Më i madhi në mbretërinë e qiejve
(Mk 9.33-37Lk 9.46-48)1 Atëherë dishepujt erdhën te Jezui dhe e pyetën: «Kush është më i madhi në mbretërinë e qiejve?». 2 Jezui thirri një fëmijë, e vuri mes tyre 3 e tha: «Me të vërtetë po ju them se, nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijë, nuk do të hyni në mbretërinë e qiejve. 4 Kush përulet si ky fëmijë, ai është më i madhi në mbretërinë e qiejve. 5 Kush pranon në emrin tim një fëmijë si ky, më pranon mua».
Shkaktar për mëkat
(Mk 9.42-48Lk 17.1-2)6 «Nëse dikush i bëhet pengesë njërit prej këtyre të vegjëlve që besojnë në mua, për atë do të ishte më mirë të lidhte në qafë një mokër e të mbytej thellë në det. 7 Mjerë bota për gjërat që bëhen pengesë! Pengesat duhet të vijnë, por mjerë ai njeri që i shkakton ato! 8 Nëse dora apo këmba jote të bëhet pengesë, prije e hidhe tej. Është më mirë të hysh i gjymtuar ose i çalë në jetën e vërtetë, sesa t'i kesh të dyja duart dhe këmbët e të të hedhin në zjarrin e amshuar. 9 Dhe nëse syri yt të bëhet pengesë, nxirre e hidhe tej. Është më mirë të hysh me një sy në jetën e vërtetë, sesa t'i kesh të dy sytë e të të hedhin në Gehenën e zjarrit».
Delja e humbur
(Lk 15.3-7)10-11 «Kini kujdes se mos përçmoni ndonjërin prej këtyre të vegjëlve, sepse po ju them se engjëjt e tyre në qiej shikojnë gjithnjë fytyrën e Atit tim që është në qiej . 12 Si mendoni? Nëse një njeri ka njëqind dele e njëra prej tyre humb rrugën, a nuk do t'i lërë ai të nëntëdhjetenëntat në male për të kërkuar atë që humbi rrugën? 13 E nëse e gjen, me të vërtetë po ju them se ai gëzohet më shumë për të, sesa për të nëntëdhjetenëntat që nuk e kishin humbur rrugën. 14 Po kështu edhe vullneti i Atit tuaj në qiej nuk është që të humbasë ndonjë prej këtyre të vegjëlve».
Dy a tre në emrin tim
(Lk 17.3)15 «Nëse vëllai yt mëkaton kundër teje, shko e qortoje vetëm për vetëm. Po të dëgjoi, e ke fituar vëllanë tënd. 16 Por, nëse nuk të dëgjon, merr edhe një ose dy të tjerë me vete, që çdo fjalë të mund të mbështetet me dëshminë e dy ose tre dëshmitarëve. 17 Nëse nuk pranon t'i dëgjojë, tregoja kishës dhe, po nuk pranoi të dëgjojë as kishën, le të jetë për ty si një prej kombeve apo si një tagrambledhës». 18 «Me të vërtetë po ju them: çfarëdo që të lidhni në tokë, do të jetë e lidhur në qiell dhe çfarëdo të zgjidhni në tokë, do të jetë e zgjidhur në qiell. 19 Përsëri po ju them se nëse dy prej jush bien në një mendje për diçka që duan të kërkojnë, Ati im në qiell do t'ua japë. 20 Sepse atje ku janë të mbledhur dy a tre veta në emrin tim, unë jam aty, mes tyre».
Shërbëtori që s'fal
21 Atëherë Pjetri erdhi te Jezui e i tha: «Zot, sa herë duhet ta fal vëllanë që mëkaton kundër meje? Deri në shtatë herë?». 22 Jezui i tha: «Jo deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë herë shtatë. 23 Prandaj mbretëria e qiejve i ngjan mbretit që deshi të bënte llogaritë me shërbëtorët e vet. 24 Kur filloi, i sollën njërin që i detyrohej dhjetë mijë talenta 25 dhe meqenëse ky nuk kishte të paguante, i zoti urdhëroi që të shitej së bashku me gruan, fëmijët e gjithçka kishte, që të shlyhej detyrimi. 26 Atëherë shërbëtori i ra në gjunjë duke iu përgjëruar: “Ki durim me mua se do të paguaj gjithçka!”. 27 I zoti i këtij shërbëtori, i shtyrë nga dhembshuria e liroi dhe ia fali detyrimin. 28 Por, po ai shërbëtor, kur doli jashtë, takoi njërin prej shërbëtorëve të tjerë si ai, i cili i detyrohej njëqind denarë. E kapi për gryke e i tha: “Më kthe çka më detyrohesh!”. 29 Atëherë ky shërbëtor i ra në gjunjë duke iu përgjëruar: “Ki durim me mua se do të ta kthej detyrimin!”. 30 Ai nuk pranoi, por shkoi dhe e futi në burg derisa t'i paguante detyrimin. 31 Kur e panë çfarë ndodhi, shërbëtorët e tjerë u pikëlluan shumë dhe shkuan e i treguan të zotit gjithçka kishte ndodhur. 32 Atëherë i zoti e thirri shërbëtorin e i tha: “Shërbëtor i mbrapshtë! Unë ta fala tërë detyrimin, se ti m'u përgjërove. 33 A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shërbëtorin tjetër, siç pata unë mëshirë për ty?”. 34 I zoti ua dorëzoi me zemërim rojave të burgut, derisa të shlyente tërë detyrimin e tij. 35 Kështu do të veprojë me ju edhe Ati im qiellor nëse nuk i falni vëllezërit tuaj me gjithë zemër».
Krie XVIII.
1 M’ at𝑒 χer𝑒 u‐kjas𝑒n dis̆ípuj𝑒t𝑒 te Dz̆esúi, tue θ𝑒n𝑒: Kus̆ ê prân mê i maθ𝑒 te mbretría e kjíeγiavet?
2 E Dz̆esúi, θirr𝑒 nj𝑒 f𝑒mij𝑒, e vuri n𝑒mest’ atire,
3 E θa: Me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒, n𝑒 mos u‐pjérrs̆it𝑒, e u‐bé fs̆it𝑒 si f𝑒mija, ng𝑒 m𝑒nd𝑒 χini te mbretría e kjíeγiavet.
4 P𝑒randái kus̆ t𝑒 vog𝑒lonj𝑒 vet𝑒χên si kî f𝑒mij𝑒, aí is̆t𝑒 mê i maδi te mbretría e kjíeγiavet.
5 E aí ts̆𝑒 t𝑒 mbê nj𝑒 f𝑒mij𝑒 k𝑒sis̆𝑒 paj𝑒 t𝑒 émbrit𝑒 tim𝑒, m𝑒 mbân mua.
6 E kus̆ t𝑒 kêt𝑒 sk𝑒ndaγiártur𝑒 nj𝑒 ka kta t𝑒 végjij𝑒, ts̆𝑒 kan𝑒 bess𝑒 mua, i v𝑒jén mê mir𝑒 atîγj𝑒 t𝑒 vjér𝑒nj𝑒 nj𝑒 rrot𝑒 γaiδur𝑒s̆ te kjafa, e t𝑒 mbítet𝑒 te t𝑒 χumbtit e déitit𝑒.
7 Χelme mbi jet𝑒n p𝑒r ské ndaj𝑒t𝑒. Posa ô do, ô ng𝑒 do ské ndaj𝑒t𝑒 kat𝑒 vínj𝑒n𝑒: mb𝑒gjiθ𝑒 χelme atîγj𝑒 njeríu, kaa vjen ské ndaγi.
8 E n𝑒 dora jote, ô k𝑒mba jote t𝑒 sk𝑒ndaγiâr𝑒, prite, e s̆tiê γarγu tîj: se is̆t𝑒 mê mir𝑒 p𝑒r tîj t𝑒 χîs̆ te gjeγa i s̆tr𝑒mb𝑒r, ô i s̆klepur, se me dî dúar𝑒, ô me dî k𝑒mb𝑒 t𝑒 s̆tíχes̆𝑒 t𝑒 zjarri i pasosm𝑒.
9 E n𝑒 siu jit𝑒 t𝑒 sk𝑒ndaγiâr𝑒, g𝑒rrije, e s̆tiê γarγu tîj: is̆t𝑒 mê mir𝑒 p𝑒r tîj t𝑒 χîs̆ me nj𝑒 sî te gjeγa, se t𝑒 kês̆ dî sî, e t𝑒 jês̆𝑒 s̆tûr𝑒 te Dz̆eénna e zjárrit𝑒.
10 Rúani t𝑒 mos χjiδís𝑒ni ts̆𝑒‐njerin ka kta t𝑒 végjij𝑒: p𝑒rts̆é ju θom𝑒, se é ngj𝑒j𝑒t’ e tire te kjíeγia gjiθmon𝑒 s̆óχ𝑒j𝑒n fidz̆𝑒n e Tát𝑒s𝑒 tim𝑒, ts̆𝑒 is̆t𝑒 te kjíeγia.
11 Se i Biri i njeríut𝑒 jerδi t𝑒 lefterosj𝑒 t𝑒 sbjerrin.
12 Si e γojás𝑒ni jû? n𝑒 ndonjerî pats̆it nj𝑒 kjint𝑒 dele, e ts̆𝑒 njera t’ i vê sbjerr𝑒 tue rráχur𝑒 δérat𝑒: ng𝑒 lê t𝑒 n𝑒nd𝑒δietené ndat𝑒 mbi mál𝑒t𝑒, e t𝑒 váturit k𝑒rkón até , ts̆𝑒 vete tue rráχur𝑒?
13 E n𝑒 stréks𝑒s̆it t’ e gjênj𝑒: me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒 se g𝑒zónet𝑒 mbi até mê s̆um𝑒 se mbi t𝑒 n𝑒nd𝑒δietené ndat𝑒, ts̆𝑒 ng𝑒 ven𝑒 tue rráχur𝑒 δérat𝑒.
14 K𝑒s̆tú ng’ ê vulema p𝑒rpara Tát𝑒se túaj𝑒, ts̆𝑒 is̆t𝑒 te kjíeγiat𝑒, t𝑒 sbíret𝑒 nj𝑒 ka k𝑒tá t𝑒 végjij𝑒.
15 E n𝑒 it𝑒 vγâ u‐lipst𝑒 me tîj, jets𝑒, e kj𝑒rtê nd𝑒r tî, e até vet𝑒m: e n𝑒 t𝑒 gjekjt𝑒, kê múndur𝑒 t𝑒t𝑒 vγâ.
16 E n𝑒 mos t𝑒 gjekjt𝑒, mirr𝑒 me tîj eδé nj𝑒, ô dî vet𝑒, sât𝑒 kj𝑒ndronj𝑒 gjiθ𝑒 t𝑒 fol𝑒t mb𝑒 goj𝑒n dîve, ô trî mart𝑒rî.
17 E n𝑒 mos marrt𝑒 ves̆ atá, θúaja klís̆𝑒s𝑒. E n𝑒 eδé klis̆𝑒n mos e gjekjt𝑒, kloft𝑒 p𝑒r tîj si dz̆intiγi, e si gabiloti.
18 Me t𝑒 ftet𝑒 ju θom𝑒, sâ do líδ𝑒ni mbi δéun, kat𝑒 jên𝑒 líδur𝑒 nd𝑒 kjíeχ: e sâ do sglíδ𝑒ni mbi δéun, kat𝑒 jên𝑒 sglíδur𝑒 nd𝑒 kjíeχ.
19 Pameta ju θom𝑒, se n𝑒 dî vet𝑒 ka‐k𝑒 jû e ndíej𝑒n𝑒 gjiθnjé te ndô s̆𝑒rbes𝑒, até ts̆𝑒 kat𝑒 lípj𝑒n𝑒, kat’ i búnet𝑒 atire ka Tata jim𝑒, ts̆𝑒 is̆t𝑒 te kjíeγia.
20 Prandái ku jan𝑒 dî, o tre vet𝑒 mbjéδur𝑒 mbi embrin tim𝑒, ú jam atjé n𝑒mest’ atíreve.
21 Aχiérra kjássurit Piétri, i θa: Zot, sâ χer𝑒 kat𝑒 lípset𝑒 me mua im𝑒 vγâ, e kat’ e nd𝑒jéinj𝑒? p𝑒r s̆𝑒tat𝑒 χer𝑒?
22 Θot atîγj𝑒 Dz̆esúi: Ng𝑒 t𝑒 θom𝑒 s̆tat𝑒 χ𝑒r𝑒: se eδé njera s̆tat𝑒 δiét’ e s̆tat𝑒 χer𝑒.
23 P𝑒r kt𝑒 s̆𝑒rbés u‐glâ mbretría e kjíeγi𝑒s njeríut𝑒 mbreti, ts̆𝑒 des̆i t𝑒 b𝑒γj𝑒 kúndet𝑒 me s̆𝑒rb𝑒tór𝑒t’ e tîγj𝑒.
24 E si zû t’ i b𝑒γj𝑒, i jerθ𝑒 p𝑒rpara nj𝑒, ts̆𝑒 aí i kis̆ d𝑒tir𝑒 δiét𝑒 mij𝑒 talente.
25 E si aí njerî ng𝑒 kis̆ t’ ia jipj𝑒, i zoti i tîγj𝑒 urδurói t𝑒 s̆itej aí, e s̆ókjia e tîγj𝑒, eδé t𝑒 bíj𝑒t𝑒, e gjiθ até ts̆𝑒 kis̆, e t𝑒 paguχej d𝑒tira.
26 T𝑒 rârit prân aí s̆𝑒rb𝑒túar, e parkalesj𝑒 tue θ𝑒n𝑒: Kîχj durim𝑒 mbi mua, se kat𝑒 t𝑒 jap𝑒 gjiθkjis̆𝑒.
27 E i zoti, si i u‐duk𝑒 kekj𝑒 p𝑒r até s̆𝑒rb𝑒túar, e la t𝑒 jes𝑒, e i nd𝑒jéu d𝑒tir𝑒n.
28 E t𝑒 dal𝑒t aí s̆𝑒rb𝑒tôr gjeti nj𝑒 s̆ok𝑒 s̆𝑒rb𝑒tírie t𝑒 tîγj𝑒, ts̆𝑒 i kis̆ d𝑒tir𝑒 nj𝑒 kjint𝑒 dinar𝑒: e t𝑒 rr𝑒mbíerit ts’ e rr𝑒mbéu até , is̆ e e mbiγj𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Ê m𝑒 até ts̆𝑒 m𝑒 kê d𝑒túar𝑒.
29 E t𝑒 rârit s̆oku i tîγj𝑒 s̆𝑒rb𝑒tírie, e parkalesj𝑒, tue θ𝑒n𝑒: Kîχj durim𝑒 mbi mua, se kat𝑒 t𝑒 jap𝑒 gjiθkjis̆𝑒.
30 E aí ng𝑒 des̆i: se po t𝑒 váturit e s̆tû nd𝑒 fulakjî, njera t𝑒 pagúaγj𝑒 d𝑒tir𝑒n.
31 E si pân s̆ók𝑒t’ e tîγj𝑒 ktô t𝑒 b𝑒ma, u‐χelmúan𝑒 ndutu: e van𝑒, e i rr𝑒fíej𝑒tin zótit𝑒 tire gjiθ𝑒 sâ streks𝑒n.
32 Aχiérra θirrur até zoti i tîγj𝑒, i θot𝑒: Š𝑒rb𝑒tôr i lik𝑒, gjiθ até d𝑒tir𝑒 t’ e nd𝑒jeva se m𝑒 parkalese:
33 Andái ng𝑒 kis̆ t𝑒 dukej kekj𝑒 eδé tîj p𝑒r s̆okun t𝑒nt𝑒, si eδé ti m’ u‐duke kekj𝑒 mua?
34 E si u‐ngroχ i zoti i tîγj𝑒 ia δa vasanistorvet, njera ts̆𝑒 t𝑒 pagúaγj𝑒 gjiθ𝑒 d𝑒tir𝑒n.
35 K𝑒s̆tú eδé Tata im𝑒 i kjíeγi𝑒s kat𝑒 ju b𝑒nj𝑒 juve, n𝑒 mos nd𝑒jéfs̆it𝑒 nganjé vγáut𝑒 tîγj𝑒 te z𝑒mra júaj𝑒 ftésat’ e tire.