.24-27Lk 21.25-28)29 «Fill pas pikëllimit të atyre ditëve,
dielli do të errësohet
e hëna nuk do të japë dritë.
Yjet do të bien nga qielli
e pushtetet qiellore
do të tranden.
30 Atëherë do të shfaqet në qiell shenja e Birit të njeriut dhe të gjitha fiset e tokës do të mbajnë zi e do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me pushtet e me lavdi të madhe. 31 Do të buçasë trumbeta e madhe dhe ai do të dërgojë engjëjt e tij në të katër anët e tokës për të mbledhur të zgjedhurit, nga njëri skaj në skajin tjetër të botës».
Mësimi nga fiku i tharë
(Mk 13.28-31Lk 21.29-33)32 «Mësoni nga shëmbëlltyra e fikut. Sapo dega e tij bëhet e njomë e nxjerr gjethe, ju e dini se po afrohet vera. 33 Kështu edhe ju kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se fundi është afër, te dera. 34 Me të vërtetë po ju them se kjo brezni nuk do të kalojë pa ndodhur të gjitha këto gjëra. 35 Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Dita dhe ora e fshehtë
(Mk 13.32-37Lk 17.26-30, Lk 34-36)36 «Askush nuk e di atë ditë apo atë orë. As engjëjt e qiejve, as Biri, por vetëm Ati. 37 Siç ishte në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut. 38 Ashtu sikurse gjatë atyre ditëve përpara përmbytjes njerëzit hanin e pinin, martoheshin e martonin, deri në ditën kur Noeu hyri në arkë, 39 dhe nuk dinin gjë derisa erdhi përmbytja e i zhduku, kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut.
40 Atëherë, prej dy vetave që do të gjenden në arë, njëri do të merret e tjetri do të lihet. 41 Prej dy grave që do të jenë te mulliri për të bluar, njëra do të merret e tjetra do të lihet. 42 Prandaj rrini zgjuar, se nuk e dini në ç'ditë vjen Zoti. 43 Po ta dinte i zoti i shtëpisë se në ç'orë të natës do të vinte vjedhësi, do të rrinte zgjuar e nuk do të lejonte t'i vidhej shtëpia. 44 Prandaj jini gati, se Biri i njeriut do të vijë në një orë që nuk e prisni».
Dy shërbëtorët
(Lk 12.41-48)45 «Cili është ai shërbëtor besnik e i mençur, të cilin i zoti e ka vënë mbi shërbëtorët e tjerë për t'u dhënë ushqimin në kohën e duhur? 46 Lum ai shërbëtor që kur të vijë i zoti, do ta gjejë duke vepruar kështu. 47 Me të vërtetë po ju them se këtij shërbëtori do t'ia besojë të gjitha pasuritë e veta. 48 Por, nëse ai shërbëtor i mbrapshtë thotë me vete: “Zotëria im po vonohet” 49 dhe fillon të rrahë shërbëtorët e tjerë e ha e pi me të dehurit, 50 atëherë i zoti i këtij shërbëtori do të vijë ditën që ai nuk e pret e në orën që ai nuk e di, 51 do ta dënojë ashpër e do ta hedhë atje ku dënohen hipokritët. Aty do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh».
Krie XXIV.
1 E t𝑒 dal𝑒t Dz̆esúi ka klis̆a is̆ e vêγj𝑒. E i u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒, sât’ i d𝑒ftóij𝑒n t𝑒 stísurat’ e klís̆𝑒s𝑒.
2 E aí θa atire: V𝑒rreni gjiθ𝑒 ktô s̆𝑒rbise? P𝑒r v𝑒rtet𝑒 ju θom𝑒, ng𝑒 ka vjétet𝑒 ktu gur𝑒 mbi gûr, ts̆𝑒 ng𝑒 kat𝑒 gorromíset𝑒.
3 E si ají rrîγj𝑒 újur𝑒 mbi malin e Uγínj𝑒vet, i u‐kjas𝑒n vets̆𝑒 dis̆ípuj𝑒t𝑒, e i θan𝑒: Θúana, kur𝑒 ka jên𝑒 ktô s̆𝑒rbise? e ts̆ili ê sinjaγi t’ arré iturit𝑒 t𝑒nt𝑒, e t𝑒 sósurit’ e jét𝑒s𝑒?
4 E Dz̆esúi tue p𝑒rgjégjur𝑒, θa atire: V𝑒rreni t𝑒 mos ju g𝑒njéinj𝑒 ndonjerî.
5 Se s̆um𝑒 kat𝑒 vínj𝑒n𝑒 me embrin tim𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Ú jam𝑒 Kris̆ti: e kat𝑒 planésj𝑒n𝑒 disâ.
6 Kat𝑒 gjégjiχj𝑒 lufta, eδé z𝑒re lúftas̆𝑒. Jipni mâj𝑒 mos t𝑒 smóliχj𝑒. Se ktô s̆𝑒rbise ka stréksj𝑒n𝑒, e mb𝑒gjiθ𝑒 ng’ is̆t𝑒 t𝑒 sósurit.
7 Se kat𝑒 ngré χet𝑒 gjíndia mbi gjinden, e mbretrî mbi mbretrîn, e kat𝑒 jên𝑒 s𝑒mund𝑒, e úr𝑒ra, e t𝑒 smólura δeu vende vende.
8 E gjiθ𝑒 k𝑒tó jan𝑒 t𝑒 z𝑒n𝑒t e t𝑒 δé mburavet.
9 Aχiérna kat𝑒 ju bíen𝑒 nd𝑒 kopos𝑒, e kat𝑒 ju vrásj𝑒n𝑒: e kat𝑒 kini mbáitur𝑒 mbrî ka gjiθ𝑒 gjíndet𝑒 paj𝑒 t’ émbrit𝑒 tim𝑒.
10 Aχiérna kat𝑒 sk𝑒ndaγiáren𝑒 ditsá, e ka traδíren𝑒 njeri me jatrin, e kat𝑒 m𝑒ríχen𝑒 njeri me jatrin.
11 Eδé s̆um𝑒 profetra t𝑒 rrêm𝑒 ka dálj𝑒n𝑒, e kat𝑒 planésj𝑒n𝑒 disâ.
12 E p𝑒r t𝑒 rríturit e k𝑒kjîs𝑒, ka ftóχet𝑒 mâli i disave.
13 E aí ts̆𝑒 durón njera te t𝑒 sósurit, po ki ka t’ e s̆p𝑒tonj𝑒.
14 E kat𝑒 ligj𝑒rónet𝑒 kî Vangjeγj𝑒 i mbretrîs𝑒 te gjiθ𝑒 jeta, p𝑒r mart𝑒rî t𝑒 gjiθ𝑒 gjíndevet: e aχiérna kat𝑒 vinj𝑒 t𝑒 sósurit.
15 Kur𝑒 prân t𝑒 s̆iχni siχjenîn e s̆kretîs𝑒, rr𝑒fíer𝑒 ka Danieli vunn𝑒 nd𝑒 vent𝑒 s̆éit𝑒: aí ts̆𝑒 sgleθ, t’ e nd𝑒lgonj𝑒.
16 Aχiérna atá nd𝑒 Dz̆uδê, le t𝑒 jík𝑒j𝑒n𝑒 te mál𝑒t𝑒:
17 E aí ts̆𝑒 t𝑒 ndóδet𝑒 mbi s̆pîn, mos t𝑒 sdrípet𝑒 t𝑒 ndzíer𝑒nj𝑒 gjê ka s̆pia e tîγj𝑒:
18 E kus̆ ndóδet𝑒 p𝑒rjas̆ta, mos t𝑒 k𝑒θénet𝑒 t𝑒 márr𝑒nj𝑒 t𝑒 vés̆ur𝑒n e tîγj𝑒.
19 Χelm𝑒 eδé grâvet me barr𝑒, e atire ts̆𝑒 japj𝑒n sis𝑒 tek’ ató ditt𝑒.
20 Parkalés𝑒ni prâ t𝑒 mos stréks𝑒nj𝑒 t𝑒 jíkurit tâj𝑒 te dimbri, ô tek’ e s̆túnia.
21 Se aχiérna kat𝑒 jêt𝑒 kopós i maθ𝑒, si ng𝑒 kâ kl𝑒n𝑒 ts̆𝑒 te t𝑒 z𝑒n𝑒t e jetes njera m𝑒 naní, eδé ng𝑒 kat𝑒 jêt𝑒.
22 E n𝑒 mos s̆kurtónen𝑒 ató ditt𝑒, ng’ ê kurm𝑒 ts̆𝑒 mund’ e s̆p𝑒tonj𝑒: po paj𝑒 t𝑒 sgléδurvet ka vog𝑒lón𝑒n𝑒 ató ditt𝑒.
23 Aχiérra ts̆ili t𝑒 ju θêt𝑒: Kris̆ti ê ktu, o ktié: mos i kini bess𝑒.
24 Se kat𝑒 dáj𝑒n𝑒 Krís̆t𝑒ra t𝑒 rrêm𝑒, e profétra t𝑒 rrêm𝑒: e kat𝑒 japj𝑒n𝑒 sinjaje t𝑒 meδenj𝑒, e famasm𝑒, sât𝑒 planésen𝑒 (nai mund𝑒) eδé t𝑒 sgléδurit𝑒.
25 Ši ju e kam θ𝑒n𝑒 mê para.
26 P𝑒randái n𝑒 ju θ𝑒s̆in: Ši te diserti is̆t𝑒, mos díl𝑒ni: Ši te angón𝑒t𝑒 fs̆éχura, mos e kini bess𝑒.
27 As̆tú si s̆krep𝑒timi del kaa léχet𝑒 díeγi, e dúket𝑒 njera te ku per𝑒ndón: k𝑒s̆tú ka jêt𝑒 t’ arr𝑒n𝑒t e t𝑒 Bírit𝑒 njeríut𝑒.
28 Teku do ndóδet𝑒 kurmi i vdékur𝑒, atjé ka mbjíδen𝑒 eδé aíkuγat𝑒.
29 E njize pas kopósit𝑒 t𝑒 atire dít𝑒ve díeγi kat’ érret𝑒, e χ𝑒na ng𝑒 ka jáp𝑒nj𝑒 drit𝑒n e sâγj𝑒, e îj𝑒zit𝑒 kat𝑒 bíen𝑒 ka kjíeγia, e fukjît’ e kjíeγavet ka túnden𝑒:
30 E aχiérna ka dúket𝑒 sinjaγi i t𝑒 Bírit𝑒 njeríut𝑒 nd𝑒 kjíeχ: e aχiérra kat𝑒 klâne gjiθ𝑒 gjíndet’ e jét𝑒s𝑒: e kat𝑒 s̆óχ𝑒j𝑒n𝑒 t𝑒 Birin e njeríut𝑒 ts̆𝑒 vjen mbi rêt’ e kjíeγi𝑒s me porosî e maδe, e me ndêr𝑒.
31 E kat𝑒 d𝑒rgonj𝑒 é ngj𝑒j𝑒t’ e tîγj𝑒 me trumb𝑒, e zê t𝑒 maθ𝑒: e kat𝑒 mbjéδj𝑒n𝑒 t𝑒 sgléδurit’ e tîγj𝑒 ka t𝑒 katra érat𝑒, e ka nj𝑒 maj𝑒 e njatr𝑒 t𝑒 kjíeγiavet.
32 E ka fiku m𝑒soni parábuγ𝑒n: po kur𝑒 dega e tîγj𝑒 t𝑒 bé net’ e njom𝑒 e t’ i léχen𝑒 flét𝑒t𝑒, njíχ𝑒ni se vêra ê ndanz𝑒:
33 K𝑒s̆tú eδé jû kur𝑒 t𝑒 s̆íχ𝑒ni gjiθ𝑒 ktô s̆𝑒rbise, t’ e dini se is̆t af𝑒r mbi díert𝑒.
34 P𝑒r v𝑒rtet𝑒 ju θom𝑒, se ng𝑒 ka s̆konj𝑒 k𝑒jó j𝑒nî, njera ts̆𝑒 t𝑒 bé nen𝑒 gjiθ𝑒 ktô s̆𝑒rbise.
35 Kjíeγia e δeu kat𝑒 s̆kónj𝑒n𝑒, e fjál𝑒t𝑒 time ng𝑒 kat𝑒 lípsen𝑒.
36 Mbi at𝑒 dit𝑒 prân e até ôr𝑒 mosnjerî ng𝑒 dî gjê , e miδé é ngj𝑒j𝑒t’ e kjíeγi𝑒s, po Tata vet𝑒m.
37 Si dít𝑒t’ e Noéut𝑒, k𝑒s̆tú eδé ka jêt𝑒 t’ arr𝑒n𝑒t e t𝑒 Bírit𝑒 njeríut𝑒.
38 Se as̆tú si is̆𝑒n te dít𝑒t𝑒 p𝑒rpara d𝑒lúδit𝑒 ts̆𝑒 χáij𝑒n, e pîj𝑒n, ts̆𝑒 martóij𝑒n eδé martónes̆in, njera at𝑒 dit𝑒, ts̆𝑒 Noéu χiri te arka,
39 E ng𝑒 njoχ𝑒n gjê njera ts̆𝑒 jerδi d𝑒luδi, e χolkji t𝑒 gjiθ𝑒: k𝑒s̆tú ka jêt𝑒 eδé t’ arr𝑒n𝑒t e t𝑒 Bírit𝑒 njeríut𝑒.
40 Aχiérna kat𝑒 jên𝑒 dî vet𝑒 p𝑒rjas̆ta te árat𝑒: njeri mírret𝑒, e njeri lé χet𝑒.
41 Dî veta blúaj𝑒n te muγiri: njera mírret𝑒, e njera lé χet𝑒.
42 T𝑒 rrini sgjúar𝑒 prandái, se ng𝑒 dini m𝑒 ts̆𝑒 χer𝑒 t𝑒 vinj𝑒 Zoti jîj𝑒.
43 T𝑒 dini eδé até , se n𝑒 dîγj𝑒 nikokjiri m𝑒 ts̆𝑒 χer𝑒 t𝑒 nát𝑒s𝑒 kis̆ viγj𝑒 kusari, dei t𝑒 rrîγj𝑒 sgjúar𝑒, e ng𝑒 lê γj𝑒 t𝑒 s̆ponej s̆pia e tîγj𝑒.
44 P𝑒randái t𝑒 jini eδé jû te gatúam𝑒: se m’ at𝑒 χer𝑒 ts̆𝑒 ng𝑒 ju dúket𝑒, vjen i Biri i njeríut𝑒.
45 Ts̆ili prân ê kopili i béss𝑒m𝑒, e i urt𝑒, ts̆𝑒 𝑒 vuri zoti i tîγj𝑒 mbi gjinden e s̆pîs𝑒 t𝑒 tîγj𝑒, sât’ i jipj𝑒 atire kjevarrîn m𝑒 χér𝑒t𝑒?
46 Lumi aí s̆𝑒rb𝑒tôr, ts̆𝑒 t𝑒 járδurit i zoti i tîγj𝑒, e gjên se bun as̆tú.
47 Me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒, se mbi gjiθ𝑒 petkun e tîγj𝑒 kat’ e vûnj𝑒.
48 N𝑒 prân𝑒 θ𝑒fsit aí kopil’ i lik𝑒 te zé m𝑒ra e tîγj𝑒: M𝑒nón im𝑒 zot t𝑒 vinj𝑒:
49 E z𝑒fs̆it t𝑒 rráχ𝑒nj𝑒 s̆ók𝑒t𝑒 tîγj𝑒, e χé ng𝑒rs̆it e pîs̆it me t𝑒 déimit𝑒:
50 Kat𝑒 vinj𝑒 i zoti i atîγj𝑒 kopili, dit𝑒n ts̆𝑒 ng’ e pret, e m𝑒 χer𝑒 ts̆𝑒 s’ dî:
51 E kat’ e vúr𝑒nj𝑒 vets̆𝑒, e kat’ i jáp𝑒nj𝑒 vent𝑒 n𝑒 mes𝑒 t𝑒 ipókritravet: atjé ka jêt𝑒 t𝑒 klâr𝑒, e t𝑒 gríj𝑒tur𝑒 δé mb𝑒s̆𝑒.