Çështja e divorcit
(Mk 10.1-12)1 Pasi mbaroi së treguari këto gjëra, Jezui u largua nga Galilea dhe shkoi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit. 2 Atje e ndoqën turma të mëdha dhe ai i shëroi të sëmurët. 3 Disa farisenj shkuan tek ai dhe u munduan ta zinin në kurth duke e pyetur: «A është e lejueshme ta ndash gruan për çfarëdolloj shkaku?». 4 Jezui u përgjigj: «A nuk e keni lexuar se ai që i ka krijuar që nga fillimi i bëri mashkull e femër? ». 5 Dhe tha: «Prandaj burri do ta lërë të atin e të ëmën, për t'u bashkuar me gruan e vet e të dy do të bëhen një trup i vetëm. 6 Kështu, ata nuk janë më dy, por një trup i vetëm. Prandaj, atë që ka bashkuar Perëndia, njeriu të mos e ndajë!». 7 Ata i thanë: «Atëherë, përse urdhëroi Moisiu t'i jepet gruas fletëndarja e të lihet ». 8 Jezui u tha: «Moisiu ju lejoi të ndaheni prej grave tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu. 9 Unë po ju them se kushdo që e ndan gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një grua tjetër, bën tradhti bashkëshortore ». 10 Dishepujt i thanë: «Nëse ndodh kështu me një burrë e një grua, atëherë është më mirë të mos martohet njeri». 11 Por ai u tha: «Jo të gjithë mund t'i kuptojnë këto fjalë, por vetëm ata, të cilëve u është dhënë. 12 Ka eunukë që nga lindja dhe ka eunukë të bërë nga njerëzit, por ka edhe eunukë që janë bërë të tillë për shkak të mbretërisë së qiejve. Kush mund të kuptojë, të kuptojë».
Bekimi i fëmijëve
(Mk 10.13-16Lk 18.15-17)13 Pastaj i sollën disa fëmijë, që të vinte duart mbi ta e të lutej, por dishepujt i qortuan. 14 Atëherë Jezui u tha: «Lërini fëmijët të vijnë tek unë e mos i pengoni, sepse mbretëria e qiejve u përket atyre që janë si ata». 15 Pastaj vuri duart mbi ta dhe u largua që andej.
Djaloshi i pasur
(Mk 10.17-31Lk 18.18-30)16 Dikush erdhi te Jezui e i tha: «Mësues, ç'të mirë duhet të bëj që të kem jetën e amshuar?». 17 Jezui i tha: «Përse më pyet për të mirën ? Vetëm njëri është i mirë. Nëse dëshiron të hysh në jetën e amshuar, zbato urdhërimet». 18 Ai i tha: «Cilat?». Jezui iu përgjigj: «Mos vrit, mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme, 19 ndero atin tënd e nënën tënde dhe duaje të afërtin si veten !». 20 Djaloshi i tha: «Të gjitha këto i kam bërë . Ç'më mungon ende?». 21 Jezui i tha: «Nëse dëshiron të jesh i përsosur, shko, shit çfarë ke, jepua të varfërve e do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja e më ndiq!». 22 Kur e dëgjoi këtë gjë, djaloshi u largua i trishtuar, se kishte shumë pasuri. 23 Jezui u tha dishepujve të vet: «Me të vërtetë po ju them se i pasuri do ta ketë të vështirë të hyjë në mbretërinë e qiejve. 24 Po ju them edhe se është më e lehtë të kalojë një deve nëpër vrimën e gjilpërës, sesa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë». 25 Kur e dëgjuan këtë gjë, dishepujt mbetën shumë të habitur e thanë: «Po atëherë, kush do të mund të shpëtohet?». 26 Jezui i vështroi e u tha: «Kjo është e pamundur për njerëzit, por për Perëndinë gjithçka është e mundur».
27 Atëherë Pjetri i tha: «Ja, ne lamë gjithçka dhe erdhëm pas teje. Po me ne ç'do të bëhet?». 28 Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e tij të lavdishëm, ju që keni ardhur pas meje do të uleni në dymbëdhjetë frone për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit. 29 Dhe kushdo që ka lënë shtëpi, vëllezër a motra, atë a nënë, fëmijë ose ara për hir të emrit tim, do t'i marrë njëqindfish e do të trashëgojë jetën e amshuar. 30 Por shumë nga ata që janë të parët do të jenë të fundit dhe të fundit do të jenë të parët».
Krie XIX.
1 E streksi, kur𝑒 Dz̆esúi sosi k𝑒tó t𝑒 fola, se u‐nis𝑒 ka Galiléa, e vate te án𝑒t’ e Dz̆uδês𝑒 mbatan𝑒 Dz̆urdánit𝑒,
2 E i van𝑒 pas atîγj𝑒 gjíndet𝑒 goδ𝑒 goδ𝑒, e i s̆𝑒rói atjé.
3 E i u‐kjas𝑒n Farisénj𝑒t𝑒 ts̆𝑒 e kseváli𝑒n, e θos̆𝑒n: N𝑒 mund𝑒 njeríu t𝑒 lé r𝑒nj𝑒 t𝑒 s̆okjen e tîγj𝑒, p𝑒r ts̆𝑒 is̆t is̆t𝑒?
4 E aí u‐p𝑒rgjekj𝑒, e i θa: Ng𝑒 kini sgléδur𝑒, se aí ts̆𝑒 buri njeríun ts̆𝑒 χer𝑒n e par𝑒, e buri mas̆kuχ e fémb𝑒r𝑒?
5 E θa: P𝑒r k𝑒té s̆𝑒rbes𝑒 njeríu kat𝑒 Ié r𝑒nj𝑒 atin, e ê m𝑒n, e kat𝑒 ngjítet𝑒 me grúan e tîγj𝑒, e kat𝑒 jên𝑒 dî vet𝑒 te nj𝑒 mis̆.
6 P𝑒randái ng𝑒 jan𝑒 mê dî, se po nj𝑒 mis̆. Até prâ ts̆𝑒 p𝑒rzíeiti Per𝑒ndía, njeríu le t𝑒 mos e ndânj𝑒.
7 Θon𝑒 atîγj𝑒: P𝑒rts̆é prân Moiséu urδurói t𝑒 jipej libri i t𝑒 ndáj𝑒turit𝑒, e t𝑒 d𝑒rgonej grúaja?
8 Θot atire: Se Moiséu p𝑒r z𝑒mr𝑒n e θât𝑒 tê j𝑒 ju δa θelim𝑒 t𝑒 lé ij𝑒t𝑒 s̆ókjet𝑒 túaj𝑒: po kur𝑒 zû‐fiχ𝑒 jeta ng𝑒 kle as̆tú.
9 E ú θom𝑒 juv𝑒, se aí ts̆𝑒 t𝑒 Ié r𝑒nj𝑒 s̆okjen e tîγj𝑒, n𝑒 ng𝑒 is̆t𝑒 p𝑒r kurv𝑒rî, e martónet𝑒 me njatr𝑒, kurv𝑒rón: e aí ts̆𝑒 merr𝑒 p𝑒r grua até ts̆𝑒 kle l𝑒nn𝑒, kurv𝑒rón.
10 Θon𝑒 atîγj𝑒 dis̆ípuj𝑒t’ e tîγj𝑒: N𝑒 is̆t𝑒 k𝑒s̆tú puna e njeríut𝑒 me t𝑒 s̆okjen, ng𝑒 ê mir𝑒 t𝑒 martúarit.
11 E aí θa atire: Ng𝑒 gjiθ e nd𝑒lgonj𝑒n kt𝑒 t𝑒 fol𝑒, se po atá kúij𝑒 u‐δa.
12 Se jan𝑒 t𝑒 s̆irúam𝑒, ts̆𝑒 as̆tú lên𝑒 ka barku i s𝑒 j𝑒m𝑒s: e jan𝑒 t𝑒 s̆irúam𝑒, ts̆𝑒 klen𝑒 s̆irúar𝑒 ka njérzit𝑒: e jan𝑒 t𝑒 s̆irúam𝑒, ts̆𝑒 u‐s̆irúan atá vet𝑒m paj𝑒 t𝑒 mbretrîs𝑒 t𝑒 kjíeγiavet. Kus̆ mund’ e ndelgonj𝑒 le t’ e ndelgonj𝑒.
13 Aχiérna u‐kjas𝑒n tsa f𝑒mij𝑒, sâ t’ i vûγj𝑒 dúart𝑒 sipr𝑒, e t𝑒 parkalesj𝑒. E dis̆ípuj𝑒t𝑒 i mírrij𝑒n dzarr𝑒.
14 E Dz̆esúi θa atire: Leni f𝑒míj𝑒t𝑒, e mos i mbani t𝑒 vínj𝑒n𝑒 tek’ ú: se e tíria is̆t𝑒 mbretría e kjíeγiavet.
15 E posa ts̆𝑒 i vuri dúart𝑒 sipr𝑒, u‐nis andis̆𝑒.
16 E s̆i nj𝑒 ts̆𝑒 u‐kjas𝑒, e i θa: Mjes̆tr𝑒 i mir𝑒, ts̆𝑒 t𝑒 mir𝑒 ka bunj𝑒 sât𝑒 mund𝑒 kêm𝑒 gjeγ𝑒n e pasosme?
17 E aí i θa: P𝑒rts̆é m𝑒 θua t𝑒 mir𝑒? Nj𝑒 i vet𝑒m is̆t i mir𝑒, Per𝑒ndía. Nai prân do χîs̆ te gjeγa, rúaχj urδurímet𝑒.
18 Θot atîγj𝑒: Ts̆íl𝑒t𝑒? E Dz̆esúi u‐p𝑒rgjekj𝑒: T𝑒 mos vrats̆: T𝑒 mos kurv𝑒rós̆: T𝑒 mos vjeδ𝑒s̆: T𝑒 mos bus̆ mart𝑒rî t𝑒 rrême:
19 Ndêr𝑒 t𝑒t’ at𝑒, e t𝑒t’ é m𝑒, e t𝑒 dúas̆ mir𝑒 gjitonin t𝑒nt𝑒 si vet𝑒χên t𝑒nde.
20 Θot atîγj𝑒 djalis̆ku: Gjiθ𝑒 k𝑒tó s̆𝑒rbise i kam𝑒 rúar𝑒 ts̆𝑒 nd𝑒 t𝑒 rît tim𝑒; ts̆𝑒 m𝑒 lípset𝑒 mê naní?
21 Dz̆esúi θa atîγj𝑒: N𝑒 do jês̆ gjiθ i mir𝑒, jets𝑒, s̆it𝑒 petkun, e jípia t𝑒 vápkj𝑒vet, e kat𝑒 kês̆ kjosm𝑒 nd𝑒 kjíeχ: e vjen𝑒, e vuχe pas meje.
22 E si gjegji djalis̆ku t𝑒 fol𝑒t, u‐nis i χelmúar𝑒: se kis̆ disâ petk𝑒.
23 E Dz̆esúi θa dis̆ípuj𝑒vet tîγj𝑒: P𝑒r v𝑒rtet𝑒 ju θom𝑒, se i kjosmi paχir𝑒 mund𝑒 χînj𝑒 te mbret𝑒ría e kjíeγiavet.
24 E njatr𝑒 χer𝑒 ju θom𝑒: Is̆t𝑒 mê lê t𝑒 s̆konj𝑒 nj𝑒 gamile te nj𝑒 fund𝑒 gjilpé rie, se i b𝑒gati t𝑒 χînj𝑒 te mbret𝑒ría e kjíeγi𝑒s.
25 E si e gjegj𝑒n, dis̆ípuj𝑒t𝑒 θavmáses̆in ndutu, e θ𝑒s̆𝑒n: As̆tú kus̆ mund𝑒 lefteróset𝑒?
26 E Dz̆esúi i v𝑒réiti, e i θa: P𝑒rpara njérz𝑒vet kî ng𝑒 mund𝑒 jêt𝑒: p𝑒rpara Per𝑒ndîs𝑒 gjiθkjis̆𝑒 mund𝑒 jên𝑒.
27 Aχiérna u‐p𝑒rgjekj𝑒 Piétri, e i θa: Ši na lâm𝑒 t𝑒 jes𝑒 gjiθkjis̆𝑒, e jérδ𝑒m𝑒 pas tîj: ts̆𝑒 kat𝑒 kemi na p𝑒randái?
28 E Dz̆esúi θa atire: Me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒, se jû, ts̆𝑒 jérδ𝑒t𝑒 pas meje, nd𝑒 jet’ e rê kur𝑒 t’ újet𝑒 i Biri i njeríut𝑒 mb𝑒 θron𝑒 l𝑒vdíe t𝑒 tîγj𝑒, kat’ újiχj𝑒 eδé jû mbi dimb𝑒δiét𝑒 θrone, tue gjikúar𝑒 t𝑒 dimb𝑒δiét𝑒 pjés𝑒t’ e Israélit𝑒.
29 E nganjé , ts̆𝑒 la s̆pîn, ô vγéz𝑒rit𝑒, ô mótrat𝑒, ô atin, ô ê m𝑒n, ô s̆okjen, ô bíj𝑒t𝑒, ô δérat𝑒 paj𝑒 t’ émrit𝑒 tim𝑒, nj𝑒 kjint𝑒 p𝑒r nj𝑒 kat𝑒 márr𝑒nj𝑒, e kat𝑒 tras̆gonj𝑒 gjeγ𝑒n e pasosme.
30 E s̆um𝑒 t𝑒 par𝑒 ka jên𝑒 t𝑒 sprasm𝑒, e t𝑒 sprasm𝑒 t𝑒 par𝑒.